Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
6/25/2008 3:35:01 PM
Nė magjinė e Ksamilit asnjė nuk do zhgėnjehet
INTERVISTA/ Vesel Koēia: Vetėm Plani i Pėrgjithshėm Rregullues dhe zbatimi i ligjti i thotė STOP ndėrtimeve pa leje. Sipas njė bisede me kryetarin e Komunės sė Ksamilit.
Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com
25 Qershor 2008 - Jeni kryetar komune i njė zone tė rėndėsishme turistike siē ėshtė Ksamili qė keni fituar besimin e zgjedhėsve pėr tė dytin mandat radhazi?! Si e keni justifikuar kete besim?
Besimi qė mė kanė dhėnė bashkėqytetarėt e mi, qė mė rizgjodhėn pėr herė tė dytė Kryetar i komunės Ksamil ja dedikoj pėrkushtimit tim pėr ti shėrbyer qytetit dhe qytetarėvė, mirėkuptimit qytetar tė ksamiljotėve. Nė bashkėpunim me njėri-tjetrin jemi prezent nė ndryshimet e prekshme, jetike, tė domosdoshme dhe tė pandalshme edhe pse tė vėshtira.
Sa ka ndikuar mosha e re si intelektual me vizion dhe profesioni si inxhinier ndėrtimi nė besimin qė ju ėshtė dhėnė dhe nė arritjet e shėnuara?
Mosha dhe profesioni, natyrisht qė kanė ndikuar nė mėnyrė pozitive. Kam mbaruar studimet nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit Tiranė, kam njė pėrvojė si projektues nė subjektet private nė Tiranė dhe pėr disa vite rresht kam punuar si pėrgjegjės i Zyrės sė Urbanistikės nė Ksamil. Nė vitet 2001-2003 kam drejtuar studio private projektimi. Kjo pėrvojė mė dha sigurinė dhe vizionin e nevojshėm pėr njė zonė turistike, pėr tė cilėn nevojė e dorės sė parė ėshtė hartimi i planit tė pėrgjithshėm rregullues. Me ekipin e specialistėve tė komunės kam synuar drejt njė zhvillimi tė ekuilibruar dhe njė turizmi tė padėmshėm. Kėshtu do tė pėrmendja paraprirjen me projekte konkrete pėr probleme tė mėdha tė infrastrukturės. Pėrpara planifikimit urban dhe ndėrtimeve po synohet tė bėhen studime pėr ndikimin qė ato do tė kenė nė mjedisin vendas. Tė gjitha kėto bėnė qė Ksamili sot tė mos vuajė problemin e ujit tė pijshėm, tė ketė qendrėn dhe akset kryesore rrugore tė ndriēuara, njė pjesė tė mirė tė segmenteve rrugore tė asfaltuara, dhe shtimin e sipėrfaqeve tė gjelbėruara.
Jo rrallė kemi dėgjuar qė Ksamili tė pėrmendet pėr ndėrtimet pa leje?!
Ėshtė e vėrtetė qė informaliteti nė fushėn e ndėrtimeve ėshtė problem kryesor. Por, unė mendoj se problemi nuk zgjidhet thjesht duke i evidentuar ndėrtimet pa leje. Problemi ėshtė kompleks. Ndryshimet demokratike tė pas 90-ės, mungesa e legjislacionit tė plotė dhe kompetencave tė pushtetit vendor nė fushėn e planifikimit urban, moshartimi i planeve urbanistike nė kohė, moszgjidhja e problemit tė pronėsisė, etj., janė probleme madhore, moszgjidhja e tė cilave ka ēuar nė njė situatė tė pakontrolluar. Sigurisht qė ne kemi bėrė dhe vazhdojmė tė bėjmė pėrpjekje maksimale pėr tė ruajtur vlerat e kėsaj zone turistike. Pėr kėtė, kemi hartuar planin e pėrgjithshėm rregullues tė Ksamilit, I cili ėshtė miratuar me vendim nr.4 datė 18.12.2004 tė KRRTRSH-sė. Ėshtė ndėr njėsitė e rralla vendore qė ka njė plan rregullues tė miratuar. Nė bregdetin e Ksamilit (100 m larg nga vija e ujit) nuk ka asnje ndėrtim pa leje, me konstruksione betoni apo murature. Ndėrtimet nuk i kalojnė lartėsinė mbi 3 kate, dhe kemi njė skemė rrugore plotėsisht tė zbatueshme, tė pa zėna me ndėrtim, janė ruajtur hapėsirat e nevojshme pėr territore tė gjelbėrta, territore sportive, objekte social-kulturore, administrative, etj. Hapja e kėtyre hapėsirave publike ėshtė bėrė duke goditur njė numėr objektesh nė ndėrtim e sipėr, me vendim tė KRRT-sė sė Komunės, nė bashkėpunim me Policinė Ndėrtimore dhe Policinė e Rendit. Aktualisht, janė bllokuar mjetet e gėrmimit dhe makineritė e transportit tė inerteve, pėr tė bėrė tė mundur ruajtjen e hapėsirave tė mbrojtura dhe mosdėmtimin e vijės bregdetare.
Diēka rreth sezonit turistik 2008 nė komunėn tuaj?!
Sivjet Ksamili, mrekullia e bregdetit shqiptar i pret dhe akomodon pushuesit e vet nė kushte shumė mė tė pėrmirėsuara, pėr sa i pėrket infrastrukturės, si ndriēimi, gjelbėrimi, zgjerimi i plazheve publike, pastėrtia nė ambiente publike dhe plazhe, ujė tė bollshėm, ambiente shėrbimi pėr gjatė gjithė vijės bregdetare duke pėrfshirė kėtu disko, pub-e, dhe nė shėrbim tė pushuesve ėshtė Qendra e Artit DEA mė e mira qendėr kulturore nė tė gjithė bregdetin e Shqipėrisė, si pėr profesionalizmin me tė cilin ajo drejtohet nga bashkėshortėt Limoz dhe Adriana Dizdari, ashtu dhe pėr ambientet me tė gjitha komoditetet bashkėkohore qė ofron kjo qendėr. Mbi tė gjitha pushuesit nė Ksamil do tė gjejnė qetėsinė dhe mikpritjen e ksamiljotėve.
Turizmi familjar fton Si nė shtėpinė tuaj
Mė tepėr se kudo nė Ksamil ėshtė i zhvilluar turizmi familjar. Vėrejmė se tendenca e pushuesve nuk ėshtė pėr hotele me shumė yje, por ata frekuentojnė turizmin familjar, shtėpitė me kopshte tė gjelbėruara, me pastėrtinė, pėrkujdesjen dhe mikpritjen tradicionale. Pėr te nxitur mjediset e gjelbra, kemi bėrė traditė ēdo vit nė ēeljen e sezonit turistik zhvillojmė konkursin Shtėpia me kopshtin mė tė bukur.
Brenda territorit tė komunės suaj ndodhet dhe Butrinti magjik....
Komuna Ksamil ka njė pozicion gjeografik mjaft favorizues i shtrirė midis Qytetit Antik tė Butrintit dhe qytetit tė bukur tė Sarandės. Nė fakt Parku Kombėtar i Butrintit ndodhet brenda territorit tė komunės Ksamil. Sfida qėndron nė kombinimin e zhvillimit me ruajtjen tė paprekur pėr brezat e ardhshėm tė bukurisė dhe shpirtit tė Butrintit, tė kėtij vendi qė rrallė gjendet gjetkė nė Mesdhe. Kam synuar ti bėj tė njohur komunitetit vlerėn e madhe tė parkut kombėtar tė Butrintit si burim identitetit kulturor dhe krenarie kombėtare, i njė bukurie tė rrallė natyrore, njė qendėr e njė rėndėsie tė veēantė historike dhe arkeologjike. Nė kėtė mėnyrė qytetarėt po ndėrgjegjėsohen, ēdo ditė e mė tepėr, pėr fatin qė janė banorė tė kėsaj zone turistike, e cila u jep mundėsi punėsimi dhe tė ardhurash. Gjithashtu bashkėpunimi me drejtuesit e Parkut ka qenė dobiprurės.
Diēka pėr planet e sė ardhmes?!
Me iniciativėn e komunės dhe mbėshtjetjen e biznesit ka pėrfunduar hapja e trasesė sė shėtitores pėrgjatė bregdetit, nė njė gjatėsi 2.7 km. Po bėjmė tė gjitha pėrpjekjet dhe besojmė shumė tek Kryeministri i vendit se kėsaj nisme qeveria do ti pėrgjigjet me financimin e plote tė projektit tė shėtitores, e cila ėshtė prioritet dhe domosdoshmėri pėr Ksamilin, pushuesit dhe mbrojtjen e gjithė vijės bregdetare nga abuzimet e mundshme.
Krahas shėtitores sė sipėrpėrmendur, nė vazhdim ėshtė ujėsjellėsi i Ksamilit, rrjeti i brendshėm, i cili do tė sigurojė ujin e pijshėm 24 orė. Ndriēimi i rrjetit rrugor tė brendhsėm ėshtė tjetėr prioritet i yni, ashtu siē ėshtė prioritet rikonstruksioni i rrugėve kryesore, shtimi i sipėrfaqeve tė gjelbra dhe si project madhor do tė jetė rrjeti i kanalizimit dhe pėrpunimit tė ujrave tė zeza, zbatimi i kėij projekti sigurisht kėrkon financime tė konsiderueshme.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 73 here