Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 305 here

On line 65 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 884 here

On line 209 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 777 here

On line 209 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 666 here

On line 210 dite

video »

6/23/2008 10:47:35 AM

Tahir Muhedini: 'Pėr Ēamėrinė martire nuk duhet tė heshtet'

Intervista /Tahir Muhedini: I propozova z. Dule qė tė fuste nė programin e partisė sė vet, ēėshtjen ēame, pėr tė sensibilizuar opinionin.


Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com


23 Qershor 2008 - Njė emėr i ri nė politikėn shqiptare. Njė emėr qė ka marrė pėrsipėr tė sensibilizojė politikėn shqiptare, por edhe atė europiane pėr problemin ēam. Energjik, serioz Tahiri ėshtė krenar pėr prejardhjen ēame, po aq sa trishtohet pėr lėnien nė heshtje tė kėtij problemi kaq madhor tė historisė shqiptare. I lindur nė Tiranė, ai se kėmben kryeqytetin me asnjė vend tjetėr, por pa mohuar se ēdo ditė tjetėr do ta kalonte nė Ēamėri, qoftė dhe nė njė shtėpi tė thjeshtė.

Historia e familjes time ēame

Unė quhem Tahir Muhedini i biri i Abdullah Moidinit. Origjina ime ėshtė nga Paramithija krahina e Ēamėrisė. Vetė kam lindur dhe jam rritur nė lagjen Nr. 1 “Ali Demit”. Rrjedh nga njė familje intelektualėsh. Me ato qė ndodhėn nė vitet ‘44 nė masakrat e krahinės sė Ēamėrisė nga familja ime zervistėt mė kanė therur gjyshin, dy xhaxhallarė dhe hallėn time. Ka shpėtuar babai im dhe njė xhaxha tjetėr Tasim Muhedini, i cili ka punuar qė nė fillimet e krijimit tė shtetit shqiptar nė Ministrinė e Bujqėsisė dhe tani ka dalė nė pension. Unė kam lindur dhe jam rritur nė lagjen shumė tė dashur “Ali Demi” mes familjeve tiranase.

Kemi qenė 10 familje ēame nė fillimet e ardhjes ku kemi jetuar nė baranga nė lagjen “Ali Demi”. Kėto ishin njė dhomė dhe njė banjė pėr gjashtė familje, me kushte shumė tė vėshtira. U jam shumė mirėnjohės prindėrve tė mi pėr saktrificat qė kanė bėrė.

Familja ime ka qenė jo fort mirė nga ana ekonomike, por mund tė them se kemi qenė njė nga familjet mė tė kamura tė krahinės sė Ēamėrisė. Babai im ka gjetur forca qė, duke ikur me dhunė nga qyteti i Pramithisė, tė vijė nė Tiranė dhe tė jetojė mes sakrificash. Ne u bėmė njė familje e madhe me 7 fėmijė.

Unė jam fėmija e dytė nga tė shtatėt. Unė fola vetėm pėr babain tim, por po tė flas edhe pėr nėnėn time, mund tė them se gjyshin tim, babain e nėnės ma kanė therur, xhaxhallarėt e nėnės mi kanė therur dhe nėna ime ka ardhur e vogėl kėtu, vetėm me nėnėn e vet, ku kanė qenė tri vajza dhe njė djalė dhe familja e saj u vendos nė lagjen “Ali Demi”.

Ikja pa kthim ?!

Eshtė fatkeqėsi e madhe ngjarja e largimit tė familjes tonė nga Ēamėria. E ikjes pa kthim. E ikjes mes lotėve dhe dhimbjes sė madhe. Vij nga njė familje qė mi ka vrarė greku nė mėnyrėn mė tė pabesė, nė mėnyrėn mė tė pafajėshme. Mė janė vrarė shumė tė afėrm. Qė nuk i kam njohur. Duhet t’ju bėj edhe njė sqarim se nė luftė ka edhe tė fituar, por ka edhe tė humbur.

Por kėtu nuk kemi tė bėjmė me njė luftė, por kemi tė bėjmė me njerėz tė ndershėm, qė ishin nė shtėpitė e tyre nė punėt e tyre dhe nė mėnyrėn mė tė pabesė shkuan dhe i masakruan nė mėnyrėn mė tė tmerrshme qė edhe unė nuk mund t’jua shpjegoj dot. Unė dua tė them me kėtė se prindėrit e mi ose prindėrit tanė nuk kanė bėrė asnjė propogandė karshi fėmijėve tė tyre qė tė na thoshin mos tė rrimė me minoritarė, me ortodoks, por gjithmonė kanė ofruar bashkėjetesė.

Unė kam shokė ortodoksė, miq ortodoksė dhe miq katolikė dhe gjithmonė prindėrit na kanė edukuar qė tė shkojmė nė mėnyrė harmonike me tė gjithė. Kėshtu qė marrja pjesė nė politikė dhe zgjidhja e ēėshtjes janė njė obligim ndaj njerėzve tė mi qė u masakruan, por duke punuar pa tensione, eksese, mllefe, armiqėsi, por vetėm me rrugė demokratike. Neve do tė luftojmė me tė gjithė mjetet tona demokratike, duke bashkėpunuar me institucionet e Parlamentit Europian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Kush ka qenė shtysa qė ju krijuat PDI-nė?

Nė Shqipėri ekziston njė parti qė quhet Partia e tė Drejtave tė Njeriut. Unė mora njė takim dhe i propozova z. Dule (kryetarit tė kėsaj Partie) qė kėtė popullsi shqiptare tė krahinės sė Ēamėrisė, me tė drejta tė mohura ta fuste nė programin e partisė sė vet, pėr tė sensibilizuar opinionin mbi kėtė ēėshtje. Por, gjeta vetėm heshtje. Indiferentizėm. Nuk e kuptova nė fillim. Por pasi pashė mėnyrėn e drejtimit tė partisė nga z. Dulė kuptova fare mirė se kjo parti ishte thjeshtė pėr t’i shėrbyer minoritetit grek nė Shqipėri. Unė personalisht jam i bindur, qė nuk i shėrben as minoritetit grek shqiptar, por i shėrben qarqeve tė caktuara anti-shqiptare. Dhe kėtė antishqiptarizėm e kanė shprehur edhe nė parlamentin shqiptar kur u ēua njė rezolutė pėr ēėshtjen ēame. Dule ishte i pari qė u ngrit si deputet i Parlamentit shqiptar dhe filloi tė spekullojė duke thėnė qė ne kemi shumė shqiptarė nė Greqi dhe nuk mund ta marrim pėr diskutim rezolutėn. Dhe pėr ironi tė fatit pati pėrkrahje edhe nga disa deputetė tė tjerė. Mosmarrja nė konsideratė e kėsaj rezolute, bėri qė ne tė krijuam njė forcė tė re, njė parti, ku ndėrmjet tė tjerash nė programit tonė kemi edhe njė pikė siē ėshtė zgjidhja e ēėshtjes ēame. Ne faktikisht po merremi me zgjidhjen e ēėshtjes Ēame, gjithmonė me mjete demokratike, gjithmonė me mjete paqėsore dhe qėllimi i partisė sonė ėshtė qė tė jetė nė marrėdhėnie tė mira me shtetin grek, por realisht nuk janė marrėdhėnie tė tilla ……Deri kur shteti grek nuk njeh tė drejtat pėr pronat e ēamėve, duke i akuzuar ēamėt si bashkėpunėtorė tė fashizmit, tregon qartė shtrembėrimin e historisė pėr qėllime tė errėta. (Gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė). Mund t’ju them me siguri se, disa historianė grekė qė kanė mbajtur kumtesa nė qendėr tė Athinės (nė njė Simpozium para disa kohėsh), janė shprehur haptazi qė, nė popullsinė ēame ėshtė ushtruar njė genocid, se popullsia ēame nuk ka qenė bashkėpunėtore e fashizmit por ka qenė minoriteti grek nė Shqipėri bashkėpunėtorė e fashizmit. Unė nuk merrem me kėtė problem, por me problemin ēam qė ėshtė lėnė nė heshtje, qė duhet zgjidhur. Ne ēėshtjen ēame e kemi bėrė prezent edhe nė Parlamentin Europian, ku ėshtė pėr tė ardhur keq qė, deputetėt e Parlamentit Europian, nuk ishin nė dijeni dhe shprehėn habi se si nė Shqipėri ka njė ēėshtje ēame kaq madhore, me njė genocit tė paparė ndaj kėsaj popullsie muslimane shqiptare dhe nuk ėshtė diskutuar asnjėherė nė seancė plenare. Nė seancat plenare tė Parlamentit Europian diskutohet vetėm ēėshtja e minoritetit grek.Mendoj se politika shqiptare dhe shteti shqiptar, duhet ta marri seriozisht kėtė ēėshtje. Ne kemi menduar qė ndėrmjet shtetit shqiptar dhe atijė grek do tė ndikojė pozitivisht edhe Bashkimi Europian dhe shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Po nuk qe pjesė nė diskutime SHBA, them se nuk mund tė marrė zgjidhje kjo ēėshtje kaq madhore.

Dhe kur keni shkuar nė Ēamėri…?

(Mė ndėrpret)…Unė pėr herė tė parė kam shkelur mė 10 korrik 2007, nė Ēamėri dhe me thėnė tė drejtėn e kam pasur si dėshirė dhe si ėndėrr pėr tė shkuar qysh fėmijė. Meqė mu dha rasti shkova, dhe mund t’ju them qė ishte njė vend i mrekullueshėm, njė vend me bukuri tė rralla. Duke pyetur gjeta shtėpinė e prindėrve tė mi. Kur unė shkova nė atė shtėpi, ishte si ma kishte pėrshkruar babai. Hyra nė oborr, filmova gjithė shtėpinė. Shtėpia ime ka qenė njė nga shtėpitė mė tė mėdha nė Camėri pasi ka pasur 32 dhoma. Kjo shtėpi nė kohėn e genocitit grek u bė si burg i grave dhe i fėmijėve pėr popullsinė muslimane ēame. Shtėpia ishte me tre kate. Njė gjysmė kati ishte nėn tokė dhe dy kate e gjysmė ishin mbi tokė. Gjysma e shtėpisė ishte riparuar se kjo dukej nga tjegullat dhe nga fasada e jashtme e murit, kurse gjysma tjetėr ishte siē kishte qenė. Unė shtėpinė e njoha menjėherė nga dera, sepse ka pasur njė derė karakteristike ku ende kam njė fotografi tė viteve ‘40 nė shtėpinė time, dhe sa ma tregoi njė qytetar grek se kjo ėshtė shtėpia e unė sa pashė derėn e njoha, edhe pse derėn e kishin riparuar. Brenda nuk hyra, por nga jashtė u dukte njė shtėpi e bukur.

A ishte e banueshme shtėpia juaj nė Ēamėri?

Atje banonin tetė familje. Ishte njė familje prifti. Ishte me familjen, djali i njė deputeti tė krahinės sė Ēamėrisė dhe disa tė tjerė. Por nuk i mora vesh ekzakt se ēfarė familjesh ishin, por mė thanė se kėtu jetojnė tetė familje.

A pate probleme me policinė?

Mbasi pashė tė gjithė pjesėn e Ēamėrisė dhe kur shkova nė Pogoricė mė kapi policia, mė kėrkoi pasaportėn. Ju dhashė pasaportėn time dhe tė bashkėshortes sime, duke qenė edhe pasaportė shėrbimi. Polici nuk mori nė konsideratė asgjė dhe mė tha se hajde mbas meje. Mė ēuan nė polici. Aty pashė njė sjellje jo korrekte, unė isha me njė mjet tė rregullt dhe vetė isha me njė veshje serioze dhe sa e morėn vesh se unė isha me kombėsi shqiptare ato nuk kishin atė respektin e duhur. Unė kur shkova nė polici i thashė se ju jeni polici banditėsh dhe jo polici europiane. Nė atė moment shefi i policisė mė kėrkoi falje dhe tha se do tė marrė masa karshi policėve. Unė kam shkuar edhe disa herė tė tjera dhe nuk kam pasur asnjė problem mė.

E kanė marrė vesh qė ti ishe kryetari i PDI-sė?

Ata mė pyetėn se ēfarė funksioni keni dhe unė i thashė se kam mbaruar pėr drejtėsi, por nuk u thashė qė jam kryetar partie. Mendoja se do ta merrnin pėr provokim. Unė nuk e kuptova pėrse ata ndėrruan mendim dhe mė thanė qė, kur tė vish herė tjetėr, tė na lajmėroni qė t’ju presim. Ndoshta e morėn vesh qė unė isha njė kryuetar partie apo nga mbiemri nė pasaportė. Unė i thashė qė jam njė qytetar si tė gjithė tė tjerėt dhe vij pėr tė parė nė origjinėn e familjes sime.

Ēfarė emocioni keni pasur kur keni parė shtėpinė tuaj nė ato momente?

Tė tregohem i sinqertė nuk i pėrshkruaj dot se sa emocione kam pasur. Por njeriu gjeka forca qė t’i pėrballojė kėto emocione. Kėto emocione mė bėjnė qė unė sa herė tė kem kohė tė lirė tė shkoj t’i shikoj kėto shtėpi. Edhe kur mė pyetėn nė polici se nga jeni i thashė se jam nga Paramithija. Por ju nuk jeni qytetar i Paramthisė mė thanė. I thashė se kam origjinėn e prindėrve tė mi nga Paramthia. I thashė se jam me origjinė shqiptare –ēame. Takova shumė njerėz atje. Popullsia greke atje na quanin si turq dhe jo si shqiptarė. Unė edhe kur pyeta pėr gjyshin tim ata sa merrnin vesh qė emri ishte musliman thonin turq janė, jo i thoja unė janė shqiptarė. Ata kishin mendimin se e gjithė popullsia shqiptare muslimane ishin turke. Njė gjė dua tė them se ne, si forcė politike do tė mundohemi me tė gjitha forcat dhe mjete tona qė ēėshtja Ēame tė marrė zgjidhje.

Ju mendoni se politika shqiptare ende nuk po bėn ose nuk i shfrytėzon tė gjitha mundėsitė e veta pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame?

Nė qoftėse do ta shohim me njė sy fanatik tė njė shqiptari ēam mund tė japim lloj-lloj mendimesh, por unė mendoj se politika shqiptare dhe shteti shqiptar nuk bėn pėrpjekjet e duhura me shtetin grek pėr tė zgjidhur ēėshtjen ēame. Sa herė ka qenė nė axhendė pėr t’u diskutuar nga zyrtarė tė lartė tė shtetit shqiptar qė kanė shkuar pėr vizitė nė Greqi, ēėshtja ēame gjithmonė ka shkuar deri aty ku edhe takimet anulohen dhe ēėshtja ēame mos tė diskutohet. Por me kėto 17 vjet tė demokracisė mendoj qė ēėshtja ēame nuk ėshtė nė atė nivel qė ka qenė. Tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm kur erdhi ish-Presidenti grek Stefanopulos, i cili nė mėnyrėn mė tė papėrgjegjshme i tha Presidentit tonė Moisiu qė nuk ka ēėshtje ēame. Mbas disa vitesh erdhi presidenti Papulias pėr tė bėrė njė takim nė qytetin e Sarandės me presidentin tonė Alfred Moisiu dhe popullsia ēam dhe shoqata Ēamėria i rezervoi njė pritje madhėshtore me mendimin se ky president ka gjak ēam dhe ka pirė qumėsht kur ka qenė i vogėl nga nėnė ēame. Me gjithė mikėpritjen madhėshtore me pėllumba dhe lule, me pritjen nė mėnyrėn mė demokratike, qarqet e ndryshme greke e anuluan kėtė vizitė duke dizinformaur opinionin shqiptar dhe atė grek se, gjasme shoqata Ēamėria dhe popullsia ēame ėshtė shumė agresore dhe kjo fjalė kishte shkuar deri nė parlamentin grek. Kur unė shkoj nė njė takim nė Greqi mė pyesin se pėrse ėshtė bėrė anulimi i vizitės sė Papiulias me Moisiun? Unė i them se ju mund tė mos mė besoni mua, por merrni pjesė filmike nga televizionet greke qė kanė filmuar tė gjithė dhe aty duket se sa agresorė apo sa paqėsorė kanė qenė ēamėt. Pra edhe ky ishte njė spekullim qė i bėri shteti grek kėsajė vizite. Ky rast nuk ėshtė diēka pėr t’u habitur, sepse shteti grek ka njė shekull qė spekulon mbi kėtė popullsi shqiptare (ēame) tė fesė muslimane, por ėshtė pėr tė ardhur mirė qė, vizitėn e fundit qė erdhi ministrja e Jashtme greke nė Shqipėri Bakojanis, pėr herė tė parė e pranoi si ēėshtje, por kjo ēėshtje tha t’i drejtohet Gjykatės sė Strasburgut.

A mendoni se media shqiptare ėshtė shumė e heshtur ndaj ēėshtjes ēame?

Shtypi shqiptar ka qenė i heshtur, por kėta 2-3 vitet e fundit ka bėrė njė hap pėr ēėshtjen ēame (si media e shkruar dhe ajo televizive). Brenda mundėsive qė kanė pasur. Mediat televizive si “Top Chnenel” dhe “Neės 24”, “TVSH”, dhe nga ndonjė televizon tjetėr dhe nga media e shkruar mund tė them qė ka shkruar me pėrparėsi gazeta “TELEGRAF” tė cilėn e pėrgėzoj. Mendoj dhe dėshiroj qė kjo gazetė tė vazhdojė tė shkruajė sa mė shumė pėr ēėshtjen ēame, mbi problemet qė ka pasur popullsia ēame nė Greqi dhe mbi tė ardhem se si do tė zgjidhet ēėshtja ēame, pasi ēamėt do tė dinė si t’ja shpėrblejnė. Janė dy rrugė qė shtrohen si alternativa pėr kėtė ēėshtje, kompensimi, ose kthimi nė trojet e tyre. Rruga ėshtė njė, ajo e dialogut, sensibilizimit tė organizmave ndėrkombėtarė.

Nė politikėn shqiptare a ke gjetur gjuhėn e duhur dhe mbėshtetjen e duhur ju si PDI?

Politika shqiptare nuk ėshtė se nuk e do zgjidhjen e ēėshtjes ēame. Unė mendoj se nė kabinetin e qeverisė Berisha ka ministra qė janė me tė vėrtetė tė interesuar, ka ministra qė me tė vėrtetė duan zgjidhjen e ēėshtjes ēame, pavarėsisht se nuk janė prononcuar direkt nė media, por ndoshta me kalimin e kohės kėto gjėra do tė dalin mė nė pah. Unė mendoj se partitė politike dhanė njė mendim korrekt kur ne ishin nė Parlamentin Europian nė Strasburg, kur paraqitėm dosjen tonė pėr problemet qė ka krahina e Ēamėrisė. Eurodeputetėt thanė se ne, nuk e dimė qė ka ēėshtje ēame tė pazgjidhur, por do ta diskutojmė nė ndonjė seancė plenare. Falenderoj tė gjithė deputetėt e parlamentit shqiptarė qė nė kėtė moment thanė haptaz qė ekziston ēėshtja ēame dhe duhet tė marrė zgjidhje. Ndoshta ishte hera e parė qė u bė prezent njė pronocim i tillė.

Ju si e konceptoni kėtė heshtje tė politikės shqiptare?

Mund tė jap argumente nga mė tė ndryshmet, por me problematikėn qė ka shteti shqiptar, shteti grek mund tė themi se ka hyrė shumė thellė me anė tė biznesit nė shtetin shqiptar, ku pjesa mė e madhe e bankave janė greke, ku telefonat celularė janė greke, agjencitė e ndryshme janė greke, bizneset e fuqishme janė greke. Kjo do tė thotė qė, dashje pa dashje, shteti grek e ka kapur shtetin shqiptar prej fyti (kur i thonė), sepse ka depėrtuar nė njė pjesė tė mirė tė ekonomisė shqiptare. Mendoj se ka qenė njė politikė e gabuar nė kohėn e PS, e cila i ka dhėnė njė prioritet shumė tė madh shtetit grek me biznese nga mė tė fuqishmet, ku biznesi i vogėl shqiptar pėrpiqet tė gjejė mundėsinė (pėr tė mos thėnė tė drejtė) tė mbijetojė.

Si janė balancat e shtetit shqiptar nė respektimin e tė drejtave tė minoritetit grek dhe kėrkesėn pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame?

Unė tani po e shikoj si njė tolerancė e tejkaluar karshi kėtyre qėndrimeve. Shteti shqiptar e ka pėrparėsi ēėshtjen e minoritetit, respektimin e tė drejtave tė njeriut, por shteti shqiptar po i tejkalon kėto tė drejta tė kėtyre minoriteteve, saqė mendoj se po spekullon nė kėtė drejtim, kėshtu qė shteti shqiptar duhet tė jetė i barabartė karshi shtetit grek. Kėtu minoritetit grek iu dha dy nėnshtetėsia, ndėrkohė popullsia shqiptare ēame ka pasur shtetėsi greke nė mėnyrė kolektive. Jemi tė ndėrgjegjshėm qė popullsia e minoritetit grek nė Shqipėri nuk kanė pasur toka tė tyre, tokat kanė qenė prona tė pronarėve shqiptarė. Mendoj se shteti shqiptar e ka tejkaluar respektimin e tė drejtave tė minoriteteve, kėshtu qė tashmė duhet tė merret me tė drejtat e shqiptarėve me kombėsi ēame. Shteti shqiptar duhet tė mbajė qėndrim karshi shtetit grek.

Ju mendoni se ky problem do tė gjejė zgjidhje jo nga politika, por nga sensibilizimi i opinionit ndėrkombėtar nga popullsisė ēame?

I gjithė populli shqiptar ėshtė dashamirės, dhe e ka me dėshirėn e tij qė tė zgjidhet sa mė shpejt problemi ēam. Pėrveē popullsisė shqiptare edhe popullsia maqedonase, kosovare, ėshtė shumė dashamirėse pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame. Kėshtu unė mendoj qė kudo qė ėshtė populli shqiptar anembanė botės e ndjen qė ėshtė njė problem qė duhet zgjidhur, pasi ėshtė njė padrejtėsi qė ėshtė bėrė nė vitet 1913-1944, ku ėshtė ushtruar genocit ndaj popullsisė shqiptare muslimane.

Nė qoftė se do t’ju jepej mundėsia, ju do ta linit Tiranėn dhe a do tė shkonit nė Paramithi?

Qė tė tregohem i sinqertė unė jam lindur dhe rritur nė Tiranė, kam jetėn time kėtu, shokėt, familjen. Do tė kisha dėshirė qė tė kisha njė shtėpi tė dytė nė Ēamėri. Unė jam lindur dhe rritur nė lagjen Nr.1, mė ėshtė dhėnė mundėsia pėr tė ndėrruar lagjen dhe nuk e kam ndėrruar. Pra Tiranėn nuk e le, por shtėpinė e dytė e dua nė Pramithi, ku natyra ėshtė treguar aq bujare.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 60 here