Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Tiranaobserver
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
6/23/2008 10:11:04 AM
Intervistė me koreografin Arjan Sukniqi
'E shoh veten nė mes tė njė shkretėrire'
Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com
23 Qershor 2008 - Njė nga emrat potentė tė koreografisė shqiptare ėshtė dhe Arjan Sukniqi. Jeta e etij ėshtė njė lėvizje intersante drejt tė pamundurės, pėr vetė faktin e privimeve qė i janė bėrė nė drejtim tė dėshirave nė sistemin komunist dhe pėrpjekjeve tė panumėrta pėr tė arritur objektivat e jetės nė ėndrrėn e tij pėr tė qenė njė profesionist ambicioz nė koreografinė shqiptare nė demokracinė e brishtė.
Kėmbėngulja, studimi, shkėmbimi eksperiencave, e bėrė atė qė tė marre vlerėsimin e kėrkuar nė shumė aktivitete ndėrkombėtare duke e ēuar koreografinė shqiptare nė majėt e konkurencės me vende tė mėdha dhe me shumė trashėgimi nė kėtė fushė.
Energjik dhe i qeshur, ai asnjėherė nuk ka bėrė kompromise me askėnd nė interes tė profesionit dhe tė kėrkesave serioze pėr njė koreografi shqiptare autentike, tė pastėr dhe solide.
Politika sipas tij ėshtė njė profesion pėr jo profesionoistėt e ēdo fushe ku kushdo me miqėsi mund tė ndėrtojė shumė lehtė jetėn ekonomike por jo atė intelektuale. Njerėzor ai di tė falė edhe ata qė e kanė dėmtuar, por edhe ti ndihmojė nė merr tė dashurisė sė madhe pėr jetėn, intelektin, ndjenjave tė pastra njerėzore qė deri diku sipas tij janė shpėrfytyruar nė Shqipėri.
Emigrimi i mėsoi atij edukatėn e thellė pėr punėn, dashurinė pėr tė, por qė nė Shqipėri kėto cilėsi ju zhvlerėsuan pasi njė pasaportė e tillė pune zėvėndėsohet me militantizėm dhe funde tė shkurtra. Poltikanėt sipas tij janė aq tė papėrgjgjshėm qė gėnjejnė nė mėnyrė tė atillė sa jo vetėm nuk u skuqet apo nxihet faqja, por pėr ēudi ju merr ngjyrėn e bukur tė trėndafilit, sepse besojnė nė profecitė e tyre tė gėnjėshtrės ndaj njė populli tė varfėr tė cilėve ju ėshtė mbushur mendja se e ardhmja e tyre varet vetėm tek fjlaėt e bukura tė politikanėve.
Kush ju zbuloi si talent dhe ju ēoi mė tej nė rrugėn e bukur tė koreografisė, apo ishte njė dhunti e brendėshme dhe ju e keni ēuar vetė pėrpara kėtė nismė?
Unė e stimulova vetė ndjesinė. Nė momentin qė vendosa qė tė merresha seriozisht me kėtė profesion filloi tė mė bėnte pėrshtypje ēdo gjė. Flasim gjithmonė nė ato vite (jo me kėtė informacion qė ka sot), flasim para viteve 90 dhe pak mė mbrapa, ku normalisht nuk kishte informacione se si ishte zhvilluar baleti nėpėr botė apo se si ishte koreografia.Unė fillova tė ngacmohesha nė mėnyrė instiktive si fillim duke menduar se diēka mund tė ndėrtoja. Kam pasur konsultim tė vazhdueshėm me disa figura qė do tė ngelen emblema tė baletit shqiptar si me Ėngjėll Tėrshanėn,Bujar Alinė, Agron Alinė dhe mė vonė me tė tjerė qė i kisha edhe petagogė si Bert Jankun, tė cilėt gjithmonė mė inkurajonin.Ata shikonin diēka tek unė, tek dėshira ime, nė lėvizjet dhe plastikėn, shihnin zanatin qė kisha zgjedhur pėr tė ecur nė rrugėt e jetės.
Ēfarė emocioni keni ndjerė kur keni dalė pėr herė tė parė nė skenė dhe a e veēuat si njė ditė kulmore?
Unė si balerinė kam dalė qysh nė moshėn 10 vjeē, nė dekadat e majit, nė ato koncertet qė zhvilloheshin shpesh nė Tiranė. Ka qenė njė valle me Abedin Metulin qė dua ta pėrshėndes.Emocionet i kisha tė shumta. Nė orarin e provave shkoja njė ose dy orė mė pėrpara, prisja aty. Nė parakalimet e njė majit nė 75 ditėn e fundit pėrpara provave mė thonė se ti nuk do tė kėrcesh (pasi im atė ishte arrestuar). U trishtova. Unė nė atė kohė nuk e kuptoja pėrse nuk do tė kėrceja. Isha solist dhe udhėhiqja tė gjithė kuadratin e parakalimit. Ky trishtim mė ka shoqėruar gjatė gjithė kohės dhe mė ka lėnė gjurmė shumė tė kėqija nė jetė. Edhe tani kur e kujtoj mė duket se ka ndodhur dje. Por jam i lumtur qė nuk kam asnjė problem qė tė kem ndonjė ndjesi hakmarrje ose tė mendoj keq pėr njė njeri, duke kuptuar nė mėnyrė qytetare sistemin, se ashtu ishte nė atė kohė. Nuk isha i vetmi dhe natyrisht nuk mė ka lėnė asnjė ndjenjė urrejtjeje, por pėrkundrazi mė ka shtuar shumė dashurinė pėr profesionin, njerėzit dhe pėr zhvillimin e vendit. Nė vitin 1984 kam marrė edhe ēmimin e parė nė dekadat e majit me njė koreografi tė Gėzim Kacelit me titull Vallja e zileve pėrkrah Rexhep Ēelikut qė ishte profesionist.nė Teatrin e Operas. Mbas kėsajė kohe ju pėrkushtova shkollės.
Mbas klasės sė tetė pėr ēfarė studiove?
Mbas klasės sė tetė unė vazhdova disa kurse baleti. Nė shkollėn e baletit unė pata probleme sepse pasi fitova, mė thanė se nuk duhet tė vazhdosh (pra puna e biografisė).Kurset i mbarova shkelqyeshem nė Shqipėri ku isha nėn kujdesin e pedagogėve mė tė mirė. Ndėrkohė qė u pėrgatita pėr nė Akademinė e Arteve .Ai ka qenė viti mė i tmerrshėm. Konkuruan rreth 73 veta. Ishte viti 1987 dhe nė konkurim unė dola i treti. Nė vitin e parė pedagog kryesor kam pasur Agron Alinė. Mbasi mbarova shkollėn, fillova punė si asistent nė Ansamblin Shtetėror dhe mė vonė (pas sistemit komunist) u largova pėr nė Gjermani ku ndenja rreth 6 vjet.
Pėr ēfarė studiove nė Gjermani?
Nė Gjermani unė mbarova Institiutin Gėrnia, mbasi pėrfundova shkollėn pėr njohjen e gjuhės gjermane. Unė pretendoja dhe nuk doja tė punoja nė vende tė papėrshtatėshme pėr mua ku mund tė punonte njė emigrant i thjeshtė. Atje po tė mos mėsoje gjuhėn nė mėnyrė absolute nuk mund tė sistemoheshe mirė. Dhe nė vitin 1993 kam mbaruar Institutin Gėrnie.Pasi mbarova kėtė, fillova direkt punė. Konkuruan disa veta nė Dancin e Karakterit nė sektorin ballkanik, fitova dhe u ktheva nė Shqipėri nė Korrikun e 97-ės.
Pse u ktheve nė Shqipėri?
Unė atje punova dhe realisht e sistemova jetėn shumė mirė. Mėnyra e kontratės ishte e kėnaqshme pasi azil politik nuk mund tė merrej nė atė kohė.Atėherė problemi im shkoi deri nė Ministrinė e Jashtme Gjermane ku Ministėr i Jashtėm ka qenė Klaus Kinkel. Kjo Akademi dėrgoi njė letėr nė Ministrinė e Jashtėme pėr njė kontratė pune. Por mes shtetit shqiptar dhe atijė gjerman nuk kishte kontratė pune, pėr veė profesioneve tė tilla si mekanik dhe murator. Unė duhej tė vija nė Shqipėri dhe tė merrja kontratėn dhe ta firmosja nė Ministrinė e Jashtme, procedurė qė zgjaste 2 muaj. Kėtu nė ministrinė e jashtėme dhe nė Ambasadėn gjermane dhe tė rikthehesah pėrsėri.Ndėrkohė kur erdha kėtu mora njė ofertė nė mėnyrė rastėsore pėr nė shkollėn e baletit, dhe mendova se do tė isha mė i vlefshėm po tė sistemohesha pranė familjes, tė njė nėne e cila kishte vuajtur shumė dhe i duhej prania ime. Mė dukej sikur e braktisa pėr ato vite qė ndenja nė Gjermani dhe e gjeta tė plakur mė shumė. Kisha shumė detyrime morale dhe njerėzore mendova se duke ndenjur kėtu thashė do tė jap kontributin tim.
Ku fillove punė nė Shqipėri?
Nė Shqipėri fillova si Drejtor i Shkollė sė Baletit.
A e ndjeve veten komod?
Tė them tė drejtėn me shumė vėshtirėsi .Gjeta njė shkollė pa xhama, pa dyer , pa dritare. Gjeta disa njerėz qė kėrkonin tė punonin, disa njerėz qė kishin shumė pasion, dhe donin tė mbijetonin nė kėtė jetė. Ato kishin mbetur skallv tė kėtijė profesioni.Mendoj se pėr aq vite sa ndenjėm arritėm diēka tė mirė.
Ideja e njė drejtori ėshtė tė menaxhojė njė situatė. Drejtori ėshtė njė administrator dhe nuk ėshtė qė tė japi kontributin profesional direkt. E rėndėsishme ėshtė qė tė ndajė punėt tė punojė nė grup, ti mirėkuptojė pėr vėshtirėsitė qė ishin dhe ti bėjė qė tė gjithė stafit petagogjik pėrvecėse tė marrin informacion por tė fusin elemente tė reja pa frikė. Shkolla e Baletit nuk mund tė mbetet gjithmonė me atė tė 1957-ės kur ishte krijuar baleti Rus.Vetė baleti Rus ėshtė zhvilluar akoma edhe mė shumė. Por gjithmonė me hapa shumė, tė matura, duhet tė ishte shumė i kujdesėshėm sepse ėdo gjė shkonte nė kolegjium Mendoj se diēka kam bėrė, dhe duke parė njė realitet qė jam larguar prej tre vitesh them qė koha vazhdimisht po mė jep tė drejtė.
Pse u larguat nga Shkolla?
Unė u largova nga shkolla pėr asnjė lloj arėsye.Dhashė dorėheqjen vetė.Fillova nė njė vend tjetėr, pasi mendova se e mbylla ciklin nė atė shkollė, dhe i plotėsova tė gjitha objektivat qė unė i kisha vėnė vetes. Objektivi im i vetėm ishte qė unė ta rreguloja atė shkollė. Dhe ditėn kur erdhėn punėtorėt dhe filluan ta rindėrtonin atė, atėherė nė mes tė gjithėve thashė se me pėrfundimin e ristrukturimit cikli mbaron. Dhe vėrtetė pas kėtij cikli i kėrkova dorėheqjen ministrit tė arsimit dhe u largova diku tjetėr pėr tė punuar nė njė vend ku paguhesha mė mirė.
Ku fillove punė?
Fillova Drejtor i Qendrės Kulturore Tirana.
Sa kohė qėndrove aty?
Aty qėndrova rreth njė vit e gjysėm.
Me ēfarė u more gjatė kėsajė periudhe?
Unė vetėm nė vitin 2006 realizova 230 koncerte. Jam shumė i lumtur se aty lashė njė ambient bashkėkohor, njė stil pune qė dha rezultat. Ajo u kthye nė njė istitucion si njė qendėr e madhe artistike. Punova me shumė dashuri. Ngrita njė trupė baleti popullore, rrita premierat, filluan njerėzit tė kuptonin pozicionet e veta, tė merrnin mė shumė shpresė, tė anėtarėsoja Cirkun e Tiranės nė organizata mė tė mėdhaja tė cirkut qė ishte Fedeksi. Tė organizoja premiera pa fund.Ēdo ditė nė atė ēadėr cirku qė u kthye si qendra e Tiranės realizoheshin 4 koncerte nė ditė.
Me kėtė trupė qė kishit aty, a keni bashkėpunuar me ndonjė televizion ?
Unė me televizionet kam bashkepunuar qė nė vitin 1998 deri nė vitin 2008. Kam qenė koreograf i gjithė spektakleve qė ka dhėnė televizioni shtetėror. Nė disa vite vetėm trupa e Baletit dominonte nė tė gjitha aktivitetet kombėtare dhe ndėrkombėtare. Pėr aq kohė sa unė kam ndenjur nė Cirk janė realizuar mbi 80 aktivitete ndėrkombėtare. Nė shumė raste tė tilla nė pėrfaqsonim denjėsisht Shqipėrinė. Trupėn tonė u quanin ambasadore tė kulturės shqiptare.
Sa ēmime keni marė jashtė shtetit dhe ēfarė vendi keni zėnė?
Unė kam qenė nė Amerikė nė Kinė, dhe nė vendet mė tė largėta dhe nė Europė.Kam qenė nė 80% tė vendeve tė europės.Nuk kam qenė vetėm nė Afrikė dhe nė Amerikėn Latine.
Ne kemi qenė edhe si konkurues, por kemi vajtur edhe si pėrfaqėsues tė Shqipėrisė nėpėr aktivitete tė ndryshme qė organizonin shtetet tė ndryshme ndėrkombėtare.Unė personalisht kam tre ēmime ndėrkombėtare. Kam njė ēmim tė parė nė Baletin modern tė Evropės qė ėshtė Melina Mėrkuri nė vitin 2001. Njė ēmim nė Gjermani nė vitin 1999, Njė ēmim nė vitin 2003 nė Ēikago qė ėshtė edhe kjo koreografia ime paralele metropol. Njė ēmim tė dytė nė festivalin rinor nė Antalia nė Turqi, nė Akademinė e dancit tė Europės Lindore.
Pse u larguat nga Cirku?
Nga cirku unė nuk doja tė largohesha por mė pushoi nga puna Kryetari i Bashkisė.
Jeni marrė me politkė ndonjėherė?
Asnjėherė nuk jam marė me politikė.Nuk jam anėtarė i asnjė lloj partie. Por nė Shqipėri ngatėrrohet shumė keq ky term politik. Unė jam njė punėtor shteti, dhe nė kohėn qė mė hoqėn ishin nė fuqi tė majtėt dhe unė nuk mund tė bėja rebelin. Cmira e njerėzve gjithmonė thonė hė se ky e ka mirė me politikėn.
Ju mendoni se Administrata shqiptare ėshtė e politizuar?
Nė mėnyrė absolute. Kjo ėshtė njė nga fatkeqėsitė mė tė mėdhaja qė ka ky vend.Unė aktualisht punoj nė njė Konservator grek si pedagog i jashtėm sa pėr tė marrė pagesėn pėr tė jetuar.Unė kėrkoj qė tė konkuroj.Unė kam CV time dhe dua tė ballafaqohem me tregun e profesionit. Sepse profesioni dhe puna shtetėrore duhet tė flasin me gjuhwn e ballafaqimit, konkurimit, ideve, jo bindjeve politike.
Kush ėshtė dita mė e bukur qė jeni ndjerė mirė brenda dhe jashtė vendit?
Unė do tė thoja qė kam dy momente. Kam momentin e parė ku unė kam marrė ėmim tė parė nė festivalin e Melina Mėrkurit nė Greqi. Kjo ishte gjė qė nuk pritej. Ky moment ėshtė filmuar nė televizionin Shqiptar.Nė momentin kur juria prej 11 vetėsh vendosi qė ēmimi i parė ti jepej Shqipėrisė dhe krijimtarisė sime, atėherė ka qenė njė emocion i madh dhe pėsova njė goditje nė zemėr, nuk gjeja dot shkallėt edhe pse i kisha pėrpara. Rrugės pėr tė marė ėmimin, u hutova komplet.Pata njė emocion tė jashtėzakonshėm. Dhe pėr tre netė me radhė nuk kam fjetur nga gėzimi se pėr ėdo momet mė kujtohej ajo skenė. Moment tjetėr ka qenė kur unė kam realizuar premierėn Darka e fundit e Krishtit nė Ēikago me trupėn xhebre, nė vitin 2005 me rastin e ristaurimit tė Kadedrales sė Ēikagos. Ishin rreth 300 veta, senatorė dhe paria e Ēikagos, ku trupa ishte e huaj dhe koreografia ishte e imja.Unė ndjeva njė kėnaqėsi tė madhe ku njė koreograf shqiptar nė mes tė Amerikės, dhe nė vendin e cilėsisė maklsimale e tė gjitha drejtimeve, dhe ku tė gjithė mė duartrokitėn. Mė dukej sikur duartrokitjet ishin tė gjitha lule.
Nė 18 vjet tranzicion i tejzgjatur shqiptar, ēfarė i mungon politikės shqiptare, qė shqipėria tė marri autostradėn e duhur?
Politikės Shqiptare i mungon sinqeriteti.Kur nuk je i sinqertė ti je i pabesueshėm pėr ata qė thua dhe ti nuk je pėr tė ardhmen.Unė qesh disa raste kur dėgjoj bisedat e politikanėve. Derdhin lotė krokodoli mes njerėzve halleshumw dhe sapo largohen nga ato, jo vetėm qė i shajnė dhe i trajtojnė si idiota por tallen me historinė e kėtyre njerėzve.Mua mė vjen keq sepse ky popull nuk e meriton tė udhėhiqet nga kėta njerėz. Duhet tė ndryshohet nė thellėsi kjo histori pėr tė parė njė realitet ndryshe.Tani ėshtė koha e maskarenjėve dhe e horrave.Na vjen keq pėr jetėn tonė se na duket se nė ēdo moment kėta tė kanė jetėn nė dorė. Dhe kjo ėshtė e tmerrshme. Nė Shqipėri po dominon injoranca militante intelektuale. Kur dėgjoj fjalimet e politikanėve qesh por edhe trishtohem. Sa keq dhe pa teklif gėnjejnė. O zot ēfarė dėgjojmė. Po tė kemi kėta njerėz nė pushtet ky tranzicion mund tė shkoje dhe disa dekada tė tjera.
Me kė ėshtė i lidhur mė shumė Arjani me shtypin apo me librin?
Pėr tė qenė i sinqertė deri pak kohėsh kam qenė me librin .Tani jami lidhur me shtypin, pasi e shoh veten nė mes tė njė shkretėrire.Tani jam i lidhur mė shumė me shtypin sepse shikoj se mos ka ndonjė hapėsirė ku mund tė jap edhe unė ndihmesėn time.Nuk mė krijon ndonjė ndjesi tė veēantė libri, sepse jam gjithmonė nė kėrkim tė mbijetesės. Shtypi mė jep mundėsi komunikimi pėr punėsim.
A keni ndonjė peng nė kuadrin e profesionit tuaj?
Unė jam autori i tetė baleteve. Nė moshėn time nuk besoj qė tė ketė arritur ndonjė qė tė ketė bėrė tetė balete.Ėndrra e njė kompozitori ėshtė qė tė bėjė njė simfoni atėherė mbyllet njė cikėl profesional.Ėndrra e koreografit ėshtė qė tė bėjė njė balet tė plotė, dhe kam njė peng qė dua tė realizoj kaminoperanon qė e kam nisur nė Teatrin e Operas.Kjo ėshtė njė opera-balet.
Ēfarė tė vecante ka kjo oper?
Kjo ėshtė njė oper e cila pėr shumė vite ka qenė e ndaluar dhe ėshtė njė oper e cila mė jep adrenalinė tė jashtėzakonėshme. Nga mėnyra se si ėshtė shkruar dhe nga optimizmi qė ka, ndej se ėshtė njė shėrbim shumė i madh pėr ti dhėnė mė shumė optimizėm artistit.Artisti duhet tė demostrojė. Kjo ėshtė njė vepėr botėrore, ėshtė njė vepėr optimiste, tė cilėn kushdo qė do ta shikojė do tė mendojė diėka mė ndryshe. Kjo ka tė veėantėn sepse vendoset pėr herė tė parė nė Shqipėri nė kėtė variant, dhe ėshtė njė vepėr e pėrmasave shumė tė mėdhaja qė unė mendoj personalisht qė ka ardhur koha qė me njohuritė qė kam arritur nė skenė, mund ta realizoj personalisht dhe mund ta patentoj Made in Albania. Krijimtaria qė bėhet nė Shqipėri ėshtė e pa patentuar. Nuk ke tė drejtė ti tė marrėsh njė libėr tė dikujt tjetėr , ta pėrkthesh dhe ti veshė emrin tėnd. Kjo ėshtė njė paradoks.Unė krijoj me shpirtin tim dhe jo me dividinė e botės.
Ēėshtė dashuria pėr Arjanin?
Dashuria ėshtė njė ndjesi, ku jam xheloz ku dikush pėrpiqet qė tė ma ngacmojė.Ėshtė njė ndjesi qė e ruaj si njė lule, ku ėdo moment dua tė njoh vetėm lulėzim.
Ku ėshtė mė bukur pėr Arjanin qw e nxit nw krijimtari, nė det, nė fushė, apo nė mal?
Nė mal.
A ka huazime baleti shqiptar apo koreografia shqiptare ?
Ajo vetėm huazime ka. Kjo ėshtė e tmerrshme.Unė mendoj se punohet mirė po ka edhe huazime ashtu siė ka nė kėngė, nė pikturė dhe nė fusha tė tjera.Nė kėtė tranzicion edhe koreografia si pjesė e artit po pėrpiqet qė tė gjejė vetveten, por unė i trembem se ky informacion i madh qė po qarkullon tani, ka filluar ti dembelojė njerėzit, dhe i len hapėsirė shpėrdorimit. Ndėrsa ana shpirtėrore ...
Hobi juaj?
Unė mė pėlqen tė merrem me sport, me futboll.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 55 here