Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Tiranaobserver
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
6/20/2008 7:23:34 PM
Gramoz Ruci: 'Si do ta rikthejmė PS-nė nė pushtet '
INTERVISTA/ Deputeti i Partisė Socialiste Gramos Rucci :Mundohemi qė me atė apel qė PS i ka bėrė gjithė elektoratit shqiptar ai tė bėhet i vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė e votės para kutisė sė votimit.
Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com
(vijon nga dje)
20 qershor 2008 - Nė vijim tė intervistės me deputetin e Partisė Socialiste Gramos Rucci dhėnė ekskluzivisht pėr gazetėn Telegraf, vijon argumenti i debateve politikė pėr tragjedinė e Gėrdecit, problematikat ekonomike, spastrimet nė administratė dhe deri tek interesi i opozitės pėr fitoren e zgjedhjeve tė 2009-ės.
N.q.s Gramozi do tė ishte Kryeministėr si do tė vepronte nė rast se do ti ndodhte njė ngjarje si ajo e Gėrdecit?
Nuk bėhet fjalė tė themi sikur. Pėr tju pėrgjigjur pyetjes do tė gjeja me vend tju pėrgjigjesha qė, klasės politike shqiptare i mungon morali, morali i vėrtetė. I madhi Ēurēill ka thėnė qė politika ska moral, por brenda imoralitetit tė plolitikės ka njė moral, dhe unė mendoj se ky moral brenda kėtij imoraliteti, duhet tė ekzistojė edhe nė rastin konkret. Pra do tė jepja pėrgjigje jo sikur unė tė isha, por ēdo tė ndodhte nė njė vend tė BE tė shoqėrisė demokratike, ku ne duam tė aspirojmė dhe duam tė aderojmė. Do tė ndodhte ndryshe. Unė do tė sillja njė shembull tė tillė, tė ish -Kryeministri tė Hollandės i cili dha dorėheqjen pėr njė fakt shumė tė thjeshtė, pasi ish-ushtarėt hollandezė qė ishin me mision nė Bosnje, para 6 vjetėsh kishin shkelur ligjet e shtetit hollandez. Dhe kur kjo shkelje u konstatua pas 6 vjetėsh Kryeministri i atij vendi doli para publikut hollandez dhe deklaroi dorėheqjen pasi ushtarėt e qeverisė time kanė shkelur ligjet e shtetit tim, stemėn e Republikės sė vendit tim. Pra le ta marrim ta krahasojmė shembullin e njė vendi demokratik tė njė politikani dhe kryeministri qė ka moral (aty ku ka moral si politika dhe politikani), me atė tė kryeministrit shqiptar. Pra, sot e kėsaj dite Kryeminsitri aktual nuk ka bėrė as njė falje publike, njė ndjesė publike pėrpara atyre qė humben jetėn, para atyre dhjetėrave qė u sakatuan, para atyre qindrave qė ngelėn pa shtėpi dhe pa katandi dhe sot po sakrifikohen me grevė urie dhe shteti bėn shurdhin, shteti bėn memecin, shteti bėn qorrin, bėn njeriun e pashpirt qė nuk iu dhimbsen 26 veta, por as 9 tė tjerė qė mund tė largohen nga kjo jetė si rezultat i njė greve tėrėsisht tė drejtė, tėrėsisht tė ligjshme, tėrėsisht tė moralshme, ku nė kėtė rast shteti duhet tu pėrgjigjet edhe nėpėrmjet mjekėsisė kėrkesave tė tyre dhe problemeve sociale qė po kalojnė.
Ekonomia shqiptare ėshtė nė kolaps. Rritje ēmimesh, papunėsi, kjo ėshtė pasojė e krizės ekonomike botėrore apo e keqqeverisjes sė qeverisė Berisha?
Jemi shumė tė vegjėl pėr tė ndikuar nė ekonominė botėrore. Lind pyetja pse kjo kosto e lartė jetese, pse kjo papunėsi? Nga ana tjetėr n.q.s do shikosh pėrfaqwsuesit e maxhorancės aktule, me nė krye Kryeministrin nė turin qė ka marrė nėpėr Shqipėri thotė se populli ka besim tek Kryeministri i tyre. Unė nuk kam parė kaq vjet jetė sa kam, qoftė dhe nė diktaturė, qė njė kryeminsitėr i njė vendi tė thotė qė populli ka besim tek unė (flet nė emėr tė popullit). Po nga ana tjetėr Kryeminsitri aktual nė mbledhjen e qeverisė, nė takimet publike dhe nė turin qė ka marrė nė gjithė vendin, deklaron se unė jam Kryeministri i fjalėve tė mbajtura, kur investimet nuk kalojnė as 6-7 % pėr gjashtė mujorin e parė. Kur Topalli deklaron me shumė krenari, qė Shqipėria ka rritjen mė tė madhe ekonomike 5 %, pra mė tė madhe dhe se Gjermania, Franca, kur Italia e ka kėtė rritje 0 % Franca, 2 %, Gjermania 3, apo Spanja, Anglia. Pra mendoni pėr njė shqiptar, qė ėshtė jashtė nė emigracion, dikush ka tė afėrmit nė kėto vende, kur dėgjon politikanėt tanė tė thonė se rritja ekonomike, e vendit tim qenka mė e madhe se vendet e sipėrpėrmendura. Natyrshėm ai do tė thoshte, pse jam unė kėtu nė Gjermani, Angli, Greqi, pse nuk shkoj nė vendin tim, ku ėshtė njė realitet mė i mirė. Por nė fakt realiteti ėshtė krejt ndryshe. Pra 1 milion shqiptarė qė janė jashtė, pasi ekonomia shqiptare ėshtė nė kolaps. Prandaj ata rrinė jashtė dhe punojnė tek njė pronar grek apo italian, pasi marrin mė shumė dhe nuk kthehen nė atdhe. Pra, pėrgjegjsia e kėsaj krize ėshtė tek qeveria, tek mėnyra e saj tė tė bėrit politikė, e mungesės sė strategjive qė kjo qeveri nuk ka nė tė gjitha fushat, arsimit, shėndetwsisė, infrastrukturės, energjisė elektrike, hapjen e vendeve tė reja tė punės, mjedisit, nė bujqėsi, ku sidomos kėtu ku Shqipėria ka kushte pėr mjaft prodhime bujqėsore dhe ēmimet tė ishin tė ulta, ēdo ditė e mė tepėr shporta me prodhimet e domosdoshme pėr konsumatorin shqiptarė ka ēmime tė pėrballueshme nė raport me pagat qė marrin. Pra propoganda qė maxhoranca po bėn nėpėrmjet Kryeministrit nė lidhje me rritjen e pagave, pensioneve, (krahasuar me rritjen e inflacionit nė vend tej parametrave), ėshtė qesharake pėrballė ccmimeve dhe inflacionit, ėshtė ironike, demagogji. Rritja e ēmimeve ėshtė shumė herė mė e madhe se ajo rritje qesharake e pagave. Duke i analizuar kėta tregues, prespektiva sociale, ėshtė e mjerueshme dhe sigurisht me kėtė modalitet qeverisjeje nuk pritet tė ketė pėrmirėsim, por pėrkeqsim tė gjendjes ekonomike nė kėtė vit tė fundit tė qeverisjes sė Berishės.
Nga shtypi apo dhe nga opozita ėshtė bėrė publike problemi i administratės. Janė larguar nga administrata specialistė dhe janė zėvendėsuar me militantė, komenti juaj?
Kėtė nuk e themi vetėm ne pėr kredo politiko -elektorale, apo gazetarėt si vėzhgues. Kėtė e thotė i gjithė publiku shqiptar, por edhe vetė organizmat, dhe partnerėt tanė ndėrkombėtarė. Si nga Brukseli ashtu dhe nga matanė oqeanit, nga SHBA theksohet se lufta kundėr krimit dhe kundėr korrupsionit ska atė efektivitet nė Shqipėri, pasi nė vend tė bėhej reformė ėshtė bėrė antireformė, pasi nga administrata janė hequr specialistėt, janė hequr tė trajnuarit, ku taksapaguesit shqiptarė kanė paguar pėr trajnimet e tyre jashtė shtetit dhe partnerėt tanė ndėrkombėtarė jo pak kanė investuar pėr trajnimet e tyre. Ne nuk themi se gjatė qeverisjes tonė janė bėrė mbrekullira, por unė do tė thoshja qė, pati arritje tė admiruesheme, se e gjetėm shtetin pa insitucione pasi ato ishin dėmtuar nė ngjarjet e vitit 1996-1997. Ne arritėm tė bėnim njė administratė profesionale (me defektet e saja), e cila kėrkonte korrigjimet dhe kontrollet e duhura qė niveli i saj tė ishte mė i lartė. Nė vend qė tė ndodhte kjo ndodhi e kundėrta qė dhe kėta profesionistė, dhe ata specialistė qė i kishim nė administratė nė vend tė trajtoheshin sėrishmi si pasuri kombėtare u trajtuan si kundėrshtarė dhe armiq politik. Dhe u zėvėndėsuan me militantė partie qė vlejnė shumė pėr tė dėshiruar si nga ana profesinale, si nga ana e kualifikimeve dhe nivelit arsimor, si nga etika, aktiviteti, sfidat qė dikasteri, vendi i punės, efektiviteti i qeverisjes u kėrkon pėr momentin. Ata janė inekzistent, po ashtu dhe efektiviteti ti tyre nė punė.
Berisha erdhi nė pushtet me slloganin Luftė kundėr korrupsionit, sot organizmat ndėrkombėtare dhe ju si opozitė akuzoni qeverinė se jo vetėm korrupsioni nuk ėshtė luftuar, por ėshtė nė tė njėjtat nivele
Me gjithė kėto gabime nė qeverisje mos vallė opozita ka qenė e mefshtė, pėr tė bėrė presin ndaj qeverisė pėr tė bėrė zgjedhje tė parakohshme, qė kjo qeverisje tė mos varfėrojė mė shumė popullin shqiptar?
Sigurisht ka komente tė ndryshme. Ne jemi munduar qė gjatė kėtyre 3 viteve, problemet ti bėjmė prezente. Tė gjithė jemi dėshmitarė se tė gjitha mangėsitė i kemi bėrė prezente nė parlamnet, e kemi ngritur zėrin pėr tė gjitha kėto mangėsi. Nga ana tjetėr opozita duhet tė pėrgatitet qė tė vijė nė pushtet nė kuptimin spontan, si rezultat i rėnies apo vetė rėnies tė mazhorancės aktuale. Pra tė vijė nė pushtet si rezultat i rritjes sė vetėdijes sė popullit shqiptar, se kjo qeveri ėshtė e korruptuar, nuk ėshtė e aftė mė tė qeverisė dhe se Partia Socialiste, ėshtė zgjidhja e vetme alternativa mė e drejtė pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė vend. I kemi kushtuar rėndėsi kėsaj tė dytės pra ndėrgjegjėsimit tė popullit pėr keqqeverisjen, sepse ai tani e sheh gjendjen nė infrastrukturė, shėndetwsi, ai po e prek ēdo ditė realitetin e dhimbshėm shqiptar, nuk ka rėndėsi ti thuhet popullit se nuk ka ilaēe nė spaitale, pasi ai vetė ėshtė konsumtor dhe i pėrballon vetė shpenzimet e mjekimit dhe tė njėtat probleme nė arsim, nė fushėn e mjedisit, bujqėsisė, sikundėr shqiptari e di mirė krizėn e vjetshėme tė dritave dhe ujit. Parė nė kėtė kėndvėshtrim, problemet janė tė shumta prandaj ne i jemi nėnshtruar njė dialogu tė gjerė, tė plotė, gjithėpėrfshirės, nė gjithė territorin, qė gjithė shqiptarėt tė japin mendimet, sugjerimet, pėr tė fotografuar situaėn reale, nė mėnyrė qė nesėr nė verdiktin qė ata do tė japin nė zgjedhjet e 2009, tė rritet vetėdija elektorale, e publikut qė ata votėn tė mos e japin pėr hartimet elektorale, as pėr flamujt e partive, por ta japin si rezultat, i kėsaj vetėdije, qė me tė vėrtetė kjo parti, do tė vijė nė pushtet pėr ti dhėnė zgjidhje problemeve qė diskutuam. Pra janė 9 drejtime qė ne kemi pėrcaktuar nė platformėn tonė pėr ti dhwnė zgjidhje gjatė qeverisjes pas zgjedhjeve 2009. Programi qė PS do tė servirė nė prag tė zgjedhjeve elektorale do tė jetė njė program jo hartimesh sa pėr tė kaluar betejėn e radhės elektorale, por do tė jenė programe elektorale, por mbi tė gjitha qeverisjeje, me qėllim qė kabineti i ri qeveritar me PS nė pushtet tė mos presė tė fillojė punėn nė muajin e tretė, 5 apo 6 apo, vitin e 2, por qė ditėn e parė qė do tė ulet nė Kabinetin qeveritar, apo nė Kabinetin Ministror. Kėtė program ne po e ndėrtojmė me tė gjitha shtresat apo kategoritė, sociale apo profesionale shqiptare, apo me gjithė ekspertėt e partisė nė bazė apo nė qendėr, pasi po marrim prej njė kohe shumė tė gjatė mendimin e kualifikuar tė aleatėve tanė qė nga SHBA-ja, Partia Socialdemokrate gjermane, ajo italiane etj
Nė zgjedhjet e ardhme njė problem ėshtė ai i kartave tė indetitetit, pėr zgjidhjen e kėtij problemi ka shumė diskutime, ankesa, ērol do tė luajnė kartat e indetitetit nė kėto zgjedhje?
Janė tre momente pėr zgjedhjet e ardhshme. E para ėshtė ndryshimi i sistemit politik
Pasi ai mėparshmi ishte njė sistem politik i deformuar, pasi megjithėse populli votoi majtas nė pushtet erdhi e djathta. Ai ishte njė sistem elektoral (Kodi Elektoral), ku dominoi Dushku apo Mega Dushku, ku nė parlamentin shqiptar lulėzuan njė numėr i madh partish. Kjo reformė kushtetuese duhet shoqėruar me rregullat elektorale, ose me Kodin Elektoral, ku Parlamenti shqiptar brenda korrikut (politika shqiptare) duhet ti japė fund rregullave tė lojės, pėr sistemin zgjedhor. Sė dyti ėshtė regjistri i zgjedhėsve dhe kartat e indetitetit, dy probleme tė tjera madhore kėto. Pra shoqėruar bashkė me sistemin zgjedhor tre problemet, kanė qenė detyra shtėpie, pėr maxhorancėn aktuale nga ODHIR dhe OSBE menjėherė pas zgjedhjeve tė 2005. Por ne ende skemi Kodin Elektoral, ende skemi regjistrin e zgjedhėsve, skemi kartat e indetitetit. Unė nuk bėj pjesė nė ata qė jam euforik, nuk bėj pjesė nė ata qė janė pesimist, por bėj pjesė nė ata qė janė realistė, ku deklaroj qė kėtij vendi i duhet, Kodi Elektoral, regjistri i zgjedhėsve brenda korrikut (dhe kartat e indetitetit tė pėrfunduara dhe menjėherė tė fillojė shpėndarja e tyre). Ka dhe njė vėshtirėsi tjetėr qė duket e vogėl, vlera e kėtyre e kartave kėrkohet tė pėrballohet nga buxheti i pensionistėve shiptarė, i tė papunėve shqiptarė, apo i buxhetorėve. Kjo duhet parė qė mė parw, qė nė buxhetin e vitit qė vjen kėto shpenzime tė pėrballohen nga Buxheti i Shtetit dhe jo nga xhepi i boshatisur i popullit shqiptar.
Vazhdojmė ti bėjmė apel LSI-sė
Humbja e zgjedhjeve tė vitit 2005 komentohet edhe pėr shkak tė shkėputjes nga gjiri i PS-sė njė partie tė re, LSI. Nė zgjedhjet e ardhshme a do tė bashkwpunojė PS me LSI?
Eshtė ende herėt pėr tė folur pėr njė bashkėpunim para, gjatė, apo pas zgjedhjeve elektorale, do tė shihen modalitet qė do tė pėrcaktohet Kodi Elektoral me kualicionet parazgjedhore. Sigurisht, sistemi aktual, nė pėrgjihėsi demotivon bėrjen e koalicioneve, paraelektorale. Sigurisht, sistemi elektoral ka bėrė ndryshime tė rėndėsishme, ku kėrkohet qė tė gjitha partitė vėrtetė tė peshohen, dhe tė maten para elektoratit, qė janė apo sjanė faktor politik nė paralamentin shqiptar dhe tė shikohen mundėsitė e koalicioneve. Megjithatė unė do tė thoshja qė, ėshtė shpejtė pėr tė diskutuar, do kemi apo jo koalicion. Kemi kohė gati dhe njė vit, nė politikė asnjėherė sduhet tė thuhet kurrė, sigurisht pėr ne kemi njė avargim tė mardhėnieve, LSI-PS. Apeli qė ne u kemi bėrė, dhe vazhdojmė tė bėjmė, tė gjithė aletave tanė, nė veēanti LSI, tė dalė nga gjiri i socialistėve, ėshtė qė nė deklaratat dhe qėndrimet e tyre tė mos ecin shumė larg, tė ruajnė qetėsinė, brenda pėrgjegjėsive dhe standarteve, qė duhet tė jenė nė planin e bashkpunimit mes aletave dhe sigurisht, PS do tė jap pėrgjigjen nė kohėn e duhur nė lidhje me aleancat para, gjatė dhe pas elektorale.
Jeni tė bindur nė fitoren e zgjedhjeve tė ardhshme?
Ne pėr kėtė po punojmė ēdo ditė, ēdo orė, ēdo ēast. Nuk po punojmė nė zyrat e selisė sė PS, por po punohet nė tė 5 400 qendrat e votimit. Po takojmė tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare. Ne jemi realistė dhe mundohemi qė me atė apel qė PS i ka bėrė gjithė elektoratit, ai tė bėhet i vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė e votės para kutisė sė votimit, pėr njė bashkim hallesh, problemesh, me qėllim qė tė bashkuar, jashtė antarėsive tė partive, pėr njė koalicion mbarė popullor, pasi ky vend kėrkon njė qeverisje dinjitoze, njė integrim mė tė pėrshpjetuar nė BE dhe njė jetė mė tė mirė.
Si do ta kometonte Ruēi lėvizjen e fundit tė Petro Koēit?
Deklarat e fundit e Koēit ėshtė qė ai ėshtė jashtė nga grupi parlamnetar i PS, kėshtu qė PS nuk ka kohė mė pėr tė humbur, PS ėshtė parti e hapur, luajale, me demokraci tė zhvilluar. Ne kemi tė gjitha hapėsirat ku ēdo individ, tė shfaqė mendimet e veta. Zgjedhja e z Koēi ėshtė zgjedhje personale. Ne nuk kemi kohė tė merremi me deklarime mediatike, tė askujt. Ne jemi nė punė pėr programin e zgjedhjeve tė 2009-ės.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 58 here