Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 613 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1148 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1038 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 295 dite

video »

6/19/2008 8:17:02 AM

Interviste me Deputetin e Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi

Ultimatumi i Berishės dhe integriteti i Presidentit


Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com


19 Qershor 2008 - Deputeti i Partisė Socialiste, Gramos Ruēi komenton tė gjitha skenat dhe prapaskenat e debateve tė fundit politike, konfliktin institucional ndėrmjet presidentit dhe ekzekutivit. Sipas tij, nė vazhdėn e politikave tė presionit dhe ultimatumeve z. Berisha pėrveēse, “ministėr”, “kryeprokuror” kishte zellin pėr t’u bėrė edhe “kryetar” i Gjykatės sė Lartė.

Z. Gramoz, dje u rrėzuan pesė dekrete tė Presidentit Topi, si do e komentoni ju kėtė?

Nė fakt, duke patur parasysh se ai ėshtė pjesė e maxhorancės, sigurisht qė marrėdhėniet Parlament-President, pėrcaktohen saktė nė Kushtetutėn e vendit si dhe nė rregulloren e Parlamentit. N.q.s do ishte njė rrėzim, ose mė mirė nė terminologjinė parlamentare, njė dhėnie mos pėlqimi tė Parlamentit pėr rrėzimin e dekreteve tė presidentit, do tė ishte njė gjė fare normale, pasi nė njė vend demokratik ėshtė e natyrshme pavarėsia apo sovraniteti i parlamentit nė raport me atė tė presidentit. Pra, ashtu sikurse Presidenti ka kompetencat kushtetuese pėr tė bėrė propozime dhe ėshtė sovran nė propozimet e veta, po kaq sovran ėshtė dhe Parlamenti nė miratimin apo mos miratimin e dekreteve. Pra, deri kėtu nuk ka asgjė tė keqe nėse do tė kishte rezultuar e tillė. Problemi ėshtė mė i komplikuar dhe duke qenė i tillė, kėtu kemi tė bėjmė me pavarėsinė e institucioneve, pėr metodologjinė e tė bėrit politikė, tė maxhorancės aktuale dhe mbi tė gjitha pėr pėrpjekjet e jashtėzakonshme qė bėn maxhoranca aktuale dhe veēanėrisht lidershipi i z.Berisha. Kjo pėr tė patur nėn tutelė institucionin e presidentit, e mbi tė gjitha pėr tė uzurpuar institucionet e pa varura siē janė organet e drejtėsisė. Problemi kėtu ndėrlikohet dhe ngjarja e djeshme ėshtė tepėr e rėndė pėr funksionimin e institucioneve tė shtetit shqiptar, pėr plotėsimin e atyre parametrave qė Shqipėria duhet tė plotėsojė pėr t’u bėrė anėtare e plotė e NATO-s, ashtu dhe pėr t’u pėrafruar me Bashkimin e Europian, apo njė venitje shpresash qė ky vend tė ketė zhvillim dhe nė radhė tė parė zhvillimi i tij tė fillojė nga funksionimi i instiucioneve demokratike tė njė sheti apo vendi. Pa ardhur nė kėtė kėndvėshtrim futja e djeshme pas gjithė atij debati mediatik dhe publik qė ėshtė zhvilluar me pretendimet se Presidenti ka shkelur procedurat, pas gjithė atij debati qė ėshtė zhvilluar nė Komisionin e Ligjeve. Nė vend qė Komisioni i Ligjeve tė shprehej pėr dekretet e presidentit u shpreh me njė raport qė arrinte nė pėrfundimin se Presidenti ka shkelur Kushtetutėn. Logjikisht kur njė President shkel Kushtetutėn, sipas versionit tė kėsaj maxhorance dhe pėrfaqėsuesve tė saj nė kėtė komosion, automatikisht plotėson kushtet dhe kriterin e domosdoshem, i cili duhet tė merrte njė mocion mos besimi dhe duhesh tė shkarkohej. Sepse njė nga elementėt qė Presidenti shkarkohet ėshtė kur ai shkel Kushtetutėn dhe nė mėnyrė tė pa pritur sikur tė mos kishte ndodhur asgjė, sikur tė mos ishte zhvilluar asnjė debat, sikur tė mos kishte asnjė raport tė Komisionit tė Ligjeve, sikur opozita para njė jave u largua vetėm se kėto dekrete nuk futeshin nė axhendėn e Parlamentit, nė mėnyrė tė pa pritur duke shkelur tė gjitha procedurat vijnė dekretet e presidentit sikur tė mos kishte ndodhur asgjė dhe seancės sė paralamentit i parapriu njė takim me Kryeministrin e Shqipėrisė me grupin e tij paralamentar, ku u dha ultimatumi. Ultimatumi ishte: Do tė votoni kundėr dekreteve tė presidentit. Pra, pamė gjithė kėtė arsyetim qė parashtrova mė lartė dhe problemi ėshtė mė i gjerė, mė i thellė, mė shqetėsues dhe ky shqetėsim nuk do tė kalojė pa pasoja, nė funksionimin e institucioneve tė shtetit, mbi tė gjitha tė pavarėsisė sė tyre dhe mbi tė gjitha tė organeve tė drejtėsisė. Mendoj qė Gjykata e Lartė aktualisht ėshtė e paralizuar, mos miratimi i dekreteve do tė kalojė me pasoja pėr kėtė gjykatė, ajo nuk funksionon nga ana administrative, pasi si ēdo organ administarativ i mungon kryetari, i cili ka kompetenca eksplicite dhe qė nuk mund t’i zėvendėsojė asnjeri. I mungon zėvendėskryetari, i mungojnė dhe shtatė anėtarė. Sigurisht do tė duhet njė kohė, ku Presidenti tė ushtrojė kopetencat e tij, ashtu sikurse dhe Paralamenti tė ushtrojė kopetencat e veta, por kjo kohė ėshtė pėr tė ardhur keq qė do tė jetė njė kohė shantazhi, njė kohė presioni, qė maxhoranca aktuale dhe lidershipi i saj, Sali Berisha, do t’i bėjė institucionit tė Presidentit. Kjo qė propozuesi tė mos jetė Presidenti i ushtrimit tė kompetencave tė tij kushtetuese, por propozuesi tė jetė Berisha, tė jetė Partia Demokratike qė Gjykata e Lartė tė jetė njė gjykatė jo e publikut shqiptar, jo e Kushtetutės dhe e ligjit, por njė gjykatė e njė partie, e cila nuk mund tė kalojė pa pasoja nė zhvillimet e mėtejshme tė shtetit tė sė drejtės, tė shtetit juridik, tė lirive dhe tė drejtave tė qytetarve shqiptarė. Nė kėtė kėndvėshtrim opozita shqiptare do tė shpalosė gjithė kėndvėshtrimin dhe cilėsitė e saj, pėr tė parandaluar me tė gjitha mjetet dhe mėnyrat e saj demokratike. Sigurisht qė demokracia ėshtė votė dhe kur vjen puna pėr votė, shembulli i shėmtuar ishte ai i djeshėm qė pse jo mund tė pėrsėritet pėrsėri nė dekretet qė pritet tė vijnė nė parlamentin shqiptar.

Pikėrisht duke patur parasysh qė pati rrjedhje votash dhe nga e majta si do e komentoni kėtė fakt?

Unė nuk mendoj qė dje ka patur rrjedhje votash nga e majta, ka patur rrjedhje votash nga e djathta. Vota sigurisht ėshtė e fshetė, por di qė nga bashkėbisedimi qė kam zhvilluar para, gjatė dhe pas votimit, qė tė gjithė deputetėt e partive opozitare parlamentare, kanė votuar pro dekreteve tė presidentit. Ka pasur elementė tė veēantė tė sė djathtės, tė cilėt kanė votuar pro kėtyre dekreteve dhe ajo qė mė shqetėson ėshtė qė nuk ka pasur asnjė zė tė veēantė nga maxhoranca aktuale nė gjithė kėtė debat qė ėshtė pėrfshirė, qė ishte njė debat konstitucional, ishte njė debat institucional, njė debat i funksionimit tė demokracisė paralamentare, i pavarėsisė sė organeve tė shtetit tė sė drejtės. Pėr tė ardhur keq ishte se grupi parlamentar i PD-sė ka pasur njė takim rreth kėtij problemi me Kryeministrin, z.Berisha. Fakti qė mbledhja zgjati shumė pak dhe qė nuk pati asnjė zė kundėr atij ultimatumi dhe asaj porosie qė ai dha pėr t’u thėnė jo dekreteve tė presidentit, flet pėr atė qė ėshtė shumė shqetėsuese, qė brenda maxhorancės aktuale, ka njė ndėrhyrje tė tillė, ka njė trysni, ndaj tė cilės mesa duket nuk guxohet jo vetėm tė kundėrshtohet publikisht, jo vetėm qė tė kundėrshtohet institucionalisht. Njė mbledhje pune siē ėshtė takimi i njė kryetari pėrtie, apo i njė kryeministri me grupin e tij paralamentar, por kur vjen puna qė nuk kanė guximin as tė shprehin verdiktin e tyre, megjithėse s’janė dakort me atė porosi tė Kryeministrit, edhe nė kushtet kur sigurohet njė votim tėrėsisht demokaratik, tėrėsisht i fshehtė.

Gati nga disa liderė tė Partisė Demokratike hidhet mendimi qė Presidenti ka futur miqtė e vetė, ndaj janė rrėzuar kėto propozime, kjo ėshtė e vėrtetė?

Edhe mė parė kam deklaruar qė Partia Socialiste dhe unė nuk bėhemi avokatė tė Topit. Topi ėshtė njė kandidat qė nuk ka marrė pėlqimin tonė, as nė planin moral, as nė planin politik dhe as nė planin institucional. Ai ėshtė njė President qė erdhi nė radhėt e Partisė Demokratike nga kreu i kėsaj partie, siē ishte nėn kryetar i grupit parlamentar tė kėsaj partie, erdhi me anė tė votave tė PD-sė. Kėshtu qė nuk ka asnjė arsye qė ne tė bėhemi avokatė tė tij, por nė fund tė fundit demokracia ėshtė votė e planit formal kushtetus dhe parlamentar dhe ai rezultoi fitues. Parė nė kėtė kėndvėshtrim jo sot, po qysh nė momentin kur ai bėri betimin nė parlament, megjithėse PS-ja nuk mori pjesė nė fjalimin e tij, megjithse nuk ishte dakort me kandidimin, megjithėse ishte kundėr akt-moralit tė asaj vote nė atė séance tė Parlamentit, nė fund tė fundit nė planin kushtetues dhe nė planin parlamentar, numrat ishin ekzaktėsisht tė sakta. Kėshtu qė nga ky moment Partia Socialiste u fut nė sallėn e Parlamentit mori pjesė nė betimin qė bėri, se nė fund tė fundit ai ėshtė Presidenti i Republikės, i vendit tonė. Ashtu siē mori pjesė nė dekretimin e zotit Moisiu. Ashtu si lidershipi i PS-sė, z. Rama, u ul nė tryezėn e Presidentit pėr t’i uruar dhe pėr t’i thėnė qė pavarėsisht se ne nuk kemi qenė dakord me kandidimin e tij, apo me mėnyrat me planin moral dhe politik se si u zgjodh president, ėshtė kėtu pėr tė mbėshtetur aq kohė presidentin e vendit sa herė qė ai tė jetė komform zbatimit tė kompetencave tė tij, qė i ka dhėnė Kushtetuta. Gjithashtu qė sa herė qė tė jetė i pavarur nė shėrbim tė atyre detyrimeve qė atė e ngarkon Kushtetuta e kėtij vendi. Kėshtu qė nė kėtė kėndvėshtrim, pėr ne z. Topi ėshtė President i kėtij vendi dhe sigurisht qė ne nuk do tė bejmė avokatin e tij, si individ i veēantė, por absolutisht do tė bėjmė avokatin e mbrojtjes sė pavarėsisė sė institucioneve tė njė vendi, siē ėshtė dhe institucioni i Presidentit dhe pavarėsia e organeve tė drejtėsisė. Ashtu sikurse do tė thosha se pavarėsia e institucioneve qė drejton, z. Topi nuk mendon siē mendojmė ne pėr kėtė ēėshtje, pasi kjo ėshtė e drejtė ekskluzive e tij. Mendimin tonė nė qoftė se do tė na kishte thirrur, do t’ja kishim dhėnė, ashtu sikurse ėshtė e drejta jonė sovrane tė jepnim votėn siē e kemi dhėnė dje nė sallėn e Parlamentit. Por, kur vjen puna tashmė qė ky proces ka mbaruar ėshtė njė absurditet do tė thoja dhe pa diskutim qė tė pesė emrat janė emra me integritet, janė emra me njė profesionalizėm tė admirueshėm. Do tė thoja se megjithėse ka qenė njė debat jo i shkurtėr, jo i vogėl, jo pak mediatik edhe publik, nuk kam parė qė edhe nga profesionistėt e sektorit tė korrespodencės tė kenė lanēuar kėto pesė emra tė dekretuara nga Presidenti. Mandej unė do tė merrja dy prej shembujve, pėr tė mos i marrė tė pestė ėshtė njė absurditet qė njė nga emrat e dekretuar nga presidenti Topi ka qenė, tė mos gabojnė, 10 vjet anėtar i Gjykatės sė Starsburgut dhe kur vjen puna vjen dhe rrėzohet nė parlamentin shqiptar, qė kur flasim pėr profesionalizėm, kur flasim pėr pavarėsi, pėr pastėrti tė figurės sė anėtarve tė Gjykatės sė Lartė, e ka apo se ka fuqinė ky vend tė rrėzojė njė kandidaturė tė tillė. Apo pėrsėri nuk i mbrojnė nga ana politike, por duke i parė CV-tė e tyre, njėri nga kandidaturat vinte nga shtresat, tė cilat gjatė sistemit tė kaluar kanė qenė tė persekutuar, kjo parti qė mbron integrimin e kėtyre shtresave dhe tė kategorive sociale megjithėse i plotėsonte tė gjitha parametrat qė i kėrkonte Kushtetuta e vendit, nė ligjin pėr Gjykatėn e Lartė pėrsėri rrėzohet nga kjo maxhorancė aktuale. Kėshtu qė i gjykuar nga ēka thashė mė lartė unė mendoj qė integriteti i kandidaturave tė propozuara nga Presidenti i vendit, nuk kishte shkak pėr tė votuar kundėr nga institucioni i parlamentit shqiptar dhe unė mendoj se vota e parlamentarve dje nuk ka qenė njė votė e pavarur, po ka qėnė thjesht zbatim i njė urdhri, politik, i njė ultimatumi politik, i njė detyrimi politik tė maxhorancės aktuale dhe personalisht tė lidershipit tė maxhorancės, z. Berisha.

Konfliktet e fundit mes Topit dhe Berishės mos vallė pėrkojnė me klanet brenda PD-sė pėr tė ruajtur influencėn, sidomos Berisha duke qeverisur me dorė tė hekurt, pa i lėnė hapsirė kreut tė shtetit sidomos nė gjyqėsor?

Sigurisht qė kėto institucione janė krejtėsisht tė ndara dhe tė drejtat, apo detyrimet qė kanė ndaj ligjit, ndaj institucioneve apo organeve tė tjera janė tė pėrcaktuara qartė dhe saktė nė Kushtetutėn e vendit, por mesa duket ajo qė ne kemi trajtuar, politikisht, moralisht, publikisht ėshtė rezultati i zgjedhjeve tė 2005-ės qė u hoq si njė ėngjėll se kishte tė bėnim me njė Berishė tjetėr dhe jo me atė Berishė tė ‘92-’97-ės. Dhe kėto tre vjet qeverisje ka provuar dhe njė herė qė jo vetėm qė nuk ka ndryshuar, por pėrkundrazi ka kamufluar mėnyrėn e tė sjelluarit, po nė sens ngelet po ai Berishė nga pikpamja funksionale nga pikpamja e tė konceptuarit, nga pikėpamja e mėnyrės sė tė bėrit politikė, nga pikėpamja e uzurpimit tė organeve tė kėtij vendi. Dhe mbi tė gjitha, qė koncepti i atij ėshtė qė ai duhet tė jetė edhe President i vendit. Pra Presidenti duhet tė bėjė siē thotė lidershipi i PD-sė, duhet tė jetė edhe kryetar i Gjykatės Kushtetuese edhe kryetar i Gjykatės sė Lartė, edhe Kryeprokuror edhe drejtor i Pėrgjithshėm i RTSH-sė. Pra nė qoftė se do ta ndjekim me vėmendje sjelljen politike, institucionale, tė kreut tė ekzekutivit dhe lidershipit tė PD-sė nuk ka asnjė ndryshim nga ajo sjellje qė ai ka pasur gjatė viteve ‘92-‘97. Sigurisht diku ja ka arritur diku jo, sa herė qė i paraqitet rasti ai vetėm tenton po ėshtė shumė kėmbėngulės nė funksionimin e tij politik. Mbetet permanente pasi ai nuk kishte se ēfarė tė bėnte anėtar tė Gjykatės sė Lartė qė gjeti menjėherė sa u paraqit momenti qė do zėvendėsonte 7 prej tyre. Nė fund tė fundit, esenca e kėrkesės sė tyre ėshtė qė kėta 7 emra duhet t’i propozojė Sali Berisha dhe Presidenti Topi duhet tė jetė kundėr firmės sė kėtyre dekreteve dhe nė kėto kushte nė kėto rrethana votat e maxhorancės aktuale i ka tė fituara nga presidenti. Kjo ėshtė njė tragjedi tjetėr dhe ėshtė e pa pranueshme nė tė gjitha aspekteve, pasi ėshtė njė rezultim i njė institucioni kaq tė rėndėsishėm siē ėshtė Gjykata e Lartė.

Sot e gjithė media komentonte shkarkimin e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, disa media e cilėsojnė si tė pa pritur, cili ėshtė komenti juaj pėr kėtė ēėshtje?

Sigurisht nuk kam informacion dhe unė jam njohur me kėtė nga njoftimi qė bėnė mediat dhe njoftimi pėr mendimin tim ėshtė jo transparent. Jo transparent nė kuptimin qė institucioni i Ministrisė sė Mbrojtjes, Shtabit tė Pėrgjithshėm i ushtrisė, Kėshilli i Ministarve, Kėshilli i Mbrojtjes, normalisht pėr tragjedinė e Gėrdecit duhet tė bėnin njė analizė, por deri mė sot nuk kemi parė asnjė analizė tė tillė dhe publiku shqiptar dhe Parlamenti shqiptar me gjithė kėrkesėn e bėrė tė herė pas hershme tė opozitės shqiptare qė kryeministri tė vijė mė njė material tė shkruajtur nė parlamentin shqiptar, ku tė informojė lidhur me ngjarjen e Gėrdecit, ende s’ėshtė bėrė e ditur. Dhe me sa duket s’ka pėr t’u bėrė. Mungesa e kėtyre analizave, arritja nė konkluzionet vėrtet tė argumentuara ta bazuara vėrtet trasparente, tė drejta tė vėrteta, ka shumė dritė hije qė mund tė arrish nė ēdo lloj pėrfundimesh, sigurisht nė pėrfundime tė drejta dhe tė jo sakta. Nė kėtė kėnd vėshtrimi tė gjitha pėrpjekjet qė janė bėrė si pėr heqjen e imunitetit dhe tė shoqėruar kjo dhe me dorėheqjen e z. Mediu ashtu dhe me shkarkimin e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė, krahasuar kjo me mungesėn e kėtyre analizave, me mungesėn e transparencės pėr ngjarjen tragjike tė Gėrdecit, ēdo ditė e mė shumė nė arritėm nė pėrfundimin se Gėrdeci i kalon shkallėt e njė ushtaraku sa do tė lartė, qofshin ata, apo kėta, i kalon shkallėt e pėrgjegjėsisė sė njė ministri kushdo, qoftė ky dhe pėrgjegjėsia si nė planin moral dhe nė planin politik, si nė planin administartiv dhe nė planin juridik. Sigurisht duhet kėrkuar nė modulin e qeverisjes dhe nė pėrgjegjsinė pėrkatėse tė lidershipit tė kėsaj qeverisje qė ėshtė z. Berisha.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Vijon neser





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 87 here