Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Tiranaobserver
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
5/12/2008 8:34:03 AM
Itali/ Emigrantet sklleverit e koheve moderne
Sklleverit do te vazhdojne e egzistojne
12 Maj 2008 - Koha e skllavėrisė nuk ka ikur ende. Skllevėrit ekzistojnė dhe do tė vazhdojnė tė ekzistojnė pėr njė periudhė tė gjatė kohe. Nėse nuk mė besoni mjafton tė hidhni njė sy tė shpejtė nė shtetin italian. Lexoni shtypin. Shikoni pėrrallat e treguara nga mass media italiane e shkruar dhe elektronike. Nėse nuk mė besoni mua personalisht hidhni njė sy sondazheve tė shtetasve italianė. (Sondazhi i kryer nga qeveria rumene ėshtė fakti mė tragjik i shtrembėrimit tė imazhit njerėzor tė emigranit klandestin dhe joklandestin. Sipas kėtij sondazhi 57% e italianėve kanė njė opinion negativ ndaj emigrantėve. 61% ky opinion ėshtė i drejtuar ndaj romėve, e 33% ndaj rumenėve. 75% e italianėve mendojnė se nė Itali ka shumė emigrantė. Njė italian nė gjashtė deklaron se ka pasė agresion, fizik ose verbal, nga njė i huaj emigrant. Ndėrkohė intoleranca ėshtė e ndarė nė opinion nė masėn 61% ndaj romėve, tė ndjekur nga shqiptarėt 35% dhe ndaj rumenėve nė masėn 33%)
E nėse nuk i besoni sondazhit tė Institutit Focus Marketing pėr llogari tė Agjencisė pėr strategjitė qeveritare tė Rumanisė, i hidhni njė sy politikės italiane. Ju mjaft mirė mund t'i besoni Umberto Bossit dhe partisė sė tij, qė pėr shkak tė luftės ndaj emigracionit pati fatin e madh tė arrijė njė numėr tė konsiderueshėm votash tė mjaftueshme pėr tė kėrcėnuar qeverinė e sa krijuar Berluskoni nr
(pėr dreq numri nuk mė kujtohet)
Kjo fobi moderne, nė fakt, ėshtė pjellė e politikės dhe pjellė e kulturės sė mangėt dhe e injorancės (69% e tė intervistuarve nuk janė nė gjendje tė tregojnė njė personazh tė njohur tė Rumanisė. E njohja e tyre kufizohet nė njohjen e familjes diktatoriale apo tė Kontit Drakula.)
Madje unė besoj se shumė prej tyre nuk njohin as edhe vetė historinė e Italisė (Mjafton ti pyesėsh se ēfarė kujton nė Fori Imperiali a Roma, Colonna Traiana, realizuar mbi projektin e arkitektit Apollodoro di Damasco. Jo mė ti pyesėsh pėr marrėdhėniet e kahershme, (partneritetit apo okupacionit), shekullore ndėrmjet Italisė, Ilirisė -Shqipėrisė, Rumanisė apo popujve tė tjerė qė e kanė furnizuar Romėn, nga jugu nė veri me skllevėr pune. Dhe qė vijojnė ta furnizojnė edhe sot e kėsaj dite me skllevėr tė kohėve moderne.
Dikujt mund ti duket i rėndė termi skllevėr pune. Mua personalisht jo! Duke ju renditur mė poshtė disa argumenta nga jeta e emigrantėve jo klandestinė nė Itali ju mund tė mė thoni nėse kam apo nuk kam tė drejtė nė padrejtėsitė qė i bėhen emigrantit jo klandestin ekstraitalian. Them ekstraitalian se nė fakt rumenėt janė komunitarė me tė drejtat e plota tė ēdo komunitari europian.
1. Fitimi i tė drejtės qė qėndrimit
Njė odise e vėrtetė e shoqėron emigrantin derisa tė arrijė tė marrė tė drejtėn e qėndrimit nė territorin italian. Njė grumbull i pafund dokumentash qė duhet tė rinovohen njė herė nė vit, apo njė herė nė dy vjet. Radhėt e pafundme pėrpara kuesturave tė zėvendėsuara me porcedurėn e pafund tė dokumentave nėpėr xhiron e postės - Romė - kuesturė e anasjelltas. Tė paktėn njė vit pėr tė rinovuar permesson. E kur tė vjen e rinovuar duhet tė ripėrgatitėsh edhe njėherė tė njėjtat dokumenta pasi e drejta e qėndrimit ka skaduar e duhet ta rinovosh!
E gjithė kjo pėr emigrantin do tė thotė humbje kohe, dhunė psikologjike,(sa herė jemi bėrė nervozė nė dyert e kuesturės) e mbi tė gjitha humbje financiare. Njė familjeje normale prej katėr personash, i kushton mbi pesėqind euro rinovimi i dokumentave. (Pėrfshirė fotografi, bashkimi i dokumentave, fotokopje, lėnia e ditėve tė punės, xhiroja nė postė, taksa e postės, xhiroja nė kuesturė, taksė shtetėrore.)
2. Marrja e shenjave tė gishtave
Personalisht nuk kam qenė kundėr marrjes sė shenjave tė gishtave. Por kur mė janė marrė njė herė me bojė, ashtu siē i merrnin qėmoti, dhe vazhdojni tiua marrin kriminelėve nė Shqipėri, sa herė e kujtoj mė vjen keq nga vetja. E kjo keqardhje u shtua kur mu morėn herėn e dytė, pa kaluar dy vjet, kėsaj here nė mėnyrė elektronike.
Mendova, shumė kush mund tė ketė menduar: Nė Romėn e lashtė, skllevėrit, kriminielėt dhe kafshėt, matrikuloheshin (shėnoheshin) me djegie, me prerje tė veshit, apo me bojė e sot, kohėt moderne kanė sjellė nė pushtet kompiuterin qė e ka qendrėn nė rrethinat e Romės.
Mirė se i morėn por a ka pyetur kush se ērezultat kanė sjellė nė luftėn ndaj kriminalitetit joitalian? A kanė ndonjė statistikė, nė pėrqindje se sa ėshtė ulur kriminaliteti, pėr efekt tė marrjes sė shenjave tė gishtave?
Me ējam nė dije edhe ndonjė krimnel i kthyer rastėsisht, ėshtė reabilituar mė pas me ndėrhyrjen e avokatėve qė kėtu nė Itali nxjerrin nga burgu e reabilitojnė dhe terroristėt e Brigatave tė Kuqe!
3- E drejta e qėndrimit tė pėrhershėm
Karta e qėndrimit ėshtė tjetėr Kalvar i mundimit pėr emigrantin. Si tė mos mjaftonte kjo, qeveria Prodi, qė na la shėndenė nė njė ditė tė bukur me shi, e pati ulur afatin nga dhjetė nė pesė vjet. E hajde pyet po deshe se pėrse quhet Kartė qėndrimi e pėrhershme?
4- E drejta pėr tė protestuar
De facto kjo e drejtė nuk na ėshtė mohuar asnjėherė. Por nga ana tjetėr asnjėherė nuk na janė krijuar kushtet pėr tė realizuar kėtė tė drejtė. Nėse provon tė ngresh zėrin pėr njė padrejtėsi sado tė vogėl ndaj punėdhėnėsit (padronit) tė nesėrmen, a tė pasnesėrmėn, mė mirė ik e kėrko njė tjetėr padron. Se ndryshe rrezikon qėndrimin nė Itali pasi ke humbur punėn!
Nė tė njėtėn kohė mungon, sensi i protestės sė organizuar tek emigrantėt. Mungonte dhe tek skllevėrit e Romės sė Lashtė (!)
Nėse emigrantėt do tė ishin nė gjendje tė organizonin vetėm njė ditė grevė nė tė gjithė vendin, ajo pėrqindje lartė e mosbesimi nė rolin e emigrantėve tė ndershėm nė rritjen e ekonomisė italiane, do tė binte ndjeshėm. Madje dhe nė krahun e atyre politikanėve qė ēirren nėpėr tribunat e politikės italiane pėr rrezikun e pėrhershėm tė emigrantėve.
5- E drejta e votės dhe shtetėsia
Janė njė argument i gjatė e nė kėtė shkrim jam pak i kufizuar. Por mjafton tė vė nė dukje se nė tė gjitha sistemet ekonomike tė dominuara nga skllavėria legale apo e fshehtė (e papranuar publikisht) e drejta e votės dhe e shtetėsisė historikisht ju ėshtė mohuar vetėm skllevėrve.
Gratė nuk kanė pasė tė drejtė vote por kanė pasė tė drejtė nėnshtetėsie. Kriminelėt e kanė fituar nė kohė tė drejtėn pėr tė votuar. Emigrantėt pėr shembull, emigrantėt italianė, kanė tė drejtė prej vitesh tė votojnė nė Amerikė.
E nė kėtė kontekst nuk mund tė bėhet fjalė pėr tė drejtėn pėr tu zgjedhur, larg qoftė nė ndonjė kėshill komune, ku pėr arsye tė lėvizjes emigratore kėtu nė Itali, emigrantėt, pėrbėjnė mbi 40% tė banorėve!
Mirė kush ka ardhur nga njė shtet joitalian, apo ka lindur nė njė shtet joitalian. Po fėmijėt tanė qė kanė lindur nė tokėn italiane, studiojnė nė shkollat italiane, qysh prej foshnjores e deri nė universitet? Mos duhet njė ditė tė bukur, ta shohin veten nė njė avion tė linjės, tė shoqėruar me policė dhe njė letėr qė i nxjerr jashtė nga shteti ku lindėn dhe u rritėn vetėm se nuk kanė njė kontratė pune tė pėrhershme dhe njė pagė minimale?
Cila ėshtė pėrgjigjia e politikės antiemigrant?
A ka politika ndonjė zgjidhje tjetėr nė perspektivė, apo do tė vijojė tė njohė emigrantin si njė skllav modern qė duhet tė ulė kryet e tė punojė, shpesh, edhe jashtė kushteve minimale tė punės e sigurisė?
Apo gjithė kjo ėshtė vetėm njė lojė politike pėr tė marrė vota e pėr tė zgjatur jetėn nė politikė, duke pėrdorur kartėn e sukesshme tė luftės kundėr emigrantėve pėr tė ardhur nė pushtet?
Pse jo? Politikanėt italianė nuk janė nė masė, aq tė pandėrgjegjshėm, e tė papėrgjegjshėm, sa tė mos kuptojnė nevojėn e emigrantėve dhe rolin e tyre pozitiv nė ekonominė italiane. Ne emigrantėt, pa dallim race, kombėsie, shteti prej nga vijmė, jokriminelė apo kriminelė nuk duam dhe nuk duam tė jemi trajtuar si skllevėr tė kohėve moderne!
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 183 here