Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Tiranaobserver
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
5/11/2008 10:58:48 AM
Mihallaq Andrea/ Qė nė mesin e shek.XIX nė Korēė ka pasur grupe tė vogla qė luanin nė violinė
'Magjepsem me Serenatat e Rumiut.'
Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com
11 Maj 2008 - Ai tashmė quhet Magjistari i serenatave korēare. Njė njeri qė nuk e percepton dot veten pa kitarėn dhe pa muzikėn. Njė njeri qė gjithė jetėn e ka lidhur me kėtė gjini muzikore. I qetė, i vėmendshėm, fjalė plot muzikalitet ai nė bisedė duket sikur kėndon. Korēa i dha atij muzėn e serenatave ai i ka dhėnė Korēės pavdekėsinė e tyre. Pra njė trio e pazgjidhme Korēė-serenatė-Mihallaq.
Ata nuk bėjnė pa njėri -tjetrin. Dhe pse me kurorėn e lavdisė sė serenatave, ai nuk e tradhėtoi asnjėherė vendlindjen dhe pse ofertat pėr lėvizje kanė qenė nga mė tė ndryshmet. Politikėn nuk e ka pėrqafuar kurrė, pasi telat e kitarės dhe serenatat qė ngjasojnė me melodinė e zogjve tė pyllit nė mėngjes pranvere, janė politika hyjnore qė zbusin shpirtrat njerėzorė, largojnė hallet dhe streset dhe bėjnė ēdo politikan tė ulet nė karrigen e harresės sė vetvetes dhe tė marrė erėn e vėrtetė tė paqes dhe shėmbėlltyrės sė ndjeshmėrisė njerėzore.
Si ēdo artist ai ėshtė i etur pėr aventura, por jo nė ato ēmenduraket qė trondisin shpirtrat njerėzorė, por nė aventura qė pėrēojnė emocione tė reja nė kohėzimet e ndryshme. Nė jetė njė njeri i zakonshėm, paqėsor, i sinqertė, familjar, i dhemshur, nė kitarė njė pėrbindėsh, qė sundon hapėsirat e ambienteve duke i bėrė dhe muret tė kenė veshė nėn magjinė e tingujve brilantė tė serenatave tė patjetėrsueshme shqiptare apo mė mirė tė themi: korēare.
-Ku ka lindur Mihallaq Andrea?
-Kam lindur nė vitin 1949 nė njė familje tė mesme korēare.
-Ku e keni bėrė shkollėn fillore dhe kush ju ka zbuluar si talent nė shkollė?
-Shkollėn fillore dhe 7-vjeēare e kem kryer tek shkolla 7 Nėntori Korēė, sot Sevasti Qirjazi. Nė tė vėrtetė kam qenė nxėnės shumė i urtė dhe i edukuar, traditė kjo qė trashėgohej nga familja ime. Kam pasur talent nė vizatim e pikturė dhe nė fund tė klasės tė 7-tė, kam fituar edhe konkursin pėr tė hyrė nė liceun artistik, por pėr shkak tė biografisė u anashkalua talenti im, talent qė e trashėgon tani vajza ime, Klaudia. Sa pėr tė kėnduar nuk shquhesha kushedi se ēfarė, mė shumė kėnaqesha duke dėgjuar babin tim kur kėndonte me zėrin e tij brilant. Babai ka qenė drejtor ndėrmarrje deri nė vitin 1957 kur vėllai ynė studionte nė Gjermani dhe nuk u kthye mė. Kuptohet, kalvari i vuajtjeve sapo filloi.
-Kur keni kėnduar pėr herė tė parė nė skenė dhe ku?
Nė vitet e gjimnazit, natyrisht, fillova tė luaja nė kitarė dhe tė kėndoja me shokėt, ndėrsa nė skenė pėr herė tė parė kam kėnduar nė 1968, nė estradėn profesioniste tė qytetit tė Korēės.
-Si titullohej kėnga juaj e parė dhe emocionet?
Isha vetėm 14 vjeē dhe kisha filluar tė luaja nė kitarė. Mė thėrret njė shok pėr ti akorduar kitarėn e tij. Tek porta fillova ta akordoj, kur njė vajzė, nė moshėn time, mė zgjat njė copė letėr, ku ishte shkruar njė poezi dhe mė pyet nėse mund ta bėja kėngė. Mbas dy javėsh kėngėn e pėrfundova, ajo u pėrhap shumė shpejt sa edhe sot kėndohet pothuaj nė tė gjithė Shqipėrinė. Dhe ėshtė pikėrisht kėnga me kėto vargje:
A tė kujtohet ajo natė
kur duart mi hidhje nė qafė etj etj
-Kush kanė qenė vitet mė tė bukura tė rinisė dhe si i kalonit netėt me shokėt nė Korēė?
-Pėr tė gjithė, vitet e rinisė janė mė tė bukurat, por unė kam pasur njė pasion tė veēantė pėr malin dhe pyjet dhe shokėt dhe miqtė e mi i kisha tė tillė. Natyrisht, kitara nuk mė largohej nga supi nė ekskursionet e bukura nė pikat turistike tė qytetit tė Korēės. Krijova edhe disa kėngė tė tjera me poezitė e mia, tė cilat kėndoheshin me pasion nga rinia korēare. Por fillimi i mirėfilltė nė krijimet e mia ka qenė viti 69 kur nė qytetin e Shkodrės kryeja shėrbimin ushtarak, ku sė bashku me shokun tim tė ngushtė, Raqin, kemi krijuar 14-15 kėngė, tė cilat kėndohen edhe sot.
-Dita mė e bukur e jetės suaj skenike kush ka qenė?
-Nė vitin 70, nė mars, dal nė skenė me estradėn profesioniste me dy kėngė tė sapokrijuara nga unė dhe duartrokitjet nuk kishin tė mbaruar. Mirėpo pas Festivalit tė 11-tė, mua mė hiqet e drejta pėr tė kėnduar dhe krijuar, mė heqin nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė me motivacionin se kisha krijuar kėngė dekadente dhe sentimentale, por qė nė mbledhjet e teatrit dhe estradės profesioniste theksi u vu tek biografia ime. Nė mars tė vitit 1990 artisti i madh Aleko Prodani, miku im, mė takon dhe mė propozon njė recital me estradėn profesioniste, me kėngėt e mia dhe aktorėt Zamira Kita dhe Vaske Ēeēe. Dhe ēuditėrisht komiteti i partisė e kishte aprovuar kėtė spektakėl. Dalja ime nė skenė mbas shumė e shumė vitesh ishte sadisfaksion i jashtėzakonshėm pėr mua.
-Po dita mė e keqe?
-U pregatita me tė ndjerin aktorin Stavri Shkurti pėr tė konkuruar nė Akademinė e Arteve, fitova, por nuk mė lejuan tė vazhdoja sepse kisha biografi tė keqe. Jam ndjerė jashtėzakonisht keq.
-Ku e kanė zanafillėn serenatat korēare?
-Gjyshi im ka qenė mėsues. Prej tij dhe babit tim kam mėsuar shumė mbi historikun e serenates korēare. Qė nė mesin e shek.XIX nė Korēė ka pasur grupe tė vogla qė luanin nė violinė dhe gajde dhe me kėto vegla bėheshin dasmat e gėzimet e tjera. Dalėngadalė me daljen e korēareve nėpėr Europė, si: Bullgari, Rumani, Greqi, Francė etj, nė qytetin e Korēės nė fillimet e shek.XX e gjetėn me disa grupe mandolinash tė krijuara pikėrisht nga kėta emigrantė qė mbartnin me vete edhe muzikėn e vendeve, ku kishin emigruar. U krijuan edhe kėngėt e ashtuquajtura serenatat e para, si psh: Varka po niseshe, Kapiteni i ri etj, kėngėt korēare qė kėndohen edhe sot. Rreth viteve 1915, mbas lirimit shekullor nga Turqia, korēaret vėrtet i kushtuan vėmendje tė madhe muzikės. Njė muzikant i quajtur Nasi, i ardhur nga emigrimi sjell shumė kėngė serenate, tė cilat u pėrvetėsuan menjėherė nga qytetėrimi korēar,psh: ēelu-ēelu, korēare e bukur, Dėbora zbardhi malet etj.. Mbas tij edhe shumė muzikantė tė tjerė ju pėrkushtuan serenatės korēare. Ato pėrhapeshin me shpejtėsi dhe u bėnė pjesė e kulturės korēare.
-Sa kėngė keni regjistruar nė repertorin tuaj?
-Kėngėt e mia nuk i kam numėruar dhe nuk di tė jap njė shifėr tė saktė, po them se kalojnė 400-tėn. Megjithatė jo tė gjitha kėndohen dhe mbahen mend. Ato qė i njeh gjithė Shqipėria dhe shqiptarėt dhe qė i kėndojnė nuk mund tė jenė mė shumė se 20, dhe janė pikėrisht serenata dhe jam i bindur se pak e dinė se kush ėshtė autori i tyre.
-Tekstet e kėngėve, kė kanė pėr autor?
-Pjesėn mė tė madhe tė kėngėve i kam krijuar me poezitė e mia. Ndėrsa vite pėrpara kam bashkėpunuar me shokėt e mi, pastaj me poezitė e Koēi Petritit, Skėnder Rusit etj. Vitet e fundit bashkėpunoj me poetin dhe shkrimtarin Riza Lahi qė tani me ėshtė edhe miku im. Mė pėlqejnė poezitė e tij sepse kanė brenda inteligjence dhe pastėrti. Riza Lahi ka pėrkthyer tė madhin Xheladin Rumiu, poetin e madh iranian, nė mėnyrė tė pėrkryer. Mė pėlqyen aq shumė rubairat e pėrkthyera me aq mjeshtėri dhe krijova njė album me 9 kėngė me kėto poezi qė i kam quajtur Serenatat e Rumiut. Para dy muajsh mbarova albumin me 11 kėngė tė krijuara dhe orkestruara nga unė me poezitė e nje poeteje tė re, por shumė tė talentuar, Antoneta Brozi/Gaci.
-Sa ėshtė i lidhur me librin Mihallaq Andrea?
-Dikur kam lexuar shumė, tani mė pak.
-A jeni marrė ndonjėherė me politikė?
-Nuk mė pėlqen pothuaj fare politika megjithėse kam pasur propozime nga dy partitė e mėdha, tė djathtė dhe tė majtė.
-Ēfarė pėlqeni dhe ēfarė kritikoni tek njė njeri?
-Serenatat nuk mund ti krijosh dot po nuk pate shpirt tė ndjeshėm e tė butė. Unė i quaj ato kėngė shpirtėrore qė nė vetvete reflektojnė dashurinė e sinqertė. Pėlqej shpirtin e butė tė njeriut dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pranoj shpirtligėsinė tek tė tjerėt..
-Shihet sot se kėnga popullore shqiptare dhe serenata e famshme po deformohen, mendimi juaj pėr kėtė deformim?
-Nė fillimet e demokracisė shqiptare deformimet u hapėn keq nė shumė fusha tė jetės, por mė keq akoma nė art. Kėngėtarė e muzikantė tė dalė nga hiē-i zėvendėsuan muzikėn tradicionale popullore shqiptare me haremet turke dhe greke, tė cilat ia servirėn nė mėnyrėn mė tė keqe popullit. Megjithatė unė nuk kuptoj dot sesi njerėzit ranė pre e kėsaj muzike popullore. Tani po shikoj me kėnaqėsi se dalėngadalė ato pseudo-kėngė po zėvendėsohen me muzikėn e vėrtetė popullore shqiptare dhe me serenatat e bukura korēare. Unė personalisht me iniciativėn time, 10 vjet pėrpara kam krijuar njė shoqatė kulturoro-artistike qė quhet Serenatė Korēare. Ēdo vit ne organizojmė javėn e serenatės korēare nė qytetin e Korēės, me kėngėt mė tė bukura tė serenatės nė vite. Megjithatė unė kam mendimin se vazhdimisht serenata korēare duhet tė pasurohet me kėngė tė reja tė dala nga shpirti i sinqertė i korēarit. N.q.s diēka ėshtė deformuar nga serenata, tani nuk ndodh mė. Gjithēka ėshtė riparuar, ajo kėndohet ashtu si nė gjenezen e saj. Vėrej me shumė kėnaqėsi se rallė mund tė ketė bar ku serenata korēare tė mos dėgjohet. Ajo po zėvendėson dalėngadalė atė muzikė bastarde tė dalė nga vitet e para tė demokracisė.
-Ēmendim keni pėr kėngėtarėt e rinj dhe muzikėn e lehtė qė krijohet tani?
-Mė duket se kėngėtar ėshtė i gjithė populli
, kėndon kush ti teket nėpėr studio dhe bėhet kėngėtar. As qė bėhet fjalė se deri tani mund tė dalė njė Frederik Ndoci i dytė. Sa pėr muzikėn e lehtė qė tani krijohet dhe orkestrohet, a nuk ju duket edhe juve se janė tė gjitha pothuaj njėlloj?! Janė shumė tė ralla kėngėt qė mbahen mend gjatė.
-Kėngėtarėt e preferuar?
-Pėr mua dy janė pėrmendoret e muzikės sė lehtė shqiptare: Vaēe Zela dhe Sherif Merdani.
-Ushqimi i preferuar?
-Peshku i zgarės, patjetėr.
-Ēėshtė familja pėr Mihallaqin?
-Si pėr ēdo njeri familjar, familja ėshtė kuptimi i jetės.
Ēdo tė bėje n.q.s do ishe i pasur?
E para, ėshtė njė pyetje pak e vėshtirė sepse akoma nuk e kam provuar ēdo tė thotė tė jesh i pasur. Por mendoj se tė parėn gjė qė mund tė bėja do tė ishte: me ēdo kusht do tė ndihmoja njerėzit qė kanė nevojė pėr ndihmė (invalidėt). Njė ditė kisha qėndruar me makinė pėrpara Akademisė sė Arteve nė Tiranė, kalon para meje njė invalid me karrocė, e shtynte njė grua. I zgjati dorėn njė makine pėr ti dhėnė diēka. Atėherė unė nuk prita mė, por e thirra dhe i dhashė 5000 lekėshin e fundit qė kisha nė xhep. Gjithashtu kam tmerr kur mendoj fėmijėt qė mbeten dhe rriten pa prindėr. Do tė bėja gjithēka qė ata tė ndjenin sa mė pak mungesėn e tyre.
-Pėrse Korēa quhet qyteti i serenatave?Ska qytet tjetėr.. Ku e ka zanafillėn ky emėrtim?
Qė Korca ėshtė quajtur qytet i serenatave, e ka merituar. Ajo ka ardhur natyrshėm. Askund tjetėr pėrveēse kėtij qyteti nuk i ėshtė kėnduar vajzės nėn ballkon apo dritare me aq dashuri dhe prindėrit e saj tė dalin dhe tė tė qerasin me karamele dhe raki. Kjo tregon njė civilizim dhe kulturė tė mjaftueshme evropiane. Dhe pikėrisht, ishin qytetarėt korēarė qė zotėronin kėtė kulturė dhe qė krijuan kėtė lloj muzike, tė ėmbėl e tė sinqertė, shpirtėrore qė quhet serenatė korēare. Ishte kultura e mjaftueshme e qytetarit korēar qė Korēa tė quhej Parisi i vogėl. Rrugėt e saj me kalldrėm, tė pastra me shtėpi dhe ballkone, tė cilat bien direkt nė rrugė kanė parė e dėgjuar kėngė serenate aq shumė sa edhe ekzistenca e tyre. Pikėrisht rreth viteve 20 tė shekullit tė kaluar janė krijuar edhe kėngėt e para tė serenatės korēare, qė pastaj u zhvilluan nga muzikantė tė talentuar korēarė qė kishin emigruar ose studjuar jashtė, qė kjo lloj kėnge, qė ka brenda saj edhe arjen operistike, ti jepte qytetit kėtė titull kaq tė bukur, qytet i serenatave.
-Ēėshtė dashuria pėr Mihallaqin?
Ashtu si na mėson edhe bibla: dashuria ėshtė dashuri. Ky pėrkufizim mė duket se pėrmbledh gjithė fuqinė e saj.
-Keni shkruar poezi. Po prozė?
Poezi kam bėrė me kėngėt e mia. Pra disa tekste serenatash. Ka kohė qė vazhdoj tė shkruaj njė roman, i cili nuk ėshtė se do tė jetė shumė voluminoz, por shpresoj tė ngjallė interesin e lexuesit. Romani trajton historikun e dy familjeve shqiptare qysh nė kohėn e Gjergj Kastriotit dhe pastaj mė vonė rreth shek.XVIII qė trajton ngjarje tė luftės ruso-turke, e pastaj mė vonė ngjarje tė shek.XX deri nė ditėt tona. Aty pėrfshihet, shkruar artistikisht edhe biografia e jetės sime.
-Nė Shqipėri shtohen divorcet dhe mendohet se femra ka shumė liri, mendimi juaj?
Nuk mendoj se nė Shqipėri femra ka shumė liri. Dhe divorcet nuk mendoj se kanė shkaktar vetėm femrėn. Janė burrat, pikėrisht ata qė mė sė shumti kėrkojnė divorc. Nuk mund tė bėj dot analize se kush ėshtė shkaku, por pėrsėri mendoj se emigracioni ėshtė shkaktari kryesor. Disa tė tjerė thonė se varfėria ėshtė edhe ajo njė shkak.
-Ju keni njė makinė qė e ngisni vetė. Ju pėlqejnė udhėtimet?
Po. Ashtu siē kam qenė i apasionuar pas malit dhe pyjeve edhe tani jam i dhėnė pas udhėtimeve. Do tju tregoj diēka interesante. Mua dhe 4 shokėve tė mi para dy muajsh na lindi ideja qė tė shkojmė nė SHBA pikėrisht me makina, me dy makina.
-Do kaloni oqeanin me makina (e pyes duke qeshur)
(Qesh dhe ai). Dėgjo. Kemi pėrcaktuar intenerarin. Pra: Maqedoni, Bullgari, Rumani, Ukrainė, Rusi, mespėrmes Siberisė, pastaj me traget do tė bėjmė 100 km-at nė det qė ndan Siberinė nga Alaska, Kanada dhe SHBA. Kėtė aventurė e kam marrė seriozisht dhe n.q.s vitin qė vjen do tė gjejmė sponsorė ne do ta ndėrmarrim kėtė udhėtim qė mendojmė tė zgjasė rreth 25 000 km, pak mė shumė se gjysma e perimetrit tė tokės.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 83 here