Video

8/18/2012 10:13:41 AM

Sarandė: Sa fitoi bashkia nga taksa e shezlongėve kėtė verė ?

Tė ardhurat e siguruara nga vjelja e kėsaj takse kane arritur nė shifrėn e 2.5 milionė lekėve

Banneri i rubrikes






SARANDĖ - Vjelja e taksės sė shezlongėve tė plazheve ėshtė bėrė njė burim i mirė tė ardhurash pėr bashkinė e Sarandės kėtė verė. Burime nga kjo bashki bėjnė tė ditur se janė 50 subjekte qė ushtrojnė kėtė aktivitet, duke marrė nga qeverisja vendore sipėrfaqe tė caktuara plazhesh nė pėrdorim, por duke iu nėnshtruar taksimit 50 lekė pėr ēdo shezlong.

Timo Mėrkuri, drejtor i tatim-taksave nė bashki, tha se tė ardhurat e siguruara nga vjelja e kėsaj takse kane arritur nė shifrėn e 2.5 milionė lekėve. Sipas tij, kjo shumė ėshtė pesė herė mė e lartė se ajo e regjistruar nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar.

“Shumėfishimi i tė ardhurave lokale vetėm nga ky zė, do tė thotė se ēdo detaj ėshtė evidentuar me saktėsi dhe biznesi ėshtė ndėrgjegjėsuar se duhet tė shlyejė edhe pjesėn e detyrimit tė vendosur nga pushteti vendor, krahas mundėsisė sė krijuar pėr tė siguruar fitimet e veta nga ky aktivitet sezonal”, sqaron Mėrkuri.

Ai thote se pėr tė mos e renduar biznesin, shlyerja e kėtij detyrimi ėshtė ndarė nė dy kėste dhe deri tani vetėm pesė subjekte janė pa paguar kėstin e dytė. Risia e kėtij sezoni nė Sarandė ėshtė se edhe vetė bashkia operon me shezlongėt e saj nė plazhe, duke konkurruar me gjysmėn e ēmimit privatėt.



HermesNews - © 2012





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 122 here