Video
8/18/2012 9:35:46 AM
Filmi Veror, starton edioni i 5-tė. Qytetet e mėdha ngrenė siparet
Mbrėmjet e kėtij festivali do t'i kushtohen jo vetėm filmave konkurues, por dhe kinemasė
DURRES - Edicioni i 5-tė i Festivalit ndėrkombėtar veror tė filmit pėrveē Durrėsit do tė "ndalojė" edhe nė qytetet e Tiranės, Vlorės, Pogradecit dhe Sarandės.
Anila Varfi, organizatore e kėtij Festivali tė njohur, tha se ky edicion do tė zhvillohet nga 26-30 gusht, kryesisht nė qytetin bregdetar, dhe ėshtė organizuar nė bashkėpunim me festivale tė tjerė nė SHBA, Bullgari, Rumani, Egjipt, Itali dhe Portugali, me tė cilėt ka themeluar organizmin "Festival network". Sipas organizatores Varfi, filmat fitues tė festivaleve tė Durrėsit do tė shfaqen edhe nė edicionet pasardhės tė kėtij networku.
Filmi qė do tė ngrejė siparin e festivalin nė amfiteatrin e Durrėsit do tė jetė "Les Bien - Aimes" nga Christophe Honore, tha mė tej Anila Varfi, drejtore e Festivalit.
Njė program me tre filma tė tjerė do tė pėrcjellė kulturėn kinematografike franceze edhe nė ditėt e tjera tė kėtij edicioni.
Gjashtė filma, produksione evropiane tė viteve tė fundit, do tė konkurojnė nė seksionin "Vizione Bashkėkohore", duke synuar "Gladiatorin e artė" pėr filmin mė tė mirė si dhe ēmimet pėr regjinė, aktorin dhe aktoren mė tė mirė. Presidente e Jurisė do tė jetė Alison Frank, kritike e njohur britanike. Nuk do tė mungojnė edhe nė kėtė edicion konkurimet pėr Filmin mė tė mirė ballkanik, Cmimi i Publikut dhe Cmimi i Kritikės (FIPRESCI).
Amfiteatri i hapur romak, 2800 vjeēar, i rrethuar nga deti Adriatik, ėshtė njė sfond spektakolar pėr ceremonitė magjepėse tė Ēmimeve tė Argjendta tė Durrėsit, tė cilat nderojnė regjisorė, aktorė aktore, figura nė zė tė artit kinematografik tė cilėt kanė dhėnė kontribute tė rėndėsishme pėr kinemanė. Cmimi ėshtė krijuar nga skulptori famshėm shqiptar Prof. Sadik Spahia dhe prodhuar ne Itali nga "Argenti Preciozi".
Pjesmarrja nė edicionet e kaluara e yjeve dhe legjendave tė kinemasė botėrore si, Francis Ford Coppola, Claudia Cardinale, Fanny Ardant, Nik Powell, Rade Serbedzija, Lech Majewski, Kryzstof Zanussi, Jiri Menzel, Jan Harlan, Enrico Lo Verso, Maia Morgenstern, Paolo Sorrentino., etj e kanė bėrė mjaft popullor Festivalin ndėrkombėtar tė filmit qė organizohet nė Durrės pėr tė pestin vit radhazi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 166 here