Video
8/17/2012 3:24:09 PM
Dreke me 'mish luani' dhe kafshe te tjera ekzotike
Peticion ne nje restorant ne Texas. Hiqet nga menuja
SHBA- Nje piatance me baze ushqimi mishin e luanit eshte hequr nga menuja e nje restoranti ne Teksas, i specializuar per drekat ekzotike pasi deklarata kishte provokuar nje sere protestash ne internet.
Taste & See, restorant i njohur ne Wichita kishte propozuar ne te njejten kohe nje drake me baze ushqimi mishin e luanit dhe kafsheve te tjera ekzotike, ideuar nga shefi venezuelian Jason Febres per 160 dollare per person.
Mbreti i pyllit
Nuk eshte e qarte se si do te gatuhej mishi i mbretit te pyllit, por kuriozet kane marre pjese ne kete mbremje dhe kane konsumuar pjata me mish kanguri, krokodili, antilope dhe buall deti. Ne tavoline kishte edhe lepur skocez, qe tashme eshte hequr nga Kalifornia.
Peticioni
Nje peticion online organizuar nga Change.org ka mbledhur 11 mije firma per te ndaluar dreken, por ne fund restoranti ka zgjedhur vetem te heqe ushqimet me te kundershtuara. Ka patur protesta, por qe nuk kane nderhyre per mbremjen, ka thene zedhenesi i restorantit Steven Bacci, sipas te cilit gjithcka ka kaluar shume mire dhe mbremja ka patur shume sukses.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 136 here