Video

8/15/2012 10:40:18 AM

Durrės: Investim 159 milion Lekėsh nė port

Rruga ekzistuese do tė zgjerohet dyfish deri nė terminalin e trageteve, me njė gjatėsi prej 821 metra linear dhe nė tė mund tė udhėtojnė gjashtė automjete njėkohėsisht

Banneri i rubrikes






DURRĖS - Rruga hyrėse e automjeteve nė portin e Durrėsit do tė ketė sė shpejti njė pamje krejtėsisht tė re, falė njė investimi prej 159 milionė lekė, financuar nga Autoriteti Portual (APD).

"Rindėrtimi i saj do tė lehtėsojė hyrjen dhe daljen e automjeteve nga porti mė i madh i vendit, duke garantuar edhe parametra tė lartė tė sigurisė", tha Drejtori I APD, ing. Eduard Ndreu.

Drejtori Ndreu shtoi se, "nė projekt ėshtė parashikuar edhe ndėrtimi fillestar i njė rruge tė re qė i drejton automjetet e interesuara drejt kalatės lindore, ndėrsa siguron njė shesh parkimi tė pėrkohshėm pėr tė gjithė automjetet qė nuk kanė prenotuar mė parė lundrimin me tragete".

Sipas tė njėjtit burim, pika e kontrollit tė automjeteve nė pjesėn jugore tė portit do tė rindėrtohet sipas standardeve tė reja rreth 130 metra larg vendit ekzistues, brenda territorit portual.

"Ne duam tė krijojmė kushte normale pėr njė projekt tė ardhshėm qė i lidh rrugėt aktuale tė mbikalimit nė urėn e Dajlanit me tė gjitha rrugėt hyrėse tė portit, qė vijnė nga jugu dhe pjesa qendrore e vendit", u shpreh drejtori i APD.

Njė projekt shtesė do tė sigurojė peshimin dinamik nė lėvizje tė tė gjitha automjeteve tė rėnda qė hyjnė dhe dalin nga porti. Punimet do tė kryhen nga firma "Varaku", e cila fitoi edhe tenderin pėrkatės, ndėrsa po kryhen procedurat e fundit pėr tė siguruar zgjerimin normal tė rrugės nė anėn e ish-depozitave tė karburanteve. "Sipas kontratės punimet duhet tė pėrfundojnė 6 muaj pas fillimit tė tyre", pėrfundoi drejtori i APD-sė, Eduard Ndreu.



HermesNews - © 2012





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 106 here