Video
8/8/2012 12:02:28 PM
Spitali i tmerrit ne Afganistan
Te semuret njelloj si 'Kampi i Aushvicit'
AFGANISTAN- Pentagoni ka tentuar me te gjitha menyrat e mundshme per te ndaluar fushaten e perhapjes se informacionit dhe fshehjen e dhunes se tmerrshme ne spitalet ushtarake afgane. Keshtu ben te ditur nje ish zyrtar ushtarak i paidentifikuar, i cili jep prova fotografike duke i publikuar keto tmerre.
Pamje te reja
Buzzfeed ka ne dore mbi 70 pamje dhe 120 dokumenta qe evidentojne perfshirjen e gjeneralit William Caldwell ne skandal. Ky i fundit ishte gjenerali dhe shefi i Misionit te Trajnimit Kombetar ne Afganistan, nje program ushtarak qe ka thithur rreth 11 miliarde dollare ne vit dhe qe sherbente ne Dawood National Military Hospital.
Fotot, tregojne qartesisht diferencen mes asaj qe amerikanet kane dashur te tregojne per publikun dhe asaj se cfare ndodhte vertet ne Dawood ne Afganistan. Kur zyrtaret amerikane vizitonin ndertesen, vinin te drejtuar nga kolonel Geller. Madje ky tur quhej Turi i qeneve dhe mezave.
Vizita
Ne spital vinin per te kuruar te plagosurit e ushtrise afgane, pavaresisht se deshmite tregojne se te plagosurit trajtoheshin njelloj si kampi i Auschwitzit. Deshmite e reja flasin edhe per neglizhencen e spitalit ku nen kontraten e Pentagonit, gjenerali afgan Ahmed Yaftali ka shitur mbi 4.5 tonelata mjekesore amerikane ne Pakistan duke fituar mbi 20 milion dollare.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 153 here