Video
8/3/2012 1:54:13 PM
Vlore. Plagosen kater persona
Shkaku 'konflikti i pronesise' dhe probleme te tjera
VLORE- Njė konflikt pronėsie nė Vlorė u shoqėrua me plagosjen e katėr personave, ndėrkohė qė policia arriti tė kapė 6 autorėt e dyshuar, pas njė ndjekje tė gjatė me automjete dhe pėrplasje. Burime zyrtare tė policisė bėnė tė ditur se "njė konflikt pronėsie mes dy personave, bashkėpunėtorė nė njė marrėdhėnie biznesi, ėshtė shndėrruar nė njė konflikt ku janė pėrfshirė dhe persona tė tjerė, ēka ėshtė finalizuar mbrėmjen e tė enjtes me krismat e armėve, ku kanė mbetur tė plagosur 4 vetė, por pa rrezik pėr jetėn".
Burimet e mėsipėrme sqaruan se "mbrėmjen e vonė tė tė enjtes nė sallėn operative tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut, ėshtė marrė njoftim se nė lagjen "Pavarėsia" ka pasur njė konflikt, i cili ėshtė shoqėruar me tė shtėna armėsh dhe plagosjen e katėr personave".
Nė vendngjarje kanė shkuar shėrbimet e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut qė janė vėnė nė ndjekje tė autorėve, tė cilėt janė larguar me dy automjete nė drejtim tė Fierit.
Brenda njė kohe tė shkurtėr janė identifikuar automjetet me tė cilat u larguan tė dyshuarit dhe u organizua njė operacion i gjerė, ku u pėrfshinė 50 efektiva tė policisė. Sipas policisė, nė km e 6-tė tė autostradės Levan-Tepelenė u kap njė prej automjeteve tip "Ford", model amerikan me 4 persona, ndėrkohė qė disa orė mė vonė, pas ndjekjes sė vazhdueshme dhe pas njė pėrplasjeje me mjetet e uniformave blu, nė tė njėjtin aks rrugor, por dhjetra kilometra mė nė jug, nė hyrje tė qytetit tė Tepelenės, u kap edhe automjeti tjetėr tip BMW X6, me 2 shtetas tė tjerė qė ndodheshin brenda saj.
Nga strukturat e Drejtorisė sė Policisė Vlorė ėshtė bėrė neutralizimi i kėtyre personave dhe shoqėrimi i tyre pėr nė mjediset e komisariatit. Policia bėri tė ditur zyrtarisht se, nga hetimet intensive tė kryera nė lidhje me kėtė ngjarje ka rezultuar se shtetasi Alban Xhillari, 42 vjeē, nė bashkėpunim me shtetasit Edmond Berisha, 36 vjeē, Gentian Kola, 32 vjeē, Artan Kola, 38 vjeē, Ardian Rexhepi, 31 vjeē, banues nė Tiranė dhe Panajot Zoto, 46 vjeē, banues nė Vlorė, mbas njė konflikti pėr motive pronėsie me shtetasit Krenar Cena, 47 vjeē, Hiqmet Ēobaj, 46 vjeē, banues nė Vlorė, Pėrparim Molla, 40 vjeē e Qemal Dedja, 43 vjeē, banues nė Tiranė, kanė plagosur kėta tė fundit me armė zjarri tip pistoletė.
Policia gjeti edhe njė armė tip pistoletė, me tė cilėn dyshohet tė jetė qėlluar nga tė dyshuarit dhe qė u sekuestrua nė cilėsinė e provės materiale. "Konflikti midis kėtyre shtetasve ka ndodhur mbas disa mosmarrėveshjeve pėr shkaqe pronėsie midis shtetasit Alban Xhillari dhe shtetasit Krenar Cena, tė cilėt kanė qėnė ortakė nė njė biznes ndėrtimi", saktėsuan burimet zyrtare tė policisė。


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 121 here