Video

7/27/2012 6:38:53 PM

Bashkia €700 mijė pėr punėsimin e shtresave nė nevojė

Ky fond do tė pėrdoret nga Bashkia e Tiranės, pėr krijimin e politikave dhe kuadrit rregullator, pėr mbėshtetjen e sipėrmarrjes dhe biznesit tė vogėl

Banneri i rubrikes






TIRANĖ - Bashkia e Tiranės ka pėrfituar njė fond prej 700 mijė eurosh, nga programi “IPA - Adriatic” i Bashkimit Europian. Ky fond do tė pėrdoret nga Bashkia e Tiranės, pėr krijimin e politikave dhe kuadrit rregullator, pėr mbėshtetjen e sipėrmarrjes dhe biznesit tė vogėl qė do tė krijohen nga persona me aftėsi tė kufizuara, gratė kryefamiljare, minoritetet si dhe trajnimin dhe kualifikimin profesional tė tė rinjve me probleme sociale, ish tė - trafikuar, me probleme kriminaliteti etj. Sipas Nėnkryetares sė Bashkisė, Jorida Tabaku, politikat sociale tė Bashkisė sė Tiranės dhe mbėshtetja e kėtyre grupeve, do tė bėjnė tė mundur krijimin e shanseve tė barabarta, pėr pjesėmarrjen nė tregun e punės dhe eleminimin nė maksimum tė diskriminimit dhe reduktimin e varfėrisė nė qytetin e Tiranės. Kėto biznese qė do tė ngrihen nėpėrmjet kėtij projekti, do tė shėrbejnė si pilot, pėr tė krijuar njė model qė do tė drejtojė dhe politikat e ardhshme nė kėtė sektor dhe do tė orientojė ne vazhdimin e ngritjes sė bizneseve tė ngjashme nė Bashkinė e Tiranės, por edhe shtrirjen e kėtij modeli, nė bashkitė dhe komunat e tjera tė vendit.




HermesNews - © 2012





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 98 here