Video
7/23/2012 4:27:53 PM
Hedwig Porschütz, prostituta heroine
Prostituta e harruar qe ndihmonte hebrenjte
GJERMANI - Ekzistojne heronj te cilet per fat te keq per shkak te paragjykimeve nuk kujtohen me. Njeri nga keta personalitete eshte edhe Hedwig Porschuts, nje prostitute nga Berlini e cila ka shpetuar jeten e shume hebrenjve nga vdekja e nazizmit. Por per shkak te punes se saj nuk ka marre asnjehere mirenjohjen per ate qe ka bere.
Prostitute per shkak te krizes
Horrori hitlerian ishte bere i dukshem tek shume gjermane ku gjate fazes me tragjike te regjimit nacional-socialist dolen lloj-lloj motivesh per persekutimin e hebrenjve.
E lindur me emrin Hedwig Volker ne vitin 1900 ne zonen e Schonenbergut, gruaja berlineze nderroi nje seri punish ne rini por arriti te zihej goxha me pune ne fillim te viteve 30-te. Kur arriti kriza e madhe qe pershkoi gjithe republiken e Weimarit, Hedwig filloi te shese trupin e saj per te arritur te mbijetoje se bashku me te shoqin, edhe ky i papune.
Jeta si punonjese seksi ka qene e panjohur deri ne vitet 40-te, kohe kur nisi te kete nje marrdhenie shume te fshehte me Otto Weidt, njeri nga heronjte e Berlinit anti-nazist edhe pse me pas ai e njohu punen qe ajo bente.
Hebrenjte e shpetuar
Ne fabriken e Otto Weidt gjenin mbeshtetje shume hebrenj te persekutuar nga regjimi hitlerian. Hedwig punonte vetem formalisht ne fabriken e Weidt edhe pse misioni i saj i vertete ishte fshehja e hebrenjve nga vrasesit naziste. Madje e njejta grua ne jo pak raste mbante ne shtepine e saj edhe gra hebreje.
Denimi
Roli si punonjese seksi nuk u be me kurre i ditur edhe pse ajo e ushtronte per te mbijetuar, madje edhe pas luftes per shkak te nje denimi qe ajo morri ne vitin 1944. Gruaja kishte humbur shtepine gjate bombardimeve mbi Berlin dhe se bashku me te shoqin u transferuan ne nje tjeter rajon te kryeqytetit, pikerisht pasi i dashuri i saj kthehet shume i semure nga lufta.
Denimi per kryerjen e prostitucionit ishte nje motiv per te cilin Porschutz ishte shume e kenaqur ne krahasim me ate qe kishte bere. Ne vitin 1997, gruaja e forte vdiq ne nje spital per te huajt. Vetem me 20 qershor 2012 eshte mbajtur nje takim per aktivitetin e saj ne perkujtim te prostitutes e cila shpetoi nga vrasja mijera hebrenj.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 229 here