Video
7/18/2012 2:11:40 PM
Tigri urinon fort mbi podiumin VIP
Tigri Kesha, urinon gjate shfaqjes ne cirk
RUSI- Nje incident shume i kendshem, ka ndodhur me 11 korrik gjate shfaqjes se cirkut te Moskes Nikulin ne qytetin Ekibastuz ne Republiken e Kazakistanit ne nje performance duke nderuar artistet ruse Karina dhe Arthuer Bagdasarov. Nje tiger mashkull i quajtur Kesha, teksa pritej te luante shfaqjen e tij, ka urinuar fort tek nje pjese spektatoreve.
Tigri ishte ulur ne stol, nderkohe qe trajneri e ka goditur fare lehte me kamzhikun e tij. Por teksa pritej qe tigri te luante pjesen e tij te shfaqjes, ka levizur kembet e tij te pasme duke leshuar me furri nje urine te forte tek personat qe ndodheshin ne zonen perpalle tij.
Pikerisht atje ishte edhe zona e uljes se perfaqesuesve te biznesit, artistet dhe vendet VIP. Kjo ngjarje nuk ka shkaktuar ndonje skandal, pervec te qeshurave te medha nga spektatoret. Viktimat, nuk kane bere gje tjeter vecse kane qeshur, kane pastruar veshjet e tyre dhe pas disa minutash kane vazhduar te shohin shfaqjen.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 177 here