Video

7/17/2012 4:56:56 PM

Zjarr brenda varrezės masive nė Vushtri

Ngjarja ndodhi nė kohėn kur po bėheshin gėrmime pėr njė varrezė masive. Fillojnė hetimet

Banneri i rubrikes






PRISHTINĖ - Njė zjarr ka pėrfshirė njė zonė ku po bėhen gėrmime nė kėrkim tė njė varreze masive tė supozuar, nė komunėn e Vushtrrisė nė Kosovė. Njėsitė e Zjarrfikėsve tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės dhe Vushtrrisė, Batalioni i Xhenios i FSK-sė dhe EULEX-i kanė koordinuar operacionin pėr fikjen e zjarrit.

Alan Robinson, bashkė-drejtues i Departamentit pėr Mjekėsi Ligjore tha se "u deshėn mė shumė se 7 orė pėr ta vėnė zjarrin nėn kontroll. Sipas tij, nė operacion u angazhuan dy makina zjarrfikėse dhe ėshtė pėrdorur njė makineri e rėndė pėr tė hedhur dhe nė hapėsirėn qė po digjej.

Megjithatė, sipas njoftimit tė sotėm tė EULEX, dėmtimet nė kėtė lokacion janė shumė tė mėdha. "Kjo ėshtė njė pengesė e madhe pėr ne nė vlerėsimin e kėtij lokacioni. Muret janė dėmtuar rėndė dhe tani duhet tė rrėnohen. Puna nė gėrmime ėshtė ndėrprerė dhe EULEX-i do tė bėjė vlerėsimin e sigurisė pėr tė vazhduar mė tej. Nė kėtė moment ėshtė shumė herėt qė tė dihet kjo", tha Robinson.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, derisa EULEX-i i ka filluar hetimet. Komisioni Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur do tė angazhohet qė pėrmes institucioneve kompetente tė mėsojė edhe zyrtarisht shkakun e ndezjes sė zjarrit dhe pasojat qė ka shkaktuar ky zjarr.



HermesNews - © 2012





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 126 here