Video

7/15/2012 9:42:01 AM

Hena, Jupiteri dhe Venusi se bashku

Trekendesh yjesh ne qiell agimin e se djeles

liber





SHBA- National Geographic do te transmetoje madje me saktesi ne oret e para te mengjesit te se djeles, mundesine e pamjes ne qiell nje trekendesh te krijuar nga tre objektet me te ndritshem te nates, pikerisht Hena, Venusi dhe Jupiteri.

Ndodh nje here ne vit
Te tre trupat qiellore do te jene shume prane njeri-tjetrit ne qiellin e perendimit. Do te vije keshtu nje pamje e cuditshme sipas astronomeve dhe sipas tyre kjo nuk eshte me pamje e rralle, duke bere qe te tre trupat te ndjekin te njejtin drejtim duke respektuar orbiten tokesore.

Anthony Cook, astronom ne Observatorin Griffin ne Los Angeles, e ka shpjeguar keshtu fenomenin. “Venusi dhe Jupiteri ndodhen prane te pakten nje here ne vit, ndersa Hena fale ciklit te saj ekliptik ka kohe qe te afrohet afer te dy trupave”.

Zgjohuni 30 minuta para agimit
Nese doni ta shihni mire kete fenomen, duket te zgjoheni te pakten 30 minuta para agimit. Te tre trupat jane te pashem edhe me sy te lire. Por nese do te perdorni ndonje dylbi ose teleskop do te arrini te shihni fazen e rritjes se Venusit, henat e Jupiterit dhe krateret e henes.

Takimi i aferm ne maj te vitit 2013
Venusi eshte larg tokes gati 44 milion kilometra, ose kater minuta me intensitetin e drites. Jupiteri eshte gati 12 here sa distanca Venus-Toke teksa Hena eshte vetem nje milion kilometra larg. Heren tjeter ne te cilen do te behet serisht i mundur takimi, do te jete maji i vitit 2013, thuajse nje vit ashtu sic parashikohet.


Edison Myrteza





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 261 here