Video
6/30/2012 2:56:15 PM
Qipro kerkon ndihme nga BE-ja
10 miliard euro per te dale nga kriza ekonomike
QIPRO- Eshte thuajse zyrtare. Qipro eshte vendi i peste i Bashkimit Europian qe po kerkon nje ndihme per te dale jashte krizes ekonomike qe ka hyre keshtu ne klubin e vendeve problematike me Greqine, Spanjen, Portugaline dhe Italine.
Qiproja konkrete
E perditshmja britanike The Guardian, provon te paraqese realitetin e ishullit, ende shume te populluar nga turistet sidomos ne rrugen Ledra ne kryeqytetin Nicosia. Jane turistet shpresa e vetme per te shpetuar vendin me nje kerkese ndihme prej 10 miliard eurosh. Dhe te thuash se kryeqyteti qipriot po pergatitet per te treguar figuren me te mire te mundshme per presidencen e radhes se BE-se. Gjithcka, per te dhene nje imazh te fresket per te ardhmen.
Varferia eshte tek dera
Por te dalesh mire dhe te shohesh, do te dalin shume probleme ne Qipro. Ne qytetin e vjeter shenjat e recensionit ekonomik jane kudo. Tashme jane jo te pakta dyqanet qe i kane qepenat e ulura kur atje me pare kishte vitrina dhe dyqane antike dhe shtepi te bukura. Magazina bosh dhe shume mallra te pashitur dhe nje depresion qe mund te tregosh me gisht. Nuk ka dite qe dikush qe kalon ketu te mos futet brenda per te shitur ar apo sende shume te cmuara te familjes, shpjegon Costas Mavrikios. Kriza eshte kudo.
Ekonomi e cuditshme
Ekonomia qipriote eshte shume e cuditshme dhe per shume arsye e ndryshme nga pjesa tjeter e kontinentit, duke pare se eshte nje parajse bankare. Prezenca me e madhe e te gjithe republikes ishullore eshte padyshim turizmi. Tashme thuajse nuk ka gje tjeter.
Mekatet e Christofias
Pushtim kolonial. Me keto fjale, Demetris Chritofias, i vetmi lider komunist ne Evrope, ka deklaruar aksionin e Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Nderkombetar ne lidhje me operacionin e shpetimit te vendit te tij.
Presidenti 65 vjecar, besnik i teorive te Marksizem-Leninizmit dhe qe vazhdon te ruaje raporte te mira me Mosken dhe Pekinin, duket njeriu i duhur sepse jo vetem qe nuk eshte i korruptuar por shpjegon edhe menyren e duhur. Per fat te keq eshte i lidhur me ide te cilat nuk jane me aktuale. Dhe me krizen aktuale, duhet te prezantoje kuren e nje kavalieri qe ka fituar zgjedhjet mbi ribashkimin e ishullit.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 119 here