Video

6/30/2012 9:41:10 AM

Anglezet te dhunshem per sportin

Kur luan kombetarja, ata shkaterrojne gjithcka

liber





BRITANI- Thuajse kane thyer gjithcka kur Italia ka skualifikuar Angline ne gjysmefinalen e Euro 2012, duke mos menduar se ky veprim do te sillte jo pak probleme per sigurimin e shtepive te tyre. Hetimi i kryer nga BBC eshte mjaft i vecante. Duket qarte se edhe futbolli ben qe te humbase ndergjegja duke mos kontrolluar veten per shtetasit birtanike.

Nese kombetarja fiton ose humbet, pak rendesi ka. Kenaqesia apo deshperimi bejne qe te ngrihen duart. Nga shifrat e mbledhura prej policise, theksohet se gjate diteve ne te cilat luante kombetarja angleze ne boterorin e vitit 2010, numri i denoncimeve per dhume ka qene shume here me i larte ne krahasim me te njejten kohe te vitit 2009, vit kur nuk kishte asnje ngjarje sportive te rendesishme. Shifra ka qene 27 per qind pikerisht naten kur Anglia ka skualifikuar Sllovenine dhe 29 per qind kur ka humbur 4 me 1 kunder Gjermanise.

Jo vetem birra
“Sjellja ne nivel kombetar ka qene shume ndryshe”, ka komentuar Allan Brimicomble, specialist per statistikat dhe dhunes verbale, i cili ka ekzaminuar te dhenat. “Keto rrahje nuk jane te rastesishme”. Sipas tij, sjellja eshte ndikuar nga birrat qe ne kete situate eshte pija me e preferuar dhe “droga” e tifozeve angleze.

Por ky nuk eshte problemi i vetem. Shpesh hyjne ne loje te tjera lloj konfliktesh si xhelozia “per shkak te kohes se kaluaar me miqte ne stadium” apo edhe “inati” i njerit prej partnereve te cilet nuk ndajne te njejtin pasion me njeri-tjetrin, apo edhe thjesht moskuptimi i fjalise kryesore si “eshte thjesht nje ndeshje futbolli”.

“Por viktima nuk eshte gjithmone vetem femra”, thekson Mark Brooks, shef i Mankind, nje organizate ne mbrojtje te burrave qe jane viktima te abuzimit. “Ka patur mjaft here qe ka qene ajo (gruaja)e cila ka shtyre burrin te shohe ndeshje me force. Megjithate, dhuna eshte edhe psikologjike, duke kaluar nepermjet akteve morale”.


Edison Myrteza





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 123 here