Video

6/29/2012 1:05:41 PM

Industria e veshjeve nė Shqipėri

Konkurenca e veshjeve me marka tė huaja, rėndon industrinė vendase

liber






TIRANĖ - Industria shqiptare e veshjeve, e varur kryesisht nga puna me porosi nga sipėrmarrės italianė, grekė dhe gjermanė pėrballet sot nė vend me njė treg nė konsolidim tė pėrvitshėm me rrjete njėsish tregtare me emra tė njohura firmash botėrore.

Rrezikshmėri pėr industrinė shqiptare tė veshjeve paraqet konsolidimi nga viti nė vit i sektorit tė shitjes me pakicė tė veshjeve, pasi vėrehet se tregu i brendshėm ka nisur tė zotėrohet nga marka tė mėdha ndėrkombėtare, tė cilat kanė hapur dyqanet e tyre, kryesisht nė Tiranė. Edhe kriza greke ka ndikuar nė nivelet e prodhimit duke prekur industrinė shqiptare tė veshjeve, ku dhjetra firma kryesisht tė vogla janė mbyllur.

Njė projekt i USAID-it synon rritjen e numrit tė ndėrmarrjeve tė veshjeve qė prodhojnė me cikėl tė mbyllur, ndėrsa pėrvoja tė tilla prej vitesh nuk mungojnė nė Shqipėri.

Me markėn "SAM", fabrika e parė shqiptare prej disa vitesh ka dalė nė tregun e huaj pėrėndimor me prodhime veshjesh. Inxhinierja e tekstilit, Mimoza Vojka Emanuels me ndėrmarrjen e saj qė ka tė njėjtin emėr si tė markės "SAM", nga 2008-ta prodhon veshje me cikėl tė mbyllur dhe deri tek tregu i njėsive tė shitjeve nė perėndim.

SAM punon nė prodhimin e veshjeve sportive me teknologjinė mė tė re nė Europė, “printim dixhital”, qė pėrfshin modelet, stampimin, prerjen, qepjen, paketimin, dėrgimin me Cargo nė destinacionin e kėrkuar. "Nė Shqipėri klientėt tanė janė bėrė tė gjitha kompanitė e mėdha qė promovojnė produktet e tyre tė reja me veshjet e qė mbajnė markėn e SAM-it", thotė Mimoza Emanuels.

Pedagogia e modės dhe dizajnit nė fakultetin e Inxhinierisė sė Tekstilit, Vojsava Karagjozi ja ka dalė tė prodhojė koleksionin e parė industrial tė veshjeve me 40 modele pantallonash femra dhe meshkuj nė markėn personale “Mis Faris”, tė cilat tregtohen nė tregjet brenda dhe jashtė vendit.

Gjithēka ka ardhur pas 15 vite pune si stiliste e Alta Moda-s nė qendrėn “Vojsava Fashion House” ku prej 12 vitesh prezanton koleksionet me nga 16 modele tė reja nė vend dhe panaire ndėrkombėtare. Veē shtėpisė sė modės familja zotėron dhe fabrikėn e veshjeve “KonfTirana” ku punohet pėr markėn personale "Mis Faris".

Ja kanė dalė me biznesin e tyre familjar qė tė prodhojnė me cikėl tė mbyllur pas 15 vitesh punė dhe ndjekjen me pasion Alta Moda-n nė panaire nė Gjermani dhe Itali. Gjykon se ka shumė firma shqiptare qė mund tė dalin nė tregjet e huaja me markėn shqiptare tė modės, pasi zotėrojnė teknologji, cilėsi prodhimi, pėrvojė pune me firma tė mėdha dhe prodhojnė e shesin pėr tregun shqiptar me ēmime mė tė ulta se veshjet e importit.

Nė Berat, Alda Cuadari prodhon veshje intime me cikėl tė mbyllur, me markėn e njohur franceze gati dyshekullore "Liabel" ndėrsa ka ēelur dyqanet e para nė Tiranė, Berat, Fier e Korcė, me perspektivė pėr mė tej edhe nė tregun rajonal.

Pėr tė, fasoni ėshtė vetėm njė pjesė e zinxhirit tė veshjeve, pasi ēdokush qė punon nė kėtė fushė duhet tė synojė ciklin e mbyllur. Vetė Alda Cuadari ėshtė nė punė e sipėr pėr markėn e vet shqiptare. "Synoj tė gjej vetė tregun. Eshtė sfida ime, kam pėrvojė dhe janė tė pakta firmat qė prodhojnė nė fushėn time, jam e vetmja firmė 100 % shqiptare e veshjeve e kompletuar pėr prodhimin e veshjeve tė brendshme", thotė ajo.

Teuta Qose la Francėn pėr vendlindjen, Beratin, drejt biznesit tė fasonit si administratore e firmės “Malotex” qė prodhon konfeksione pėr hoteleri dhe spitalet pėr tregun francez. Punojnė pėr llogarit tė firmės franceze “Gissus Gizele”, e njohur pėr fabrikat e shumta tė prodhimi tė veshjeve jo vetėm nė Francė. Por "Malotex" sapo ka pėrfunduar dhe fabrikėn e re moderne tė dytė nė Berat pėr tė rritur prodhimin dhe kėtė herė edhe pėr tregun vendas.

Prodhimet tekstile pėr vitin 2011 u llogaritėn nė 17.1% tė totalit tė eksporteve shqiptare. Ato paraqesin njė rritje vjetore mesatare nė vitet 2000-2008 prej 8%-10%, ku tregjet kryesore tė eksporteve tė veshjeve me fason janė me 78% Italia, me 16% Greqia dhe me 6% Gjermania, duke zėnė 99.7% tė totalit tė eksporteve tė veshjeve "Made in Albania".





HermesNews - © 2012





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 606 here