Video

6/26/2012 11:13:01 AM

Bilal Xhaferi, drama e padorėzuar e njė shkrimtari

Bilali, pasardhės i Hoxhė Tahsinit, ka lindur po nė Ninat, mė 2 nėntor 1935. Duket se patėn tė njėjtin fat stėrgjysh e stėrnip. Pas vdekjes misterioze tė Bilalit nė SHBA shumė pak nga dorėshkrimet e tij mbijetuan, njėlloj si vepra e Hoxhė Tahsinit, mė shumė se gjysma e tė cilave nuk u gjetėn kurrė

liber






DURRĖS - Nuk ka ēam qė tė jetė pėrmendur aq shumė sa Bilal Xhaferri. Nė Durrės, ku ka kaluar njė pjesė tė mirė tė jetės, plot njerėz qė e kanė njohur mendojnė se nuk ishte vetėm personaliteti i fortė, vullneti i papėrkulur dhe talenti i madh, qė ishin mbledhur bashkė nėn emrin e tij.

Ka dhe njė arsye tjetėr, qė e ka kthyer nė simbol figurėn e tij: dashuria e ndėrsjellė me njerėzit e shumtė, me tė cilėt pati rastin tė takohet nė jetėn e tij tė shkurtėr, e mjaft intensive.

Nuk janė tė pakėt ata qė e kujtojnė nė Durrės, ku kaloi vitet e krijimtarisė sė begatė, por edhe ditėt e trazuara, qė pėrgatisnin arratisjen e hidhur e tė detyruar.

Nė kėto ditė pėrkujtese, kur komuniteti ēam i Durrėsit pėrgatitet tė marshojė drejt Qafė Botės, nė pėrurimin e Memorialit tė genocidit ndaj popullsisė sė pafajshme, tė flasėsh pėr njeriun Bilal Xhaferri merr njė kuptim tė veēantė.

Edip Hoxha, njė nga kushėrinjtė dhe miqtė e afėrt tė poetit disident thotė se "Bilali pasardhės i Hoxhė Tahsinit, ka lindur po nė Ninat, mė 2 nėntor 1935. Duket se patėn tė njėjtin fat stėrgjysh e stėrnip. Pas vdekjes misterioze tė Bilalit nė SHBA shumė pak nga dorėshkrimet e tij mbijetuan, njėlloj si vepra e Hoxhė Tahsinit, mė shumė se gjysma e tė cilave nuk u gjetėn kurrė", tregon Edipi, i cili mė pas i kthehet jetės sė vuajtur tė kushėririt.

Qė kur zbriti nė Sarandė nė moshėn 13-vjeēare, pėrgjegjės dhe pėr tre motrat e tij jetime nė fshat, Bilali u thirr me emrin e tė jatit, Xhaferrit, tė cilin komunistėt e pushkatuan, qė nė ditėt e para pas luftės.

Bilal Xhaferri u shkollua nė mėnyrė tė ēuditshme. Filloren e kreu me vonesė pėr shkak tė luftės italo-greke dhe e pėrfundoi pėr dy vjet nė Sarandė, ndėrsa 7-vjeēaren e pėrfundoi natėn shumė mė vonė, atėherė kur u vendos nė fermėn e Sukthit tek tė afėrmit e tij. Kishte mbushur 20 vjeē, kur njė mik i familjes arriti tė sigurojė njė bursė pėr shkollėn 2-vjeēare tė ndėrtimit. Ishte njė nga tė paktat gėzime nė jetėn e Bilalit. Si gjithnjė edhe kėtė shkollė e mbaroi shkėlqyeshėm. Kėtu pati kohė pėr tė plotėsuar mungesat nė formimin e tij intelektual. Kohėn e lirė, nėse mund ta quajmė kėshtu e zinte duke lexuar letėrsi artistike, vijon tregimin e tij Edipi.

Xhek London, Gorki, Tolstoi, Pushkini, Ēehovi, Majakovski, Stendali, Balzaku, Gėte dhe Shekspiri ishin disa nga autorėt e tij tė preferuar dhe qė mund tė gjėndeshin mė lehtė nė qarkullim.

Soba e tregimeve "Unė kisha mbaruar klasėn e shtatė, kur Bilali mė mori tė punoj nė Rruga-Ura, nė Burrel-kujton Edip Hoxha. Mė sistemoi nė dhomėn e tij dhe unė mbaj mend se si punonte, lexonte dhe shkruante deri nė orėn dy tė natės, thotė Hoxha. Shkruante shumė dhe mė pas plot fletė i digjte nė sobė.

Njė koleg i tij, tiranas, me emrin Genci, shpesh bėnte fjalė me Bilalin, duke i thėnė se kėto qė shkruan janė shumė mė tė mira se ato qė lexoj shpesh te Zėri i rinisė.

Edipi thotė se tregimi qė pėr pak mund tė pėrfundonte nė sobė fitoi vendin e parė. Ishte fillimi i viteve 1960 dhe kjo i dha besim Bilal Xhaferrit. Shkrimet e tij ishin tė mirėpritura nė gazeta dhe periodikė tė ndryshėm si Zėri i rinisė, Puna, Shqiptarja e re dhe Drita.

Pasi lirohet nga ushtria ai bėhet njė nga frekuentuesit mė tė favorizuar tė bibliotekės sė Durrėsit. Drejtori Pertef Kruja, intelektual, krijues dhe pėrkthyes mjaft i zoti u bė njė nga mbėshtetėsit mė tė mirė tė tij nė qytetin bregdetar. "Ėshtė njė talent i rrallė", thoshte Kruja pėr Bilal Xhaferrin, duke i krijuar atij kushtet mė tė mira pėr punė krijuese.

Njėlloj si Pertef Kruja, edhe drejtori i Parkut automobilistik po rrezikonte seriozisht pozitėn e tij, teksa ndihmonte djalin e njė "armiku" tė pushkatuar. Aq mė shumė, pas ditėve kur Bilal Xhaferi u vu nė shėnjestėr.

Grushtat Bilal Xhaferri ka vdekur nė spital nė vitin 1986, vetėm pak ditė pasi ishte operuar nė kokė. Paradite kishte shkuar ta shihte kunati, Selfo Ahmeti dhe mjekėt i kishin thėnė se tė nesėrmen Bilali do tė dilte nga spitali.

"Kishte vuajtur edhe mė parė, kėtu nė Shqipėri nga dhimbja e kokės dhe ai vetė e lidhte kėtė me boksin. Po, po, me boksin, i pėrgjjigjet vėshtrimit tim pyetės Edipi.

Nė fund tė viteve 1950, Bilali ushtroi sportin e boksit, me ekipin e Krujės, atje ku punonte asokohe. Ishte truplidhur e i shkurtėr, mjaft i zoti edhe nė ring. Nuk vazhdoi gjatė. Dukej sikur nuk i interesonte vetė boksi se sa donte tė njihej edhe me njė mjedis tė ri, e me njerėz tė tjerė.

Por, dhimbja e kokės i rishfaqej herė pas here. Mė shumė se grushtat e ringut, Bilalin po e shkatėrronin goditjet, qė vinin nga mediokrit dhe njerėzit e Sigurimit.

Nė vitet 1966-1969 veprimtaria letrare e Bilal Xhaferrit shikohej nė "vrimė tė gjilpėrės". Megjithatė kishte njerėz tė guximshėm, qė vazhdonin ta evidentonin krijimtarinė e tij.

Internimi nė fshatin Kullė e bindi poetin tė largohej nga vendi. "Kishte tentuar edhe dy herė tė tjera, njėrėn prej tė cilave nga Pogradeci, tregon Edipi, ndėrsa shton: Herėn e tretė i kishte bėrė llogaritė me kujdes. Arriti tė marrė leje pėr tė shkuar nė fshatin e tij tė lindjes pėr t'u martuar. Po kthehej nė Ninat pas gati dy dekadash.

Qėndroi nė fshat 10 ditė dhe duke u gdhirė 24 gusht i vitit 1969 e kaloi kufirin, vetė i tretė. Pas 11 muajsh nė kampet greke u nis pėr nė Amerikė. Pėr gati dy vjet Bilal Xhaferri punoi nė Boston, nė gazetėn "Dielli", ndėrsa mė pas u vendos nė Ēikago, ku hapi revisten "Krahu i Shqiponjės", nga e cila u botuan 39 numra.

Shqiptarėt e Malit tė Zi dhe kosovarėt qenė ata qė e mbėshtetėn mė shumė veprimtarinė e Bilal Xhaferrit nė SHBA.

Kthimi i borxheve Ndodhte shpesh qė Bilali t'i botonte poezitė me emra tė shokėve e miqve, tregon Edip Hoxha. "Jo vetėm me emrat e disa miqve letrarė tė njohur, por edhe me emrin tim ka botuar nė shtypin e kohės disa poezi, kujton Edipi vitet kur Bilalit iu ndalua tė botonte. Ėshtė njė krijimtari e gjėrė dhe qė i duhet rikthyer autorėsia, bėn apel Edipi, shoku dhe kushėriri i poetit nga Ēamėria.

Edhe romani "Krasta Kraus" ka shpėtuar falė kujdesit qė ka treguar znj. Ballkiz Halili, e cila e ka ruajtur dorėshkrimin e veprės pėr 24 vjet me radhė. Nuk dihet se ēfarė fati patėn tre kopjet e tjera tė dorėshkrimit, por znj. Halili nė vitin 1993 arriti ta botojė veprėn nė Tiranė nė shtėpinė botuese qė mori emrin "Bilal Xhaferri".



HermesNews - © 2012





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 310 here