Video
6/22/2012 6:30:14 PM
Fratari: tė hiqet tarifa doganore prej 33% e importit tė ēimentos
Konfindustria Shqiptare i bėn apel institucioneve tė Kosovės pėr heqjen e tarifės doganore prej 33 % pėr importin e ēimentos
TIRANĖ - Konfindustria Shqiptare i ka kėrkuar tė Premten, institucioneve kosovare tė heqin tarifėn doganore prej 33 % pėr importin e ēimentos, masė e cila po dėmton rėndė biznesin shqiptar dhe sektorin e ndėrtimit nė Kosovė, qė ka hyrė nė njė stad tė ri zhvillimi.
Pėrmes njė deklarate pėr shtyp, kreu i Konfindustrias Shqiptare, Ing. Hajredin Fratari, ka reaguar duke e quajtur arbitrare dhe tė pa vend, tarifėn e vendosur nga qeveria kosovare, pėr importin e ēimentos nga Shqipėria.
"Nė njė kohė kur Kosova dhe Shqipėria njehsuan abetaren e pėrbashkėt, politikat e zhvillimit ekonomik duhet tė shohin mundėsitė e reduktimit tė barrierave doganore dhe lehtėsimit tė kushteve pėr tė zhvilluar biznesin mes dy vendeve, qė synon unifikimin nė njė treg tė pėrbashkėt shqiptar", thotė Fratari, duke nėnvizuar faktin se nuk janė taksat katalizatorėt e konkurrencės sė lirė.
Sipas tij, kjo masė e taksimit tė ēimentos, e ndėrmarrė nga qeveria kosovare mė datė 11 qershor, po penalizon biznesin shqiptar nė kėtė sektor, i cili zė 40% tė tregut tė ēimentos nė vendin fqinj.
Ndėrkohė qė prodhimi i ēimentos nė Kosovė nuk mund tė mbulojė tė gjitha nevojat e vendit. Shqipėria eksporton rreth 3 mijė ton nė ditė ēimento drejt Kosovės, duke mbuluar 40% tė tregut. Pjesa tjetėr mbulohet nga prodhimi vendas me 40 % dhe afro 20 % importohet nga Maqedonia.
Fabrikat shqiptare tė ēimentos kanė eksportuar gjatė vitit tė kaluar njė sasi nė shifra monetare prej rreth 12 mln, ndėrsa gjatė muajve tė parė tė kėtij viti para se tė vendosej tarifa penalizuese, rreth 10 mln.
Duket se nisma e ndėrmarrė nga qeveria kosovare bėhet pikėrisht pėr tė penguar produktet shqiptare, qė sipas pritshmėrive pritej tė dyfishonin importin drejt vendit fqinj.
Lidhur me kėtė vendim tė fundit tė qeverisė kosovare kanė reaguar dhe Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Tiranė, BiznesAlbania dhe Konfindustria Shqiptare, duke i kėrkuar institucioneve pėrkatėse tė hiqet tarifa doganore pėr ēimenton e vendosur pak ditė me parė nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės.
Nė kuadėr tė kėsaj kėrkese, kreu i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė Tiranė, Nikolin Jaka ka zhvilluar takime nė Prishtinė, me drejtues tė lartė tė Odės Ekonomike tė Kosovės, pėrfaqėsues tė biznesit apo me parlamentarė tė Kosovės, ku ka kėrkuar edhe njė herė me forcė qė tė mos aplikohet tarifa doganore e vendosur nė masėn 35 % nga ministria e Kosovės.
Sakaq, deputeti Gjokė Uldedaj, ish-drejtues i Dhomės sė Tregtisė, aktualisht deputet i PD-sė dhe biznesmen, kanė shfrytėzuar takimin me kolegėt kosovarė nė Komisionin Parlamentar tė Ekonomisė, duke i shprehur shqetėsimin rreth taksės sė vendosur.
"Kjo taksė penalizon biznesin, ku 65 pėr qind e tregut tė kėtij produkti e zė prodhimi shqiptar", i ėshtė drejtuar Uldedaj kolegėve nga Kosova. Nga ana e tij, Safet Gėrxhaliu, kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės, ėshtė shprehur se "avancimi ekonomik duhet tė jetė prioritet i prioriteteve dhe tė mbrohen interesat e tė gjithėve dhe jo nė mėnyrė selektive. Njė vendim i tillė pėr OEK-un karakterizohet me njė mungesė tė dialogimit paraprak, vendim i pranuar "ad hoc".


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 146 here