Video

6/21/2012 12:36:23 PM

Mund tė dėshtojė statusi nė Tetor ?

Intervistė me Gledis Gjipalin Drejtorin ekzekutiv i lėvizjes ruropiane nė Shqipėri

liber






TIRANĖ - Drejtori Ekzekutiv i Lėvizjes Europiane nė Shqipėri (EMA), Gledis Gjipali u shpreh se, mos arritja e marrjes sė statusit tė vendit kandidat nė Bashkimin Europian tė Shqipėrisė kėtė vit, mund t’i kushtojė Shqipėrisė edhe pėr vitin e ardhshėm, pasi 2013-a ėshtė vit zgjedhor dhe do tė jetė e vėshtirė qė tė ndryshojė situata.

“Nė rast se ne humbasim edhe kėtė vit shansin pėr tė marrė statusin e vendit kandidat ėshtė e vėshtirė, duke qenė 2013-a njė vit zgjedhor, pėr tė pasur mundėsinė pėr ta marrė nė 2013-ėn, kur njė qeveri e re, pavarėsisht kush fiton, rikonfirmohet mazhoranca aktuale apo njė mazhorancė tjetėr, sigurisht qė do ketė njė ndryshim, do tė ketė lėvizje nė qeveri, do tė ketė njė kohė qė Brukselit do t’i duhet pėr tė vlerėsuar ecurinė e kėsaj qeverie dhe do tė ketė shumė pak kohė nė dispozicion pėr t’u vlerėsuar pėr marrjen e statusit. Kėshtu qė djegia e kėtij viti mund tė sjellė nė njė farė mėnyre edhe djegjen pėr 2013-ėn pėr tė marrė statusin”, theksoi Gjipali.

Sipas tij, kur mbeten edhe pesė muaj deri nė Progres-Raportin e 12 tetorit tė Komisionit Europian, ecuria e Shqipėrisė pėrsa i pėrket pėrmbushjes sė 12 pikave kyēe qė kėrkohen nga KE ka pasur progres mė tė madh se vitet e shkuara, por edhe anė negative.

“Duke ditur qė ėshtė edhe viti i tretė, qė Shqipėria pret marrjen e njė pėrgjigje pozitive nga KE pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat, duhet thėnė se ndryshe nga vitet e tjera ka pasur njė progres mė tė madh nė arritjen e 12 rekomandimeve, veēanėrisht nė disa rekomandime kyēe, ku ka qenė e nevojshme konsensusi i palėve politike tė pėrfaqėsuara nė parlament. Ato qė kanė tė bėjnė me reformėn parlamentare, me reformėn zgjedhore, me zgjedhjen e kryetarėve, apo anėtarėve tė institucioneve tė larta kushtetuese”, nėnvizoi Gjipali.

Sipas tij, “kemi parė qė sidomos gjatė fillim vitit 2012, ka pasur tryeza tė pėrbashkėta dhe punė nė komisionet parlamentare pėr tė adresuar kėto problematika. Gjė e cila nuk ka ndodhur pėr fat tė keq gjatė 2 viteve tė kaluara duke penalizuar Shqipėrinė me 2 pėrgjigje negative njėra pas tjetrės”.

“Nė kėtė aspekt”, shton Gjipali “duhet thėnė se ka pasur progres. Por ana tjetėr e medaljes ėshtė qė progresi matet me rezultate dhe pėr tė pasur pėrmbushje tė kėtyre rekomandimeve, veēanėrisht reforma zgjedhore dhe reforma parlamentare do tė duhet tė kemi njė miratim me sukses tė ndryshimeve ligjore apo dhe kushtetuese qė mund tė kėrkohen nė Kuvendin e Shqipėrisė. Kjo ende nuk ka ndodhur, ende nuk janė pėrfunduar dhe pėr fat tė keq duket qė palėt janė larg njėra-tjetrės pėr tė rėnė nė konsensus”.

Sipas Drejtorit ekzekutiv tė EMA-s, “ndonėse ėshtė avancuar nė disa kritere teknike, sidomos pėr reformėn zgjedhore, pėrsėri ēėshtje tė rėndėsishme si riformatimi i KQZ-sė apo mėnyra e votimit, numrimit elektronik apo jo, kanė bėrė qė tė ngeci reforma”.

“Komisioni ėshtė aktualisht me mandat tė skaduar dhe do tė duhet qė shumė shpejt tė rimandatohet, apo tė krijohet njė Komision i ri pėr tė ēuar nė fund kėtė reformė kaq tė rėndėsishme, jo vetėm pėr marrjen e statusit, por edhe pėr realizimin me sukses tė zgjedhjeve tė 2013-ės”, tha Gjipali.

Sipas tij, vonesa e punės me reformėn zgjedhore, atė parlamentare, apo ligji mbi heqjen e imunitetit do tė ndikojė nė marrjen e statusit tė vendit kandidat.

“Kėto janė kriteret mė tė rėndėsishme qė duhen realizuar dhe mos realizimi i tyre nė kohė sjell pasoja. Pėr fat tė keq ka shumė pak kohė deri nė fillim shtatori kur edhe bėhet pėrmbledhja finale e gjithė ecurisė sė Shqipėrisė nga tetori i vitit tė kaluar deri nė shtator tė kėtij viti. Pra janė edhe gati dy muaj nė dispozicion dhe ėshtė shumė e vėshtirė qė kėto reforma tė pėrmbyllen me sukses. Do tė duhet njė angazhim shumė i madh nga palėt politike qė nuk duket pėr momentin”, u shpreh Gjipali.

Sipas drejtorit tė EMA-s, "nė rast tė dėshtimit tė mos arritjes sė njė marrėveshjeje dhe njė rezultati tė pėrbashkėt, qė do tė shprehet me votim nė parlament dhe ligje tė rėndėsishme organike apo ndryshime kushtetuese, ėshtė pothuajse e pamundur qė Shqipėria tė marrė statusin e vendit kandidat pėr kėtė vit”.

Ndėrkohė pėrsa i pėrket disa prioriteteve, siē mund tė jetė puna me minoritetet apo lufta ndaj korrupsionit apo krimit tė organizuar, z. Gjipali theksoi se, “kėto fusha janė fusha tė tilla qė progresi ėshtė i nevojshėm nė vazhdimėsi dhe nuk mund tė flasim pėr njė rezultat pėrfundimtar as sot, as pas njė viti, as pas 5 vjetėsh”.

“Reformat duhe tė vazhdojnė, zbatimi i rregullit, i ligjeve dhe sidomos pasja e rasteve konkrete tė ēėshtjeve kundėr korrupsionit, tė dėrguara nė gjykatė dhe raste dėnimi kundėr krimit tė organizuar apo dhe mbrojtja e tė drejtave tė njeriut”, tha Gjipali.

Sipas Gjipalit, “ka pasur njė farė progresi, pėrsa i pėrket korrupsionit tė vogėl, por jo atij tė profiliti tė lartė, prandaj dhe ėshtė e lidhur me heqjen e imuniteteve, e cila do tė lehtėsojė kėtė proces, apo atė tė luftės kundėr krimit tė organizuar, ku ka pasur progres, por gjithashtu ka pasur dhe shembuj tė qartė tė pamundėsisė sė organeve shtetėrore pėr tė hetuar ēėshtje tė njė rėndėsie tė veēantė apo qė janė dhe publike, siē mund tė jetė ēėshtja e fshatit tė Lazaratit qė aktualisht diskutohet shumė nėpėr media”.

“Prandaj”, shtoi ai, “edhe kėtu ka anė pozitive, por ka edhe anė negative, tė cilat do tė vlerėsohen drejt nga KE, ashtu si ēdo vit. Sigurisht qė edhe kėtė vit do tė kemi njė vlerėsim tė tillė ku do tė dalin nė pah mangėsitė por edhe progresi i bėrė”.

Pėrsa i pėrket procesit tė zgjedhjes sė Presidentit, Gjipali shprehet se, “mė shumė se vetė zgjedhja e Presidentit, pra procesi, ndikimi negativ do tė jetė tek reformat e tjera. Pra tek humbja e besimit midis partive politike pėr tė avancuar me reforma nė procesin zgjedhor, nė jetėn parlamentare, apo sistemin e drejtėsisė me heqjen e imuniteteve etj”.

“Ky ėshtė dėmi qė i ka shkaktuar zgjedhja e Presidentit, sesa drejtpėrdrejt zgjedhja e tij, e cila ishte Kushtetuese dhe njohur dhe pranuar nga tė gjitha palėt”, pėrfundon Drejtori Ekzekutiv i Lėvizjes Europiane nė Shqipėri (EMA), Gledis Gjipali.






HermesNews - © 2012





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 152 here