Video

6/20/2012 10:40:07 AM

Tarator

nga Brunhilda Ēela

Banneri i rubrikes





Gatuaj me ne Sot temperatura nė qytetin tim ka shėnuar 36 gradė. Mendova tė gatuaj gjėra tė ftohta e tė shpejta pėr drekė. Njė omletė me kėrpudha (tė cilat i gjeta dje rastėsisht duke shėtitur) dhe Tarator. Besoj tė gjithe e njihni dhe e keni shijuar taratorin nė familjet tuaja, sidomos nė ditet e nxehta tė verės tė kėnaq. Quhet shumė mirė dhe supė e ftohtė. Supa e famshme andaluziane Gazpacho e ka origjinėn nga supa e ftohtė me kastraveca, hudhra, bukė, vaj ulliri, pak uthull tė cilėn e sollėn mauret nė Andaluzi dhe me kalimin e kohės u kthye ne gazpachon klasike qė njihet sot me domate, speca, kastraveca etj. Popujt ballkanike e kanė preferuar me kos dhe ujė qė ne i themi Tarator.

Por sot mendova t'i bėja njė servirje tė veēantė nė enė akulli. Enėn e akullit e bėra me dy kupa xhami ku njerėn e mbush me ujė, tjerėn e vė sipėr saj dhe ajo noton prej ujit duke krijuar boshllėkun midis kupave dhe midis boshllėkut vura ca copa kastraveci tė prera tėrthore pėr zbukurim.

Kjo metodė mund tė pėrdoret dhe pėr servirje akulloresh ku mund tė vini sipas dėshirės feta frutash apo lule e gjethe tė ndryshme. Eshtė njė servirje shumė e bukur dhe pėrshtatet me stinėn e nxehtė. Kupat e akullit i vura dje nė ngrirės dhe sot i kisha gati pėr servirje.

Receta pėr dy racione:
1/2 kastravec
500 ml kos kremoz
1-2 thelba hudhėr
pak koper
kripe 1 lugė kafeje plot
2-3 lugė vaj ulliri
Nėse e keni kosin e trashė vėrini dhe pak ujė

Pėrgatitja: Nė njė tas grijmė kastravecin tė cilit unė preferoj t'ia qėroj lėkurėn. Kastravecin nuk bėn ta grijmė mė rėndė por nė copa kubike tė vegjėl me thikė. Shtojmė aty hudhrėn e shtypur, kripėn, koprėn, kosin dhe i pėrziejmė. Nė fund, shtojmė dhe vajin e ullirit dhe i servirim nė kupėn prej akulli duke i zbukuruar me njė degė kopre dhe pak vaj ulliri lart. Ju bėftė mirė !


* Autorja punon farmaciste nė Austri: hobi i saj ėshtė gatimi, fotografia dhe dekorimet: recetat mund t'i shikoni dhe nė profilin e saj facebook-ut "Tė gatuajme sė bashku" Receta tė tjera tė Brunhildės: Rosto viēi me makarona tė ēastit Bukė lule Buding me bukė tė bardhė tė mbetur dhe mollė Peshk me arra dhe shege Qofte zgarė me bukė pite dhe salcė kosi Sallate me lakra te egra (ose rukola), shege dhe djath i skuqur Pule me arra Makarona me salcė salmoni Shishqebap me gjoks puledeti Byrek me qepė Pite te mbushura me tre djathra Tortė 'Sharlotė' Peshk nė brumė me salcė bernaise Byrek me hithra Torta Mimoza Roladė me mish viēi dhe salcė Qofte me hithra dhe salcė kosi Qofte me qiqra Krem Brulee (Krem Katalan) Role buke me salcė kėrpudhash Zogj me patate tė marinuara Embėlsirė me vishnje e sfoliat Biskota trėndafil Leēenik Trendafila brumi te mbushur me krem Japrak me gjethe rrushi Marmaladė me petale trėndafili Torte me luleshtrydhe Shurup me bar blete Jahni me mish qengji


* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi







HermesNews





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 489 here