Video
6/17/2012 8:46:49 AM
Si financohet Bashkimi Europian ?
dr. Erjona Canaj
TIRANE - Kohėt e fundit ēėshtja e financimit tė Bashkimit Europian po ngjall interes pėr shkak tė krizės financiare dhe ekonomike qė duket se po shkakton efektin domino nė disa Shtete Anėtare. Ndaj duket interesante sot pėrcaktimi i mėnyrės sė financimit tė Bashkimit Europian si dhe nga vijnė burimet financiare tė tij. Aktualisht, Bashkimi Europian i siguron vetes mjetet e nevojshme pėr arritjen e objektivave tė tij si dhe realizimin e politikave tė tij. Ky sistem, i cili ka hyrė zyrtarisht nė fuqi mė 1 janar tė vitit 1971, por qė ėshtė bėrė plotėsisht operativ vetėm qė nga viti 1979, pėrputhet: me krijimin e tarifės doganore tė pėrbashkėt (dhėnia e tė ardhurave tė taksave doganore Komunitetit eviton qė disa nga Shtetet anėtare tė gėzojnė pozicion tė privilegjuar); me njė pjesėmarrje mė tė madhe tė Parlamentit Europian nė procedurėn e miratimit tė bilancit.
Sistemi aktual sanksionon parimin e autonomisė financiare, duke qenė se Bashkimi Europian, nė ndryshim nga organizatat e tjera ndėrkombėtare, nuk varet nga kontributet e Shteteve anėtare, por disponon financa autonome. Autonomia financiare paraqet dy aspekte: me tė drejtėn e BE-sė pėr tė disponuar burime tė vetat (parimi i autonomisė sė financimit); me tė drejtėn pėr tė rregulluar tė ardhurat vjetore pėr tė financuar tėrėsisht bilancin e tij (parimi i autonomisė sė bilancit). Qėllimi i kėtij sistemi qėndron nė bėrjen e Komunitetit autonom nga kontributet e derdhura nga Shtetet anėtare, nė ndryshim nga sa ndodhte mė parė. Nė tė shkuarėn ėshtė pėrdorur sistemi tipik i financimit tė organizatave ndėrkombėtare: secili prej shteteve derdhte njė kontribut, i cili, nė pėrqindje, konsideronte disa faktorė, aftėsia kontribuuese, avantazhi i pėrfituar nga pjesėmarrja nė komunitete dhe pesha politike. Kuadri i pėrgjithshėm i burimeve financiare nė dispozicion tė komuniteteve pėrditėsohet periodikisht, nė fillim me njė shpeshtėsi pesėvjeēare dhe mė pas pėr njė periudhė prej shtatė vjetėsh.
Aktualisht pėrbėjnė burime vetjake tė Komunitetit:
- tė ardhurat e marra nga importi i prodhimeve bujqėsore, domethėnė tė gjitha tė ardhurat, shtesat, importet shtesė ose kompensuese, importet ose elementet shtesė dhe tė drejta tė tjera nga institucionet komunitare mbi shkėmbimet me shtetet qė nuk janė anėtare, nė kuadrin e politikės bujqėsore tė pėrbashkėt, si edhe kontribuesit dhe tė drejta tė tjera tė parashikuara nė kuadrin e organizimit tė pėrbashkėt tė tregjeve nė sektorin e sheqerit;
- taksat doganore ose ato tė tarifės doganore tė pėrbashkėt dhe tė drejta tė tjera tė vendosura nga Komuniteti mbi shkėmbimet me shtetet jo anėtare;
- tė ardhurat nga Taksa mbi Vlerėn e Shtuar (TVSH) tė marra nėpėrmjet zbatimit tė njė takse vjetore prej 0,30;
- burimi i fundit, i krijuar me Marrėveshjen ndėrinstitucionale mbi disiplinėn e bilancit dhe pėrmirėsimin e procedurės sė bilancit tė vitit 1988, ka karakter plotėsues dhe pėrbėhet nga kontributet e derdhura nga Shtetet anėtare nė hipotezėn nė tė cilėn burimet e mėparshme nuk do tė jenė tė mjaftueshme pėr tė garantuar mbulimin e bilancit komunitar. Kėto kontribute llogariten nė pėrqindje mbi produktin e brendshėm bruto tė secilit prej Shteteve anėtare (nė fakt flitet, nė lidhje me kėtė pėr burimin GDP), nėpėrmjet zbatimit tė njė kuote qė pėr periudhėn e viteve 2007-2013 ėshtė vendosur tė jetė 1,24%.
Pohimi se Komuniteti financohet nėpėrmjet burimeve vetjake nuk nėnkupton se mbledhja e taksave dhe e tė ardhurave tė tjera duhet ti besohet institucioneve komunitare: ajo mbetet prerogativė e Shteteve anėtare, tė cilat parashikojnė tė derdhin shumat e pėrfituara nga Komuniteti, duke marrė njė rimbursim nė titullin e shpenzimeve prej 25%.
* Autorja ėshtė Pedagoge nė Faultetin Juridik Universiteti Europian i Tiranės. Artikuj tė tjerė tė autores: (Mos )Qartėsia mbi ndarjen e kompetencave tė BE-sė Bashkimi familjar brenda BE-sė Zgjedhja e Presidenti do tė bllokojė vizat Shqipėrinė Shqipėria nė Presidencėn e KiEsė Rregulla te reja ne BE per roaming Problemet e shqiptarėve nė Schengen Ekspulsi dhe vendet Schengen Ndryshojnė rregullat Schengen


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 208 here