Video
6/13/2012 11:12:41 AM
Interviste me Brunhilda Ēelen. Bimėt, gatimi dhe recetat
Eshtė kthyer nė njė prej tendencave mė tė reja online. Ajo quhet Brunhilda, ndėrsa faqja e saj nė Facebook Gatuajmė sė Bashku. Ka me mijėra fan nė gatimet qė publikon online dhe ėshtė kthyer nė njė prej pikave tė referimit ku amvisat marrin shtysa pėr receta, shurupe dhe njihen me bimėt apo shkėmbejnė ide tė ndryshe. Ne folėm me Brunhildėn dhe zbuluam hobi tė reja...
HermesNews - Lexuesit e Hermesit e njohin pėr gatimet dhe recetat plot finesė, fantazi dhe art. Eshtė njė prej bashkėpunėtorėve tė gazetės qė prej disa muajsh dhe recetat e saj janė pikė referimi pėr femrat dhe ndonjė mashkull qė i pėlqen gatimi.
Emailet e ardhura nė redaksi mund ta konfirmojnė kėtė qė sapo shkrova mė sipėr, plus qė faqja dhe grupi nė Facebook ka arritur mė shumė se 1 milion klikime dhe ėshtė kthyer nė njė komunitet ku njerėzit shkėmbejnė ide, ndihmojnė njėri-tjetrin me receta dhe debatojnė pėr ndonjė pėrbėrės apo origjinėn e ndonjė produkti. Do e quaja njė shkollė gatimi online.
Tek Brunhilda njė recetė nuk ka vetėm njė origjinė, sepse ajo e personalizon derisa tia pėrshtasė shijeve qė ka, prandaj pjatat kanė gjithmonė njė made in Brunhilda nė fund.
Ajo ka pasion lulet, ka studiuar bimėt, punon njė prej prej farmacive mė tė njohura nė Hartberg, i pėrgatit vetė ilaēet me pėrbėrje bimore dhe produkte e kozmetikės si kremėra. Gjėja e veēantė tek kjo grua, qė vjen nga njė familje e internuar nga komunizmi pėr shkak te vlerave tė rralla intelektuale dhe emancipuese, ėshtė dashuria qė vė tek gatimet, shurupet, punimet e dorės apo gjithēka tjetėr qė bėn. Brunhilda gatuan nė kushte shtėpie dhe recetat e komplikuara tė restoranteve apo revistave ajo ia pėrshtat medoemos guzhinės qė ēdo amvisė ka, duke i dhėnė shijen e saj dhe duke e pėrsosur me pėrbėrės tė rinj. Ne e intevistuam dhe ajo na zbuloi shumė tė reja
.

Fillojmė me ardhjen tėnde nė Austri Brunhilda. Njerėzit janė kurioz tė dinė mė shumė pėr fillimet
Kam ardhur nė fund tė Majit (1991) nė Austri. Jeta nė fillimet e mia ka qenė shumė e vėshtirė, sepse nuk dija gjuhėn. Ndodhesha nė njė vend tė ftohtė dhe gjuha po ashtu me vriste veshėt, biles mė tingėllonte e ashpėr. Nė fillim as fjalėn po dhe jo nuk thoja dot. I vura vetes detyrė, si gjė tė parė, tė mėsoja gjuhėn. Nuk kishim para prandaj shkova nė Caritas (qėndėr ku ndihmonin emigrantėt) dhe pashė qė njerėzit kishin zėnė rradhėt pėr tė marrė rroba. I kėrkova zonjės qė punonte aty tė mėsoja gjuhėn dhe ajo hapi sytė sepse mendoi se kisha shkuar tė merrja rroba. Mė tha se do tė kėrkonte nė bibliotekėn e qytetit. Aty pastaj gjeta njė fjalor dhe fillova tė mėsoja me njė roman tė trashė. Lexoja njė faqe dhe e pėrktheja, mė pas e shkruaja dhe e mėsoja. Kam shkruar shumė, faqe pėr faqe. Biles i ruaj ato fletore akoma. Kur mbarova romanin, pas dy muajve isha gati tė kėrkoja punė.
Ēfarė tė ka ndihmuar mė tepėr gjatė kėsaj kohe ?
Kėmbėngulja dhe durimi. Isha tejet kėmbėngulėse pėr ēdo gjė. Isha dhe e re dhe provoja e kėmbėngulja deri nė fund. Isha e duruar, kam pėrballuar ēdo gjė. Puna ime e parė ka qenė tmerr dhe nuk e refuzova. Mė thanė se ishte e vėshtirė, unė e provova. Kur shkova atje, mendova se i gjithė kapitalizmi qė kishim mėsuar nė shkollė ishte i vėrtetė. Punoja nė njė fabrikė peshku, ku bėnim role peshku tė thartuar. Si robot dhe nė tė ftohtė kėmbėt dhe duart akull gjithė ditėn dhe mbaja njė kovė me ujė tė ngrohtė afėr ku fusja duart herė pas herė. Kishte njė aromė
! 40 arka norma nė ditė duhej tė bėnim. Kur vajta atje, une bėja vetėm 20 arka. Ngjitur me mua ishte njė plakė rumune e cila bėnte normėn dhe mundohesha tė pėrmirėsohesha dhe tė arrija shkathtėsinė e saj. Arrita nga 40 nė 70 arka. Nė fakt vetėm na shfrytėzuan nė maksimun se asnjė bonus nuk morėm. Aty shfrytėzohej puna e gravė emigrante deri nė maksimum.
Lexuesit e Hermesnews ju njohin pėr pasionin qė keni pėr natyrėn dhe bimėt. Si ka lindur kjo dashuri ?
I detyrohem gjyshes time nga ana e mamasė pėr shumė gjėra, pasi u rrita u edukova dhe jetova 6 vjet tek ajo. Ajo ishte e apasionuar pas kopshtarisė gatimit dhe punės sė dorės. Kishte shumė lule dhe e gjithė bahēja e saj ishte e mbushur me lule dhe trėndafila. Asnjėherė nuk rrinte pa bahēe dhe
kur ishte e sėmurė e gjeje duke punuar bahēen. Tek ajo kam parė dhe selino qė nuk para pėrdorej nė Shqipėri nė atė kohė, ajo e kishte tė mbjellur nė bahēen e saj dhe e pėrdorte nė gatim. Ishim nė internim,nė fermė clirimi njė fshat afėr Fierit dhe unė jam rritur ne ambjent fshati. Kur dilja shėtitje me gjyshen e shkonim ne Fier i kisha mani lulet e lulishteve, i thoja gjyshes tė mi kėpuste lulet nėpėr lulishte edhe pse nuk lejohej. I kam patur shumė qejf. Nė shkollė pastaj mėsuesja ime e botanikės Amali Dhamo (ishte nga Dhėrmiu) mė futi pasionin pėr botanikėn. Do tia di pėr nder gjithmonė. Ajo e shpjegonte lėndėn me pasion, mė ndezi shkėndijėn e parė. Unė shumė gjėra i di ende prej saj. Na nxirrte nė natyrė dhe na i tregonte bimėt. Nė Austri, natyra mė mahniti me gjelbėrim dhe pastėrti. Nė kisha imagjinuar parajsėn nė mėndjen time sesi ishte, e gjeta kėtu. Cdo gjė ishte pikturė. Erdha nė Maj. Kishte njė gjelbėrim tė paparė, lule kudo nė Austri sepse ėshtė traditė. Pastaj fati mė ēoi tek lulet. U mbyll fabrika ku punoja dhe u mėrzita. Po mendoja sesi do ia bėja, shkova tek zyra e punės me lot nė sy. Ata mė thanė pastaj se afėr ishte njė firmė lulesh. Ishte fati qė mė ēoi atje. Drejtorja mė tha se nesėr do filloja punė. Lashė punėn nė Prill dhe po nė Prill fillova tjetrėn. Ishte serė gjigande. Merrnim fidane tė vegjėl dhe i mbillnim. Aty i kam mėsuar tė gjithė emrat e luleve nė latinisht nga A-ja tek Z-ja
Si e pėrjeton proēesin e njohjes me natyrėn ?
Unė shkrihem njė me natyrėn. Mė jep energji, ndjesi tė reja. Natyra kėtu ėshtė e bukur shumė por mua mė pėlqen natyra bregdetare dhe gjithė Flora bregdetare mė jep ndjesi paqeje, qetėsie. Kur shkoj nė Shqipėri ose Kroaci, mė duket sikur pemėt mė japin diēka, ėshtė shkėmbim energjish. Adhuroj pemėn e ullirit dhe ekualiptit, kur jam afėr njė peme tė tillė unė ndihem nė botėn time. Bima dhe lulet janė qėnie tė gjalla, me shumė energji pozitive.
Jeni dhe artiste me punimet e dorės
Gjyshja ka punuar shumė punė dore, po ashtu dhe mamaja dhe i kam patur pasion qė nė vogėli. Pastaj e pashė qė kjo gjė filloi e mu bė mani pėr disa kohė. Mė jepte shumė qetėsi shpirtėrore puna e dorės, mė hiqte stresin. Disa katalogje i kam tė trashėguara nga gjyshja disa tė tjera i kam blerė ketu. Me i vjetri katalog qė kam nė shtėpi dhe pėrkon me vitin (1899). Aty kam parė mrekulli tė punuara me dorė. Trėndafila dhe lule tė llojeve tė ndryshme punuar me gjilpėrė me fije mėndafshi si pikturė. Metoda nga mė tė ndryshmet. Eshtė libri mė i dashur pėr mua.
Me siguri duhet tė kenė shumė sukses nė Austri ?
Po. Puna e dorės kėtu vlerėsohet shumė dhe shitet shtrenjtė. Mi kėrkojnė shumė por unė i refuzoj sepse e kam shumė tė vėshtirė tė ndahem prej tyre. Njė mbulesė tavoline, qė ma ka kėrkuar Kisha e qytetit (ku janė qėndisur me dorė pjesė historike te Biblės) nuk ia kam shitur as pėr (3000 euro). E kam tė pamundur tė ndahem sepse e kam tė trashėguar nga gjyshja. Por ua kam dhėnė hua herė pas here kur ata celebrojnė ndonjė festė vjen e merr shoqja ime qė ėshtė asistente nė kishė e mban sa i duhet dhe ma kthejnė prapė.
Njė grua e veēantė gjyshja
Ajo dashuronte tė qėnurit shtėpiake. Ajo ka punuar edhe sekretare nė Ambasadėn shqiptare nė Beograd rreth 4 vjet dhe ishte grua e shkolluar dhe e emancipuar qe per ate kohe dhe e adhuronte tė qėnurit shtėpiake. Kishte dhe mundėsi tė tjera nese donte te punonte sepse gjyshi ishte doktor dhe ajo dinte dhe gjuhė tė huaja sepse ishte e shkolluar, por dhe gjyshi e pėlqente kėtė gjė. Ai e donte ėmbėlsinė dhe ngrohtėsinė qė gjente kur vinte nė shtėpi. Gjyshja i bėnte vetė tė gjitha. I solli gjyshi snje grua nė shtėpi per ndihme por ajo i bėnte vetė gjėrat nuk i linte asgjė asaj, ishte meraklie sidomos enet, rrobat dhe gatimin nuk ja besonte kujt.
Gjyshi me se merrej ?
Ishte doktor nė profesion. Kishte mbaruar Universitetin nė Ljubjanė dhe u persekutua nga qeveria e asaj kohe. Lindur e rritur nė Shkodėr me origjine malazeze. Familja e tij ka qenė jo e varfėr. Stėrgjyshi im ka qenė i pasur. Gjyshi u bashkua me komunistėt, biles vdiq si komunist i bindur (ishte njė ndėr ata njerėz tė gėnjyer nga komunizmi). Ai iu bashkua luftės dhe pas luftės studioi pėrsėri. Gjyshja ime nuk ka qenė shqiptare (jugosllave). Pėr mendimini tim komunizmi dhe idetė komuniste nuk i sollėn asgjė tė mirė atij vendi mė vjen keq qė gjyshi kishte ide tė tilla,edhe pse komunistėt, shokėt e vet e futėn nė burg dhe e eleminuan.
Bruna cili ėshtė punimi mė i dashur qe kė ?
Eshtė njė punim me trėndafil. Ia arrita nėpėrmjet librit tė gjyshes, me metodė e perfeksionova. Arrita ta bėj sepse ishte copė shumė e hollė dhe arrita ta bėj si duhet. Trendafil i punuar me mbushje me mėndafsh i stilit Viktorian. Dhe punėn me grep e punoj shumė dhe punėn me tė grirė si me makinė dhe me dorė. Kam shumė punime tė tilla. Me grepin jam pėrsosur nė Austri duke blerė kėtu shumė katalogje modelesh. Qėndismat i kam mėsuar qė nė Shqipėri me gjyshen, nė moshėn 12 vjece kam filluar dhe deri para dy vjetėve kam nxjerrė punimin e fundit prej duarve.
Ti ke studiuar bimėt.. bėn vetė kremera kozmetike, produkte tė tjera, apo ilaēe me baza bimore...
Pasioni, zanati, arrita tė futesha nėpėr disa gjėra qė nuk i dija. Kur punoja tek lulet, kisha dhe bimė mjekėsore qė kultivoheshin. Atje njihja vetėm bimėt dhe dallimin midis tyre, por pėr vlerat e tyre nuk dija gjė. Kjo ishte ajo qė mė interesonte mua njė profesion ku tė mėsoja vlerat kuruese tė bimėve dhe se si tė pėrgatisja ilaēe apo kremėra kozmetike me to. Prandaj iu futa mėsimit. Fillova tė mėsoj profesionin e farmacistes, nė moshėn 31 vjeēe u ula nė bankat e shkollės. Profesioni arriti tė mė hapte shumė dyer dhe mė dha shumė pėrgjigje. Mėsuesit e mi, e ndjenė pasionin tim dhe nuk hezituan asnjėherė tė mė ndihmonin edhe jashtė mėsimit. Mėsuesi i laboratorit mė jepte ēelėsat e laboratorit ku unė rrija me orė tė tėra dhe humbisja duke prodhuar tinktur, kremėra, kapsula etj etj
.. Ata nuk mėrziteshin kurrė, biles u pėlqente kjo gjė. Mė donin dhe mė respektonin shumė, biles mėsuesi i botanikės mė ka falur njė libėr shumė tė vlefshėm me receta cajėrash dhe ilaēesh bimore. Kam shumė libra tė kėtij lloji jam si natyrė shumė mbledhėse, koleksioniste dhe cdo recetė tė tillė e mbledh dhe i ruaj me shumė kujdes.

Cila ėshtė e veēanta e Austrise pėrsa i pėrket mirėqėnies individuale ?
Njerėzit nė Austri janė tė ndėrgjegjsuar dhe nuk lejojnė prishjen e ambjentit me produktet qė pėrmbajnė gjithēka (pra lėndė kimike). Ligji ka krijuar kushte tė tilla. Ti ke mundėsi tė zgjedhėsh. Produktet bio, janė tė kontrolluara nga shteti. Nga kjo anė janė shumė pėrpara. I kushtojnė shumė rėndėsi ambjentit dhe njė fėmijė i vogėl pret ta hedhė letrėn nė kosh dhe jo nė tokė. I besojnė shumė dhe ilaēeve bimore. Mė ka bėrė pėrshtypje. Gratė austriake dhe plakat janė si bletė punėtore. Atyre nuk u mungon asgjė nė bodrumet e tyre i kane te gjitha llojet e zarzavateve te konservuara,turshive,apo shurupet bimore. I kanė dhe kushtet kuptohet. I shėrojnė nipat e mbesat me bimė. Gjėrat qė u ka dhuaruar natyra. Mė ka bėrė pėrshtypje njė thėnie e njė koleges sime: Bėra mjaltin me luleradhiqe por smė pėlqen Unė i thashė se kuptoj pse e bėn nje gjė kur nuk tė pėlqen dhe mu pėrgjigj: Gjyshja na e jepte si femije dhe e bera se me kujtoi femijerine. Kur kėrkoj nė google nuk gjej aq informacion pėr bimė nė anglisht apo italisht sa ēgjej nė gjermanisht. Mė ka ndodhur qė pėr njė bimė shumė tė rėndėsishme nė anglisht gjeta vetėm dy rreshta, ndėrsa ne faqet gjermane apo austriake njė information tė paparė. Kjo mė ka bėrė pėrshtypje dhe kam dalė nė pėrfundim qė populli austriak e gjerman e vlerėson shumė natyrėn dhe bimėt mjekėsore. Shėrimi me bimė apo homeopatia ėshtė diēka qė kėtej i kushtojnė shumė rėndėsi, mė shumė se nė Shqipėri. Kėtu ku punoj unė, shiten shumė ilaēe bimore qė pėrgatisim ne vetė.Megjithatė me bimėt duhet patur edhe kujdes dhe duhet njohur sepse ka dhe bimė helmuese apo shume helmuese me pasoja fatale nga perdorimi i gabuar apo ngaterresat qė ndodhin shpesh duke ngatėrruar bimėt. Pra edhe ketu vlen shume shprehja e te famshmit Paracelsus: Doza ben helmin: Dosis facit venenum Paracelsusi thoshte : te gjitha gjerat jane helm,dhe asgje nuk eshte pa helm,vetem dozimi i caktuar ben qe nje gje mos te jete helm. Edhe kripa me shumice eshte helm per organizmin.
Natyra shqiptare ėshtė e shkėlqyer po ashtu...
Natyra ne na ka dhėnė, kėtė qė nuk e kanė shumė vende. Bimėt tona kanė shumė vlera dhe kanė pėrmbajtje tė lartė vaji eterik. Shėrbela qė ndodhet nė Shqipėri ėshtė e njė kualiteti shumė mė tė mirė, sepse dielli ėshtė i tillė. DheTurqia qė mbahet si vend i ngrohtė i merr nga Shqipėria i paketon atje dhe i shet si tė vetat. Njėherė nė njė pako pėrzierje ēaji natyror ndėr tė tjera kishte edhe lule molle tė egėr, ku nė pako shkruhej prejardhja e cdo bime, lulet e mollės e kishin prejardhjen nga Shqipėria. Dhe une i mburresha shoqeve qė vinte nga Shqipėria. Nuk ėshtė e zgjeruar kultura pėr bimėt dhe por duhet bėrė mė shumė. Vendi ynė ka shumė bimė, tė gjitha bimė mjekėsore qė rriten nė Austri, rriten edhe nė Shqipėri por shumė bimė qė rriten nė Shqipėri nuk i gjen nė Austri. Mė vjen keq pėr faktin qė nuk kultivohet aq sa duhet phyterapia (kurimi me bimė mjeksore)
Di qė keni takuar njėherė dhe mjekun e famshėm popullor Arqile Boti. Ēfarė pėrshtypjesh keni nga takimi me tė ?
Kam pasur fatin tė takoheha para ca vitesh me Dr. Arqile Botin. Ai ishte kokė enciklopedike, tė linte me gojė hapur me njohuritė e tij pėr bimėt. Mė vjen shumė keq qė ka vdekur dhe nuk e di nėse i ka lėnė me shkrim dijet e veta. Sa dėshirė do kisha tė isha nxėnėsja e tij e ti mėsoja edhe emrat e bimėve ne shqip, pasi kėtu kam shumė defekte, por jam duke kėrkuar dhe duke gjetur emrat nė shqip tė tė gjitha bimėve qė njoh, edhe unė nuk i njoh tė gjitha jam gjithmonė nė proces mėsimi.
Flasim pėr gatimet: Publiku ju do. Klikimet e recetave tuaja janė ndėr mė tė lartat nė Facebook faqet tuaja kanė arritur dhe 1 million shikues
Kam mėsuar tė gatuaj po nga gjyshja ime e cila ngeli njė shtėpiake e dashuruar me profesionin e shtėpiakes. Ajo ishte me shkollė. Ishte njohėse e guzhinės pasi kishte bėrė shkollė qė nė atė kohė quhej shkollė shtėpiakesh, pra e kishin cuar prindėrit nė shkollė pėr shtėpiake dhe mė tregonte se si atje kishte mėsuar shumė gjėra, qėndisjen nga murgeshat, njohuri mjekėsore fillestare, qepjen me makinė, pėr rritjen e fėmijėve, gjuhėn gjermane dhe gatimin. Ishte njohėse e guzhinės austro hungareze, prej saj kam mėsuar shumė specialitete austriake si strudelin, shniclen e famshme vjeneze qė ajo e pėrdorte shumė nė ditėlindje apo festa dhe galetėn e bėnte vetė gjithmponė me bukė tė bardhė te cilėn e thante dhe e shtypte nė havan. Por gjėja qė dashuroja nga ajo ishte torta me krem kakao qė mė bėnte ēdo ditėlindje. Por internimi na varfėroi dhe komunizmi na la pak gjėra. Ajo dhe njė supė tė thjeshtė po tė bėnte, e servirte nė ato enėt me plot finesė qė kishte dhe bukur. Kėshtu u rrita. Pastaj kemi pasur fatin tė kishim komshi nga shumė vėnde tė Shqipėrisė, familje shumė tė mira dhe ne kemi shkėmbyer vazhdimisht me ta. Gjyshja u mėsonte tortėn, na mėsonin korēaret pistilin, apo rosnicat. Unė mėsoj nga tė gjithė dhe i jap veēanėsinė time. Njė herė kur i kam kėrkuar njė austriakeje recetėn e pjatės, ajo mė tha jo se e kishte recetė familjeje. U ēudita por dhe u mėsova me faktin qė jo gjithmonė mund tė marrėsh njė recetė dhe duhet tė falėnderosh pėr faktin kur tė japin njė recetė. Embėlsirat i kanė me kualitet nė Austri dhe i bėjnė jo shumė tė ėmbla. Guzhina austriake ėshtė e pėrzier me guzhinėn ēeke, hungareze sllave ka shumė ndikime tė huaja. Pėr mua guzhina shqiptare ėshtė shumė e mirė. Nuk them kurrė qė sdinė tė gatuajnė shqiptarėt. Ata kanė njė shumėllojshmėri nė gatim. Dhe kur mendoj atė varfėri qė jemi rritur
! me njė zarzavat ne bėjmė shumė pjata, kėtej jo. Ne e kemi kėtė dhe sjam dakord kur thonė nuk dinė. Ne vėrtet kemi kaluar krizė, por kanė ditur tė gatuajnė gjyshet shqiptare.
Ēfarė do u kėshilloje fansave ?
E para tė gatuajnė me produkte tė zgjedhura. E dyta ta bėjnė me dashuri, nėse nuk e bėn me dashuri mos ta fillojnė. Pak fantazi.. duhet. Do u thoja qė pėr raste tė veēanta tė gjejnė kohėn dhe tė bėjnė njė dekorim tė tavolinės sipas stinės dhe menysė qė do pėrdorin pasi ėshtė shumė kėnaqėsi qė ushqimi i mirė tė kombinohet me njė dekor tė pėrshtatshėm. Njė recetė timen tė mos i pėrmbahen kurrė pikė pėr pikė por ta personalizojnė sipas shijes dhe fantazisė sė tyre. Tė heqin dhe tė vėnė cfarė u pėlqen atyre. Gjėja qė urrej mė tepėr ėshtė kur njerėzit ngulin kėmbė dhe thonė se kjo bėhet kėshtu e ashtu se ashtu ėshtė dhe ashtu them unė. Cdo gjė ėshtė relative nuk ka formula absolute nė guzhinė dhe ecet me njė format tė caktuar. Guzhina do hapėsirė dhe fantazi, por edhe pak guxim ndonjėherė. Nė gatim nuk ka njė formulė. Unė do thoja se formulė ka kėtu qė tė ruash raportin midis pėrbėrėsve dhe jo tė bėsh kombinime absurde, por dua tė them kėtė qė ska ti pėrmbahesh me fanatizėm njė recete. Sė kėshtu thotė x apo y apo kėshtu thotė gjyshja apo mamaja ime. Unė i shtoj i heq ēfarė mė pėlqen. Dhe ai qė e shpiku recetėn e shpiku vetėm. E treta tė mos hedhim ushqime. Nėse u ngelet tė mendojnė sesi tė sajojnė diēka tjetėr dhe tė mos e hedhin ushqimin. Kėto dy gjėra i urrej shumė. Nuk mė pėlqejnė dhe kopjacėt, njerėzit qė nuk krijojnė vetė ngelen nė njė vend. Austriakėt kanė shumė invididualitet. Cdo njeri ka tė veēantėn e tij. Nuk i sheh dy shtėpi njėlloj sepse nuk kopjojnė njėri-tjetrit.
Ēfarė ushqimi preferon dhe ēfarė nuk tė pėlqen ?
Preferoj shumė peshkun dhe frutat e detit( gjė qė kėtu nuk e kam ashtu si do e dėshiroja),zarzavatet si specat,patėllxhanėt dhe shume fare edhe domatet dhe dobėsi brumėrat,ėmbėlsirat,sidomos ato me krem. Nuk pėlqej mishin e derrit,luleshtrydhet, mishin e lepurit.
Ēfarė do u thuash atyre qė pėlqejnė recetat e tua ?
Unė i bėj me dėshirė, jo pėr pėrfitime, i bėj me dėshirė dhe pasion, jo se me detyron dikush. I them faleminderit atyre qė mė ndjekin dhe mė kritikojnė nė mėnyrė tė kulturuar. Nuk mė pėlqejnė kritikat vulgare. Pastaj atyre qė su pėlqejnė sjanė tė detyruar. Njerėzit janė tė ndryshėm dhe gustot gjithashtu. Unė gatuaj pėr njerėzit, pėr popullin me gjėra rrethanore me gjėrat qė secili i ka nė shtėpi si njė grua qė po rrit dy fėmijė jo ajo qė gatuan nė restorante me luks dhe klas. Unė dua qė miqtė e mi tė dalin tė ngopur nga shtėpia ime. Dua tė bisedoj me amvisat e mia. Dua ti falenderoj tė gjitha amvisat qė mė kanė dhėnė kėshilla e receta dhe jam shumė e lumtur qė i kam njohur. Para disa kohėsh njė pėrmetare mė ka dhėnė njė recetė e mezi po pres ta bėj. Po ēfarė tė gatuaj mė parė, kam gjithė ato gjėra
!
Si eksperte e bimėve ?
Tė jetojnė nė harmoni me natyrėn dhe tė dalin mė shumė nė natyrė sepse atje marrin pėrgjigjen pėr shumė gjėra.Tė interesohen dhe tė informohen pėr bimėt mjekėsore. Natyra mė ka ndihmuar mua personalisht shume ,shumė, ajo mė sjell nė humor. Ta dashurojnė mė tepėr punėn e kopshtarisė. Ti kultivojnė vetė zarzavatet. Shqiptarėt e shikojnė si gjė vulgare punėn e fshatit. Biles kam ngelur e shtangur njeherė nė njė faqe shqip ku e zonja shkruante pėr fshatarin me njė vulgaritet tė paparė mė erdhi katundari nė zyrė qė i vjen era lopė shprehej ajo dhe kėtej u shpjegonte lexuesve tė recetės qė pėr t'i dalė mirė receta duhet t'i merrnin produktet tek fshatari. Pak mė tepėr respekt pėr punėn e mundimshme tė fshatarit ! Pėr mua fshati dhe puna e fshatit kėtu nė Austri ėshtė mrekulli dhe mirėqėnie
! Nė Austri njė pasanik qė ka plot para e mban njė bahēe vetėm pėr kulturėn e vet. E di se ēfarė gatuan dhe e bėn pėr kulturėn e vet. Nuk ėshtė punė e ulėt pėrkundrazi.
Shumė emaile qė kanė ardhur nė redaksi kanė pyetur nėse ke nė plan tė nxjerrėsh njė libėr me gatime ?
Po. Do ta ndaj me edicioni jo pėrnjėherėsh. Por amvisat do ta kenė nė dorė. Unė dua ti bėj gjėrat tamam. Po mendoj tė bėj dhe njė libėr pėr bimėt dhe me receta bimore nė kushte shtėpie. Por sa kam filluar dhe do tė zgjasi. Kėto gjėra qė kam nuk dua tė mė humbasin. Dua tua dhuroj dhe tė tjerėve.
* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 1694 here