Video
6/11/2012 3:47:09 PM
Mirela Oktrova sjell Fate Lufte
'Kjo ekspozitė fotografike ėshtė njė dėshmi. Ėshtė pėrjetimi mė i fortė i jetės sime. Janė fate njerėzish tė nėpėrkėmbur nga lufta', tha Mirela Oktrova nė ēelje tė ekspozitės
TIRANĖ - Drama njerėzore e luftės nė Kosovė dhe personalitete tė shkatėrruara nga vuajtja reflektohen nė fotografitė qė gazetarja Mirela Oktrova ka prezantuar nė ekspozitėn e saj Fate lufte.
E ēelur paraditen e sotme, nė kuadėr tė pėrvjetorit tė 13-tė tė hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė, ekspozita e Oktrovės ėshtė njė pasqyrim i punės sė saj 3 mujore nė Kosovė, kur shoqėronte misionin qė evakuoi refugjatėt e Kosovės nga Maqedonia nė Gjermani.
Kjo ekspozitė fotografike ėshtė njė dėshmi. Ėshtė pėrjetimi mė i fortė i jetės sime. Janė fate njerėzish tė nėpėrkėmbur nga lufta, tha Mirela Oktrova nė ēelje tė ekspozitės.
Gjithēka nisi njė tė dielė Pashke nė vitin 1999
Hyrjen nė Kosovė e kisha pėrfytyruar nė atė kohė nė mėnyrė tė ndryshme
por kurrsesi e hipur mbi njė tank britanik
pėr vėrtetėsinė e pėrjetimit tė dikurshėm, sot sarrin tė mė bindė dot as ēasti i fiksuar nė celuloid
, shkruan Oktrova nė shėnimet e saj pranė fotografive.
Janė 110 fotografi tė ndara nė 4 sektorė dhe 20 shėnime. Kryesisht ekspozita pėrmban portrete kushtuar dramės humanitare gjatė Luftės sė Kosovės, konkretizuar nė fate fėmijėsh dhe tė moshuarish, tė fotografuar nė kampet e refugjatėve tė Maqedonisė nga gazetarja Mirela Oktrova.
Instiktivisht fillova tė fotografoja figura qė as nuk i lija, as nuk mė linin dot. Janė fotografi tė momentit pa vėnė re personazhet, duke u pėrpjekur tė pėrftoja dėshmi, tha Oktrova.
Pjesa e parė e ekspozitės ėshtė ikja e parė nga ferri, siē e quan Oktrova kampin, pjesa e dytė pėrmban portrete me shprehje emocionale tė ndryshme, me pas vjen largimi i dytė nga ferri dhe nė fund ėshtė epilogu.
Nga zona e luftės u ktheva pas tre muajsh
Pesha e pėrjetimeve dukej se do ta pengonte avionin tė ngrihej, ndėrsa shiu mė kujtoi se prej muajsh mė ishin shtangur lotėt
, shkruan Oktrova nė shėnimet e saj.
Ekspozita do tė vazhdojė tė qėndrojė pėr publikun nė sallėn e ekpozitave tė Muzeut Historik Kombėtar. Mirela Oktrova ėshtė aktualisht drejtore e Televizionit Shqiptar. Ajo gjithashtu ėshtė autore e disa botimeve pėr median.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 136 here