Video

6/6/2012 7:32:24 PM

Hapet panairi 'Prishtina 2012'te

Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu tha nė hapje se Panairi Ndėrkombėtar i Prishtinės ėshtė njė nga mundėsitė mė tė mira pėr krijimin e kontakteve tė drejtpėrdrejta mes biznesit kosovar dhe tregut ndėrkombėtar

liber






PRISHTINĖ - Nė kryeqytetin e Kosovės ėshtė hapur sot Panairi Ndėrkombėtar “Prishtina 2012”, ku marrin pjesė 120 kompani vendore e ndėrkombėtare, pėrfshirė Shqipėrinė. Nė panairin, qė do tė qėndrojė i hapur prej datės 6 deri nė 9 qershor, marrin pjesė 60 kompani vendore dhe 60 kompani ndėrkombėtare.

Kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu tha nė hapje se Panairi Ndėrkombėtar i Prishtinės ėshtė njė nga mundėsitė mė tė mira pėr krijimin e kontakteve tė drejtpėrdrejta mes biznesit kosovar dhe tregut ndėrkombėtar, pėr arritjen e marrėveshjeve te reja tregtare si dhe pėr gjetjen e gjuhės sė pėrbashkėt pėr projekte tė pėrbashkėta.

Ai tha se ky panair tregon se Kosova mundet tė bėjė hapa tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim dhe se, pėr synim strategjik ka bashkėrenditjen me ekonomitė e rajonit dhe konkurrimin e barabartė pėr lehtėsirat dhe asistencėn qė i siguron statusi i kandidatit pėr Bashkimin Evropian.

“Oda Ekonomike synon ndėrkombėtarizimin e ekonomisė sė Kosovės nė tė njėjtėn mėnyrė si diplomacia e Kosovės punon pėr njohje te reja politike”, tha Gėrxhaliu.

Ai vlerėsoi se biznesi kosovar mund tė marrė pėrsipėr njė pjesė jo pak tė rėndėsishme tė betejės pėr njohjen e Kosovės, duke dėshmuar se kėtu zhvillohet ekonomia moderne e tregut tė lirė.












HermesNews - © 2012





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 153 here