Video
4/27/2012 2:58:14 PM
Meksike. Shtatzene me 9 femije
Lindje e rralle e nje nene 32 vjecare
Edison Myrteza
alb_journalist@hotmail.com
MEKSIKE- Ajo quhet Karla Vanesa Perez Kastaneda dhe jeton ne shtetin meksikan te Koahuiles ne kufi me Teksasin. Eshte shtatzene dhe per gati nje muaj do sjelle ne jete femijet. 9 binjake edhe pse aktualisht gruaja ka 4 femije te tjere. Tre jane binjake, megjithate, vazhdon te marre mjekimin e duhur per kete shtatzani. Lajmi behet i ditur nga nje e perditshme meksikane.
Nente femije
Nga te nente, tre jane djem dhe te tjeret femra. Gruaja thekson se ndihet shume e shqetesuar, nuk arrin te flere naten, pasi nuk di ekzaktesisht mese do te blere qumeshtin, banjolinat dhe gjithcka qe u duhet femijeve. Eshte e re, vetem 32 vjec dhe tashme thuajse me 12 femije dhe per kete nuk mund te behet shaka.
I ati i femijeve, thekson se ka bere lajmin publik per historine e tyre per te patur nje ndihme nga autoritet apo edhe nga cdokush tjeter, pasi gruaja eshte ne regjim lindjeje dhe ai punon ne nje oficin ne Argeaga, qytet ku nuk ka pune gjithnje.
Per rekordet Gines
Nuk kemi asnje lloj sigurimi, duhen edhe inkubatore dhe duhet te paguajme shpenzimet e spitalit, thekson burri, nderkohe gruaja e tij eshte shtruar ne spitalin e Saltilios. Per tani, nuk arrij dot as te mendoj per emrat e femijeve, shprehet gruaj teper e shqetesuar. Shpresoj vetem se gjithcka te shkoje sic duhet.
Nese gjithcka do te dale per mire, gruaja do te futet ne librin e rekordeve Gines per lindjet. Rekordi i meparshem eshte shenuar nga lindja e nente femijeve nga nje grua australiane ne vitin 1971, grua e cila vdiq disa dite me pare.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 132 here