Video

4/25/2012 6:53:15 PM

Rikthimi i 'lopes se cmendur'

Rast i ri ne SHBA ne shtetin e Kalifornise

liber




Edison Myrteza
alb_journalist@hotmaiil.com

SHBA- Nje tjeter rast i “lopes se cmendur” ne SHBA dhe pikerisht ne shtetin e Kalifornise. Lajmi eshte deklaruar nga Ministri i Bujqesise, nepermjet nje komunikate per shtyp qe ben fjale per rastin me te fundit.

Hera e kateret ne SHBA
“Behet fjale per nje lope qumeshti, lope prej se ciles mishi nuk ka hyre asnjehere ne kontrollin kombetar”, ka deklaruar departamenti i bujqesise, sipas te cilit behet fjale per rastin e katert qe kur ne SHBA eshte identifikuar rasti i pare ne vitin 2003.

Sipas deklarates se leshuar nga pergjegjesi i departamentit te sektorit veterinar, Xhon Kliford, zbulimi “nuk eshte aspak per nje ceshtje alarmi”. Zbulimi ka ardhur nga nje zone ku kafshe te semura vijne per t’u perdorur si neprodukt sapuni dhe larjeje.

Rasti i pare me 1985
Rasti i lopes secmendur vjen i deklaruar per here te pare ne nje zone ne Britanine e Madhe ne vitin 1985. Me 1988, qeveria ne Londer deklaron se nuk do te kete konsum mishin lope ne te gjithe vendin deri ne nje urdher te dyte pasi jane zbuluar shenje te semundjes se kafshes se bute.

Ne vitin 1996, qeveria britanike thekson per here te pare se virusi i lopes se cmendur mund te transmetohet nga kafsha tek njeriu. Kjo merret nga lopet qe kane nje moshe me teper sesa 30 muajsh. Per keto lloj lopesh u dha urdheri i sekuestrimit dhe eleminimit te tyre.

Ndalimi i shitjes se mishit
Koreja e Jugut po mendon te ndaloje shitjen apo edhe blerjen e mishit te lopes nga SHBA-ja. Kjo eshte bere e ditur nga nje funksionar i Ministrise se Bujqesise. Mund te jete rasti i pare qe behet bllokimi i mishit edhe pse vendi aziatik nuk ka dale ne nje deklarate zyrtare ndaj ketij planifikimi.

HermesNews-© 2012





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 185 here