Video
4/7/2012 2:49:07 PM
Silvio Berluskon, film per veten
Film-dokumentar autobiografik per jeten e tij
Edison Myrteza
alb_journalist@hotmail.com
ITALI- Eshte duke kerkuar nje regjizor me shume shpejtesi. Madje e do edhe me emer, por mbi te gjitha shume te zotin per te qendruar ne vendin e tij dhe per ta perjetuar protagonistin. Silvio Berluskoni, ka shkruar subjektin e nje filmi dhe stafi i tij eshte duke u marre me kerkimin e atyre qe duhet te punojne.
Projekti eshte ambicioz dhe Berluskoni deri tani ka nderruar 4 regjizore dhe po kerkon te pestin. Nuk kam gjetur doren e duhur, eshte duke biseduar me bashkepunetoret me te ngushte, te cileve u ka kerkuar te mbajne detaje te rezeveruara.
Filmi dokumentar ne planin e Silvios, do ti beje te njohur publikut te madh vepren personale te Berluskonit ne politike. Duke bere publike historine e tij te vertete qe nga ngritja me 26 janar 1994 deri ne momentet e fundit te 12 nentort 2011. Tetembedhjete vjet te nje historie qe ne pallatin Grazioli e quajne me te qeshur i nentembedhjeti.
Ideja eshte e nje filmi te vertete dhe pas Pergjithmone Silvio. Produksioni i eshte besuar nje shoqerie te jashtme, shenje qe kete here Berluskoni duket se e ka me te vertete. Kush e di nese do te mund te jete ai qe do te shkruaje kolonen zanore apo do tia besoje muziken bashkepunetorit Mariano Apicela. Ka ndermend qe filmin ta shfaqe ne vjeshte, por produksioni te shkoje ne kongres dhe Berluskoni te rimarre partine duke nderruar emrin dhe sekretariatin.
Do te kthehet ne skene, ne television dhe midis njerezve kur te kete dicka shume te rendesishme per te thene, ka thene keshtu produktori. Ne pallatin Gracioli eshte ne pune e siper nga te gjithe krijimi i skenes dhe ndricimit.
Ne oren 7 te mbemjes do te zbrese nje vajze mjaft e bukur. Eshte Graciana Kapone, modelja dhe aktorja e famshme e quajtur si Anxhelina Zholi ne Bari. Filmi i presidentit? Do te jete dicka mjaft e bujshme, por nuk mund te them asgje. Provoni ti telefononi ne zyre dhe te pyesni Gasparotin.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 155 here