Video
4/4/2012 12:44:18 PM
Greqi. Vret veten pensionisti
Nuk donte t'i linte femijet debitore ne para
Edison Myrteza
alb_journalist@hotmail.com
GREQI - Situata financiare ne Greqi eshte me te vertete problematike, aq problematike saqe shume duan ti japin fund jetes. Nje pensionist, sipas se perditshmes Kathimerini, i ka dhene fund jetes ne sheshin Syntagma ne qender te Athines.
Vetevrasja Nje burre rreth te 60-tave i ka dhene fund jetes duke u qelluar ne koke sot ne shesin qendror Syntagma ne Athine, perpara parlamentit grek. Kjo behet e ditur nga agjencia greke e lajmeve Ana, sipas se ciles nuk dihen akoma motivet qe kane shtyre burrin te vetevritet. Policia gjate kesaj kohe ka hapur nje hetim ne lidhje me ceshtjen.
Misteri Duke pare nga cka shkruar gazeta greke, burri para se te qellonte veten ka bertitur me te madhe duke thene nuk dua tu le asnje debit femijeve te mi, edhe pse deshmitare te tjere theksojne se burri nuk ka thene asgje.
Ngjarja ka ndodhur ne oren 9 te mengjesit, kur eshte edhe orari me i zhurmshem, ndersa sheshi ishte plot me njerez qe shkonin ne pune. Sipas deshmitareve, burri ka shkuar prane nje peme disi te vecuar dhe sic deklarohet pa e vene re njeri, me disa levizje te thjeshta ka gjuajtur veten ne koke.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 102 here