Video

3/6/2012 3:42:25 PM

GALOIS, e ardhmja e matematicientėve dhe kėrkimit shkencor

Intervistė me Prof. Dr.Tanush Shaskaj: ēfarė mund tė pėrmirėsojmė nė librat e matematikės: rregullat qė pengojnė studentėt tė rregjistrohen nė universitetet amerikane: 'Kongresi' i matematicientėve shqiptarė do tė zhvillohet pėr 100 vjetorin e pavarėsisė

liber





Prof. Shaska, pas njė periudhe mė shumė se 1-vjeēare qė nuk jeni prononcuar pėr shtypin, duam t’ju falenderojmė qė pranuat tė na jepni kėtė intervistė. Do tė donim tė dinim diēka mbi aktivitetin tuaj gjatė kėsaj periudhe, qoftė ky aktivitet shkencor apo pėr komunitetin shqiptar ?

Doriana, faleminderit pėr ftesėn pėr intervistė. Duke qenė larg pėrgjegjėsive zyrtare, natyrisht kam mė pak arsye pėr tė dhėnė intervista apo pėr t'u prononcuar publikisht. Kryesisht e harxhoj kohėn time tė ndarė midis: familjes, punės shkencore dhe pėrpjekjeve pėr tė kontribuar sado pak pėr komunitetin shqiptar nė matematikė. Pas njė shkėputje 3-vjeēare, jam i lumtur se jam kthyer pėrfundimisht nė punėn shkencore. Koha ime tani ndahet midis kėrkimit shkencor, punės me studentėt e doktoraturės dhe aktiviteteve tė tjera nė fushėn e profesionit si p.sh. organizimi i seminareve, konferencave shkencore, etj.

Gjatė vitit jam pėrfshirė nė organizimin e dy konferencave tė tilla. E para ėshtė njė konferencė e organizuar nė bashkėpunim me Prof. Artur Elezin si pjesė e njė seksioni tė Shoqatės sė Matematikanėve tė Amerikės. Kjo konferencė zhvillohet kėtė javė nė Tampa, Florida. Konferenca e dytė ėshtė MCAG’12 (Michigan Computational Algebraic Geometry) dhe zhvillohet ne Rochester, Michigan nė May 12-13 te ketij viti. Mund t’ju them me krenari qė nė kėtė konferencė qė bėhet nė Michigan do tė referojnė dhe dy shqiptarė dhe pikėrisht Prof. Nertila Gjini e UNYT (Tirana) dhe Prof. Qendrim Gashi (Universiteti i Prishtines). Tė dy tė lartpėrmendurit janė diplomuar nga universitetet mė tė dėgjuara tė botės dhe prezantojnė nė mėnyrė dinjitoze matematikėn shqiptare.

Shpresojmė tė kemi dhe shqiptare te tjere qe do te referojne, por per kete duhet te presim vendimet e bordit te konferences. Pėr ēudi, gjeometria algjebrike, megjithėse njė nga degėt mė tė vėshtira tė matematikės, sot ka njė group aktiv matematikanėsh shqiptarė tė cilėt janė diplomuar nga universitete prestigjoze dhe vazhdojnė tė jenė aktivė nė kėrkim shkencor. Qėndrim Gashi, i diplomuar nga Universiteti i Chicagos, Enka Lakuriqi, diplomuar nga Penn. State University janė disa nga matematikanėt e rinj tė cilėt po rrisin kėtė grup. Pėr mė tepėr, ne kemi sot 5-6 studentė pasuniversitare tė cilėt po punojnė me temat e doktoratės nė fushėn e gjeometrisė algjebrike.

Profesor, kemi marrė vesh pėr njė projekt tuajin dhe disa matematikanėve shqiptarė. Flas pėr projektin Galois. A mund tė na thonit diēka mė shumė mbi kėtė projekt?

Projekti Galois (Galua) pėrfshin njė grup matematikanėsh shqiptarė tė cilėt synojnė botimin e literaturės bazė tė matematikės. Me synimin e vetėm pėr nxitjen e kėrkimit shkencor dhe nxitjen e talenteve tė reja nė matematikė. Projekti Galua synon tė krijojė kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e matematikės shqiptare nėpermjet kerkimit shkencor.

Nė vitin 2008 ne nisėm njė projekt pėr rinovimin e tė gjithė teksteve tė matematikės ne gjuhėn shqipe. Kjo ėshtė jo vetėm diēka e nevojshme, por dhe shumė e domosdoshme. E meta mė e madhe e teksteve tė matematikės nė gjuhėn shqipe ėshtė mungesa e thellėsisė dhe e trajtimit te temave nė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė kuptueshme. Pėr mė tepėr, duam tė trajtojme tema tė cilat janė bashkėkohore dhe me rėndesi.

Ne si grup nuk interesohemi nėse tekstet tona do tė pėrdoren apo jo nė shkollat dhe universitetet nė Shqipėri. Qėllimi ynė i vetėm ėshtė qė ne tė krijojmė tekste alternative pėr nxėnėsit dhe studentėt me ambicje pėr tė mėsuar diēka serioze nė shkencat e matematikės. Mė tepėr informacion pėr kėtė projekt mund tė risat.org/galua. Nė Janar, 2011 ky projekt u rikonceptua si pjesė e RISAT.

RISAT ėshtė kryesisht njė grup matematikanėsh dhe inxhinierėsh shqiptarė dhe tė huaj me synimin kryesor pėr te nxitur projektet shkencore nė fushėn e teknollogjisė dhe shkencės nė trevat shqiptare. Me tepėr informacion mbi veprimtarinė e RISAT mund tė gjeni nė risat.org.

Nga RISAT u vendos qė projekti tė quhej Projekti Galois (Galua) dhe tė shtrihej edhe mė tej teksteve bazė tė matematikės. Faza e dytė e projektit po pėrqėndrohet tek kurset mė tė avancuara tė cilat kryesisht janė pėr studentėt e matematikės.

Nė ēfarė projektesh tė tjera jeni i pėrfshirė pėr shkencėn shqiptare ?

Aktiviteti ynė mė i madh konsiston nė ndihmėn pėr pranimin e studentėve shqiptarė tė doktoraturės nė universitete amerikane. Ky ėshtė njė projekt qė nisi vjet me inisiativen time dhe tė Prof. Elezit. Vitin e parė arritėm tė pranonim nė universitetet amerikane 5 studentė shqiptare.

Pėr arsye personale, njė prej tyre nuk erdhi kurse 4 tė tjerėt po vazhdojnė kėtė vit studimet e doktoraturės nė matematikė. Ne mund tė ndihmojmė nėpėrmjet kontakteve tona deri nė 10 kandidate ne vit, kryesisht ne deget e matematikes, statistikes, informatikes, dhe shkencave kompjuterike.

Gjithashtu, gjatė kėsoj vere qė vjen, shpresoj tė jemi pėr dy javė nė Universitetin e Prishtinės pėr tė dhėnė njė kurs special nė trajektoret algjebrike. Kjo do tė jetė pjesė e aktiviteteve qė Prof. Qėndrim Gashi dhe grupi i tij nė Universitetin e Prishtinės kanė nisur tė organizojnė nė fushėn e gjeometrisė algjebrike.

A ėshtė kollaj tė gjeni kandidatė tė tillė shqiptarė pėr tė vazhduar doktoratėn nė Amerikė?

Kjo ėshtė pjesa mė e vėshtirė e projektit. Gjetja e kandidateve tė pėrshtatshėm ėshtė e vėshtirė pėr arsye administrative dhe teknike. Sė pari, universitetet Amerikane nuk pranojnė asnjė pa pikėt e nevojshme tė TOEFL-it. Edhe pse ne mund tė gjejmė kandidatė tė aftė nga ana shkencore, jo gjithmonė ata kanė njohuri tė mjaftueshme mbi gjuhėn angleze. Pėr tė marrė bursė tė plotė kėta kandidatė do tė aktivizohen nė mėsimdhėnie nė universitetet ku do tė shkojne dhe pikėrisht pėr kėtė marrja e pikėve tė nevojshme nė TOEFL, ėshtė diēka qė universitetet amerikane e konsiderojnė tė pa-tolerueshme.

Sė dyti, problemi tjetėr qė del, ėshtė se nė Amerikė nuk pranohet njeri pa njė diplome universitare 4-vjeēare ose pa equivalentimin e kohės nė universitet me 4 vite akedemike. Ky rregull hap shumė probleme tani qė diplomat nė Shqipėri janė kryesisht 3-vjeēare. Nė shumė raste ne duhet tė negociojme kurse shtese ose te kerkojme programe te vecanta per ta shmangur kete problem.

Pėrveē kėtyre 2 problemeve, ka natyrisht probleme tė vazhdueshme qė dalin nė Shqipėri. Pėr shembull, nė njė universitet nė Shqipėri kishin vėnė si rregull qė studentėt nuk mund tė marrin mė shumė se njė transkript nė muaj. Pėr njė kandidat qė aplikon nė 8-10 universitete ky ėshtė njė problem i madh. Problem tjetėr del se pothuajse tė gjitha universitetet shqiptarė nuk lėshojnė transkript pėr lėndėt nė tė cilat studenti ėshtė i rregjistruar. Kėshtu qė studentėt nė Shqipėri nuk mund tė marrin transkrip tė plotė pėrpara fillimit tė Korrikut dhe diplomėn zakonisht e marrin nė Gusht. Kurse ofertat e pranimit nė Amerikė bėhen gjatė muajit Prill. Pra studentėt tanė janė tė detyruar tė huambasin njė vit vetėm pėr pengesa administrative.

A kanė studentėt vėshtirėsi nga ana shkencore pasi ata vijnė nė Amerikė ?

Patjetėr qė kanė! Sistemi arsimor nė Amerikė ėshtė ndryshe dhe shkolla pasuniversitare ka kėrkesa tė larta. Vėshtirvsia mė e madhe ėshtė se studentėt shqiptarė duan kohė tė pėrshtaten me idenė se tani duhet punuar pėrditė nga 7-10 orė, se tė ulesh e tė lexosh 2-3 ditė para provimeve ėshtė diēka qė nuk funksionon nė shkollat amerikane. Kryesisht viti i parė ėshtė me i vėshtiri, pasi ka probleme ambientimi, problemet e gjuhės, disiplina nė punė, etj.

Pėr mė tepėr kemi nė vėshtirėsi pėr tė gjetur studentėt e duhur. E keqja ėshtė se notat nė Shqipėri tregojnė shumė pak mbi cilėsinė e vėrtetė tė studentit. Pėr kėtė ne kemi krijuar njė provim paraprak i cili jepet 2 herė nė vit, vetėm pėr tė gjetur studentėt tė cilėt kanė disa njohuri bazė si dhe disiplinėn e nevojshme tė punės. Ne mbėshtesim vetėm studentė tė tillė, tė cilėt na japim njėfarė sigurie se do tė vijnė nė Amerikė dhe do tė arrijnv tė diplomohen. Informacion i metejshėm mbi kėtė provim mund tė gjendet nė risat.org

Studentėt tė cilėt filluan nė Shtator 2011, tani po punojnė pėr provimet kualifikuse tė doktoratės nė Oakland University. Ne shpresojmė qė kėtė vit tė marrim dhe 5 studentė tė tjerė. Disa nga universitetet ku studentėt e kėtij viti do tė shkojnė janė University of Florida, Michigan Tech, Worcester Polytechnic Institute, etj. Shpresojmė se pėr vitin e ardhshėm akademik tė vijnė studentėt e parė nga Universiteti Prishtinės ku Prof. Qendrim Gashi po krijon njė grup tė mirė tė rinjsh tek tė cilet kemi shpresa.

A mund tė na thonit diēka mė tepėr pėr aktivitetin e matematicientėve pėr 100 vjetorin e pavarėsisė ?

Revista Shqiptare e Matematikes (Albanian Journal of Mathematics) ka planifikuar kėtė vit njė numėr tė veēantė kushtuar matematikės shqiptare. Ky numėr do tė botohet nė Vjeshtė 2012 dhe nė ndryshim nga numrat e zakonshėm tė revistės ky numėr do tė printohet dhe do t’u shpėrndahet gjithė bibliotekave dhe universiteteve shqiptare. Do tė jetė njė numėr mjaft voluminoz dhe do tė ketė pėrveē matematikaneve shqiptarė dhe mjaft matematikanė tė dėgjuar nė botė. Gjithashtu, po diskutojmė idenė e organizimit tė njė Kongresi tė matematikaneve shqiptarė kėtė vit. Kemi pasur disa kontakte paraprake me institucione nė Shqipėri dhe Kosovė pėr tė diskutuar mėnyrėn mė tė mirė pėr organizimin e kėtij aktiviteti. Mendoj se njė aktivitet i tille duhet te jete i organizuar nga institucione shteterore dhe ne kete rast ne do te jemi disponibel per te dhene ndihmesen tone. Ky aktivitet duhet te jete gjitheperfshires dhe serioz qe ti shkoje per shtat 100-vjetorit te pavarsise. Besoj se do te kemi te reja ne kete front ne javet qe vijne.

Suksese ju dhe bashkėpunėtorėve tuaj shkencore. Shpresojmė tė na mbani nė dijeni pėr ēdo aktivitet mbi shkencėn dhe matematikėn shqiptare

Faleminderit Doriana. Me lejoni te perfitoj nga rasti dhe tu uroj gjithe mesuesve dhe nxenesve ne gjithe trojet shqiptare Gezuar 7 Marsin. Shpresoj qė nė kėtė 100-vjetor tė pavarėsisė, shoqėria jonė tė dijė tė vleresojė kontributin e brezave tė tėrė pėr arsimin dhe dijen e kėtij kombi. Ne tė gjithė e dimė se ishin shkollat shqipe dhe mėsuesit shqiptare ata qė ringjallen te shqiptarėt vetedijen kombėtare gjatė periudhės sė Rilindjes. Le t'i respektojmė ata tė gjithė, pa dallim pėrkatesie fetare, prejardhje familjare, apo bindje politike. Gezuar te gjitheve !


* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi




Doriana Metollari





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 1022 here