Video

2/14/2012 12:33:06 PM

Elbasani, djepi dhe pėrhapėsi i mendimit arsimor

Dokumentet historike tregojnė se, nė vitin 1900 nė ēdo familje kishte njė deri nė dy anėtarė qė dinin tė shkruanin e tė lexonin gjuhėn shqipe

Banneri i rubrikes





ELBASAN - Elbasani shquhet si qendėr e fuqishme arsimore dhe kulturore nė pėrpjekjet qė bėnė figura si Onufri, Mehmet Sedefqar Biēakēiu e Kostandin Shpataraku, tė cilėt pėrfaqėsonin epokėn e humanizmit shqiptar.

Kėta figura dėshmonin pėr traditat kulturore dhe arsimore tė Elbasanit. Nė gjysmėn e parė tė shekullit XVIII Anonimi i Elbasanit (Teodhor Bogomili) ēeli serinė e alfabeteve origjinalė. Gjuha e tij e pasur dhe e punuar dėshmon se ai nuk kishte punuar nė njė terren tė palėruar mė parė. Nė vitin 1812 sipas kodikut tė esnafėve tė kazanxhinjve, argjendarėve, gėzoftarėve dhe esnafėt e tjerė paguanin mėsuesin Argjir qė t’u mėsonte fėmijėve tė tyre shkrim e kėndim. Nė mesin e shekullit tė XVIII dhe fillim shekullin e XIX shkrimi shqip nė Elbasan ishte bėrė nevojė e parė nė marrėdhėniet ekonomiko –shoqėrore tė shtresės tregtare tė pasur.

Shkollat fillore turke patėn mėsues midis tė tjerėve dhe Hoxhė Gjelin e Hoxhė Karadakun. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XIX-tė u hapėn shkolla tė fshehta nė shtėpitė e dyqane tė qytetarėve, ku mėsohej gjuha shqipe. Kostandin Kristoforidhi shfaqet nė kėtė kohė si shkencėtar, por edhe si mėsues i gjuhės. Nė vitin 1890 Abdyl Abdullah Xhinsi, qė kishte mbaruar Normalen nė Stamboll, hapi njė shkollė fillore private nė Elbasan, ku pėr herė tė parė nė kėtė shkollė u pėrdorėn bankat. Nė vitin 1897 u hap njė tjetėr shkollė private pėr mėsimin e gjuhės shqipe, por autoritetet futėn mėsuesin nė burg dhe shkolla pushoi sė funksionuari.

Relacionet nga Durrėsi nė 2 - 5 prill tė vitit 1900 vinin nė dukje se nė Elbasan pėrparimi i shqipes ishte kaq i madh, saqė kėndonin librat shqip nė sy tė njerėzve tė qeverisė, tė cilėt nuk guxonin tė kapnin ndonjė nga pėrhapja e pėrditshme e tyre. Gati nė ēdo familje kishte njė deri nė dy anėtarė qė dinin tė shkruanin e tė lexonin gjuhėn shqipe. Nė 10 vjeēarin e parė tė shekullit tė XX, nė Elbasan krahas shkollės Greke tė Kalasė e hapur nė vitin 1736, por edhe asaj greke tė Valshit e hapur mė 1900, funksiononin tre shkolla turke meshkujsh e femrash. Nė korrrik tė vitit 1908 u grumbulluan ndihma, qė brenda njė dite arritėn nė 5500-6000 franga, me tė cilat do tė paguheshin mėsuesit qė do tė jepnin gjuhėn shqipe nė tė gjitha shkollat. Njė pjesė e kėtyre mėsuesve ishin pajisur me arsim pedagogjik nė shkollat Normale tė Selanikut, Manastirit, Stambollit e gjetkė.

Pas shpalljes sė Hyrjetit, mė 2 gusht 1908 nga Fejzulla Guranjaku, po kėtė vit nė muajin tetor u hap shkolla shqipe nė Valsh tė Shpatit. Nė shtator tė vitit 1909 nė Elbasan zhvilloi punimet “Kongresi i Elbasanit”, ku me nismėn e Aqif Pashė Biēakēiut ( atdhetar, personalitet politik) dhe me ndihmat e popullit u ngrit e para godinė posaēėrisht pėr shkollė, ku nė vitin 1912 u vendos shkolla “ Qendrore”. Nė qershor tė vitit 1909 misionarėt Amerikanė me pėrfaqėsuesin e tyre Telford Erikson bėnė pėrpjekje pėr tė hapur njė kolegj nė Krastė. Mė 1 dhjetor tė vitit 1909 u hap shkolla e parė e mesme shqipe “Normale”, e cilėsuar si arritja mė kulmore e arsimit shqiptar. Ajo me veprimtarinė e saj tė gjerė u shndėrrua nė njė institucion arsimor, edukativ, studimor, me pėrmasa kombėtare

Nė fillim shekullin e XX do tė vihej re masivizimi arsimor fillor nė qytet, nė 22 nėntor tė vitit 1913 u hap shkolla fillore nė lagjen “Shėnkoll” me tre mėsues dhe nė vitin 1915 u pagėzua me emrin “Zgjimi’. Mė 1 dhjetor tė vitit 1915 u hap zyrtarisht shkolla e “Qoshes” qė mė pas mori emrin “ Agimi”, nė vitin 1916 hapet shkolla fillore “Kostandin Kristoforidhi”. Nė vitin 1913-1914 nė Elbasan kishte tre shkolla dhe veē kėtyre ishin hapur shkolla edhe nė fshatrat Belsh, Godolesh, Balėz, Shushicė, Bixėlle, Bishqem, Lleshan, etj. Nė vitin 1923 nė Elbasan, hapet shkolla “Ushtrimore”, pranė asaj Normale, e para shkollė e kėtij lloji nė Shqipėri. Kjo shkollė shėrbeu pėr zhvillimin e praktikės pedagogjike tė maturantėve tė parė tė shkollės “Normale”.

Nė vitin 1934 pėr herė tė parė nė Elbasan do tė hapej shkolla foshnjore, me drejtoreshė Agni Todrin, e cila kishte studiuar nė Austri, ndėrsa nė vitin 1939 shkolla e Mesme e Punės, me drejtor Ali Cungun. Nė vitin 1937 nė Elbasan funksiononin 2 shkolla tė mesme dhe pesė filllore, ndėrsa nė fshat funksiononin 42 shkolla fillore. Shumė elbasanas mėsues nė Ushtrimore ose pedagogė nė Normale para Luftės sė II -tė Botėrore ishin specializuar pėr pedagogji e psikologji nė vende tė ndryshme jashtė Shqipėrisė si nė Austri, Lion, Strasburg, Romė. Ndėr ta mund tė veēohen, Luigj Gurakuqi, Simon Shuteriqi, Aleksandėr Xhuvani, Petėr Dodbiba, Dhimitėr Paparisto etj. Tė gjithė kėta e shumė tė tjerė jo vetėm nė Elbasan, por kudo qė punuan, me studimet, pėrkthimet, monografitė e botuara, dhe veprimtarinė praktike pedagogjike, u bėnė pėrēuesit e mendimit didaktik pėrparimtar perėndimor, nė shkollat shqiptare. Ata u shquan si organizatorė arsimi nė prefekturat Korēė, Berat, Vlorė, Elbasan, Durrės, Dibėr dhe nė Ministrinė e Arsimit nė cilėsinė e specialistit ose tė drejtorit. Nė Kosovė e Maqedoni nė periudhėn 1941-1950 kanė shėrbyer 149 mėsues nga Elbasani.



HermesNews - © 2012





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 170 here