Video

2/6/2012 7:34:59 PM

Puna dhe jeta private

Tė kesh dikė tė rėndėsishėm nė jetė, dikė qė t’i dedikoni orėt e pas punės, ju bėn mė produktiv

Banneri i rubrikes





Lady in Red Mos lini qė puna tė bėhet jeta juaj. Njė here degjova njė njeri tė suksesshėm, drejtor i njė kompanie tė madhe, tė thoshte: “Nėse vartėsit e mi nuk japin rrezultate nė punė, duke patur dhe njė jetė private, ka diēka qė nuk shkon”.

Kompanisė suaj, i detyroheni orė tė ndershme punė, nė kėmbim tė tė cilave ajo ju detyrohet njė pagė tė ndershme, por dreqi e mori, mos mendoni se i detyroheni dhe jetėn.

Zakonisht janė gratė ato qė kufizojnė jetėn e tyre private pėr nevojat e kompanisė, derisa vjen njė ditė, kur e kuptojnė se vėrtet nuk kanė asnjė arsye pėr t’u kthyer nė shtėpi.

Nė fakt, tė paturit dikė jashtė punės, flas dikė tė rėndėsishėm, na ndihmon tė jemi dhe mė produktive. E quaj ide tė gabuar, heqjen dorė nga jeta private, pėr tė bėrė karrierė. Biles njė jetė private pas orareve tė punės i bėn gratė mė pak tė dėshpėruara apo tė mėrzitshme.

Nėse ju kėrkojnė tė fshihni njė impenjim tuajin personal, nė emėr tė nevojave tė kompanisė, mendohuni dy herė. Ka raste kur nuk keni nga t’ia mbani, por nėse kjo bėhet huq, atėherė diēka nuk shkon. Mos fshini impenjimet qė keni me familjen pėr hir tė kompanisė, pėrveē rasteve tė jashtėzakonshme.

Dhe nė kėto raste, mendohuni dy herė. Nuk mund t’ia lejoni vetes tė humbni vendin e punės, por pyesni veten nėse do tė ishit mė mirė nė njė kompani qė mbron dhe vlera familjare. Zhvilloni hobby dhe interesa tė tjera jashtė punės. Nėse nuk keni, shpikini, gjithēka veē dilni ndonjėherė nga zyra. //HermesNews - © 2012//



Doriana Metollari





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 183 here