Video

2/1/2012 12:08:21 PM

Gazeta online dhe tregu shqiptar

Ky artikull nuk ėshtė i sponsorizuar dhe nuk ėshtė reklamė nė vetvete: pak minuta pėr tė na dėgjuar ate ēfarė kemi pėr t'ju thėnė: ka ardhur tė edukohemi me informacionin online

Banneri i rubrikes






HermesNews - Javėt e fundit, hermesnews arriti njė rekord tė ri vizitash nė sit. Pjesa mė e madhe e tė cilave vinin nga Shqipėria (Tirana). Janė vizitator, qė siē na komentojnė, informohen mbi tė gjitha dhe vetėm online, duke qenė se kushtet nė tė cilat punojnė, informacioni online kthehet nė njė prakticitet dhe domosdoshmėri pėr ta, meqė u vjen aty ku janė dhe falas. Pjesėn tjetėr tė ditės, mund ta mbushin me interesa tė tjerė pėr rritje kulturore.

Me kėtė kemi kuptuar se interesi i lexuesve shqiptar, pa asnjė ekzagjerim, sa vjen dhe rritet pėr median online dhe ka disa arsye qė unė i quaj esenciale: (1) mosha e re; mosha mesatare e qytetarėve shqiptare ėshtė shumė e re dhe kjo i bėn mė tė tėrhequr ndaj teknologjive te reja: (2) impakti dhe vitaliteti: qytetarėt shqiptarė janė njė popull vital dhe impakti qė ata kanė me teknologjite e reja, ngjall kureshtje, dėshirė pėr ta eksploruar dhe nė njė farė mėnyrė bashkėjetesė me gjithēka qė ia lehtėson organizimin e ditės: (3) lehtėsirat qė ofron interneti; nė vetvete kėto tė fundit nuk janė asgjė mė tepėr sesa njė bashkėsi shėrbimesh qė qytetarėt i marrin falas, shpejt dhe nė mėnyrė tė pranueshme, pa ndjerė asnjė invadencė (pushtim) nė jetėt e tyre, meqė zgjedhin ata ku dhe si tė informohen. Kėtė tė fundit, mė pėlqen ta quaj, dhe e kam thėnė shpesh herė Informacion Aktiv.

Por ēfarė ndodh me tregun shqiptar, bizneset dhe institucionet shtetėrore ? Ndoshta pėr mungesė kohe, ose dėshirė e vjetėr se di pse, pėr tė mos u shkėputur nga tradicionalja, bizneset mezi arrijnė tė vendosin pėr reklama online. Pse ? Ajo tė cilėn unė e quaj njė arsye tė rendėsishme, ėshtė mungesa e informacionit. Njė sit informacioni online kėrkon vėmėndje mė mė tė pėrqėndruar dhe nuhatje pėr prespektivėn nė tė ardhmen. HermesNews ka gjashtė vite jetė. Nuk ishim ne tė parėt qė e zbuluam internetin, por prespektivėn e tij. Vendosėm pėr stilin tonė tė informimit (ėshtė po ai qė lexuesit duan) dhe i dhamė karakterin e njė gazete online. Gazetaria online nė Shqipėri nuk ėshtė e re, e re ėshtė vetėm dėshira pėr tė besuar impaktin e internetit nė treg. Lexuesit na thanė po, tė tjerėt duhet tė besojnė. //HermesNews - © 2012//









Doriana Metollari





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 289 here