Video

1/31/2012 10:09:08 AM

Kur lajmi mbrohet nga privacy

Atėherė kur i duhet thėnė jo publikimeve

liber






TIRANE - Lajmi pėr njė 28 vjeēar, me shumė probabilitet, siē shkruhej dhe nga gazeta, konsumator droge, nuk do tė pėrfundonte nėpėr faqet e gazetave, nėse nuk do tė ishte i biri i njė prej liderėve mė aktiv tė Partisė Socialistė dhe njė deputeti. Lajmi nė kėtė rast nuk ishte i ati, atij nuk iu gjet drogė, lenda narkotike iu gjet tė birit dhe ky i fundit mori rėndėsi nėpėr zgjedhjet qė gazetari bėn pėr publikim, falė atėsisė qė i kishin shkruar nė komunikatė.

Fėmija i njė personi publik, e ka mė shumė tė mbrojtur privacy-n e tij,
sepse luan njė rol jo publik


Nė tė vėrtetė, duhej tė ishte pikėrisht kjo ajo qė duhej ta mbronte, nė kėtė rast. Pse ? Nė fillim njė pėrmbledhje e shkurtėr: I riu u arrestua pas njė kontrolli tė ushtruar nga policia nė Durrės. Nė media shkruhej qė nė rreshtat e parė sesi i arrestuari ishte i biri i politikanit dhe se nė momentin e kontrollit iu gjet 1,5 gr drogė brenda makinės me pronėsi tė tė atit.

Tani njė analizė e shkurtėr e vendimit pėr t'a publikuar: I biri i njė personi publik ka mė shumė tė mbrojtur sferėn e tij private sepse luan njė rol jo publik, ndryshe nga vetė deputeti i cili e ka mė pak tė mbrojtur jetėn private pėr shkak tė funksionit tė tij dhe kjo ėshtė njė histori e vjetėr sa vetė media.

I biri nuk ėshtė politikan, nuk ka rol publik dhe fakti qė iu gjetėn 1,5 gr drogė e fut atė nė listėn e pėrdoruesve tė zakonshėm qė zbulohen ēdo orė nga policia, dhe nuk publikohen sepse nuk pėrbėn lajm. Djali i njė deputeti po, por, dhe ai si te tjerėt ka tė drejta qė duam apo jo, duhet tė respektohen.

Ligji mbi Privacy-n ėshtė nė konflikt tė pėrjetshėm me mediat, por jeta private e njerėzve ėshtė njė prej themeleve tė njė qytetarie tė civilizuar dhe njė prej vendimeve mė tė vėshtira editoriale. Nėse droga do tė ishte gjetur te atit, publikimi do te ishte gjeja me normale qė do ndodhte, po me ē'tė drejtė nėpėrkėmbet figura e tė riut ?

Nė njė prej vendeve tė perėndimit (Angli psh) njė publikim i tillė do t'i kushtonte gazetės. Tek e fundit ėshtė e rėndėsishme t'i njohim limitet e punės sonė dhe pse kjo duket se mund tė na pengojė nė punėn tonė, ēfarė nga ana tjetėr rrit cilėsinė e asaj qė bėjmė dhe vendimeve editoriale qė marrin. Me gjithė punėn e mirė qė bėjmė tė gjithė, djali i deputetit nė kėtė rast duhet tė kishte patur sferėn e tij private, ndryshe ruajtjen e privacy-t. //HermesNews - © 2012//



Doriana Metollari





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 194 here