Video
1/27/2012 6:44:54 PM
Peqin: Protestė nė burg
Drejtori i burgut: Duan tė mos kufizohen lejet, por protestuan paqėsisht
PEQIN - Njė grup tė dėnuarish nė Burgun e Sigurisė sė Lartė tė Peqinit, kanė kėrkuar nga drejtuesit e tyre tė mos kufizohen lejet tė cilat sipas tyre ia garanton ligji.
Nė kėtė kuadėr, nė orėt e vona tė sė enjtes, tė dėnuarit kanė krijuar zhurmė nė ambientet e burgut, duke ngritur zėrin nga qelitė e tyre, si edhe ambientet e ajrosjes. Duke qenė se nga ana e autoriteteve kjo kėrkesė e tyre nuk ėshtė pėrfillur, ata kanė protestuar masivisht gjatė natės te sė enjte.
Drejtori i burgut tė Peqinit, Dashamir Gjika, deklaroi se situata e krijuar nuk ėshtė aspak problematike dhe pėr tė gjitha kėrkesat e bėra nga ana e tė dėnuarave ėshtė gjetur mirėkuptimi dhe po shkohet drejt zgjidhjes sė shpejtė tė tyre .
Ndėrsa e cilėson tė drejtė kėrkesėn e parashtruar nga ana e tė dėnuarve, Gjika shton se asnjėherė lejet e tyre nuk janė neglizhuar. Por, jo ēdo kėrkesė e tyre ėshtė e realizueshme dhe nuk ka arsye tė tejkalohet me kėrkesa absurde, pasi zėri i tė dėnuarve ėshtė dėgjuar dhe do tė dėgjohet, shton ai. //HermesNews - © 2012//


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 30 here