Video
6/4/2007 9:18:58 AM
Pagjumėsia, 5 tė vdekur, 3 tė plagosur nė njė aksident
Njė aksident i rėndė ndodh nė aksin Tiranė-Rrogozhinė, nė fshatin Lekaj. Pėrplasen dy makina me targa tė Vlorės dhe Elbasanit
4 Qershor 2007 - Pagjumėsia e njėrit nga drejtuėsve tė makinave, ėshtė
bėrė shkas i njė aksidenti me njė bilanc tragjik viktimash. Pesė persona kanė humbur jetėn, ndėrsa tre tė tjerė, janė lėnduar nė njė aksident automoblistik, qė ndodhi mėngjesin e sotėm, nė autostradėn Tiranė- Rrogozhinė nė vendin e quajtur Lekaj, pranė Kavajės, ku dy makina njėra me targė tė Elbasanit dhe tjetra me targė tė Vlorės janė pėrplasur me njėra tjetrėn.
Policia e Kavajės, tha se tre prej personave qė humbėn jetėn ishin duke udhėtuar me makinėn me targė tė Vlorės, ndėrsa dy tė tjerėt janė nga Elbasani, dhe po udhėtonin me makinė nga Tirana nė drejtim tė Elbasanit. Ndėrkohė, tre personat qė mbetėn tė lėnduar nga ky aksident rrugor, dhe qė ndodheshin nė makinėn me targa tė Elbasanit, aktualisht janė dėrguar pėr
mjekim nė spitalin e Durrėsit, jashtė rrezikut pėr jetėn.
Nga tė dhėnat paraprake dhe veprimet e kryera nė vendin e ngjarjes mendohet se shkak i kėtij aksidenti tė rėndė automobilistik tė jetė bėrė pagjumėsia e drejtuesit tė mjetit me targa tė Elbasanit, i cili pasi ka humbur kontrollin e drejtimit tė mjetit ka dalė nga rruga duke u pėrplasur me mjetin me targa tė Vlorės.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 325 here