Video
11/8/2011 1:21:15 PM
Ėshtė vetėm fillimi i trazirave nė Shba dhe botė !
Nėse sistemi ynė ėshtė thellėsisht i korruptuar dhe i kalbur, ėshtė e kuptueshme, qė personat janė shumė tė frustruar: komunizmi nuk ėshtė pėrgjigja
The Economic Collapse - Pėr njė kohė tė gjatė, shumėkush paralajmėroi se nė kėtė vend do tė fillonin trazirat, pėr arsye financiare.
Inatet dhe frustrimi kundėr ekonomisė dhe sistemit tonė financiar u rritėn nė nivele tė paprecedenta dhe kjo ka bėrė qė tė shtohen lėvizjet protestuese qė i kemi parė muajt e fundit.
Njerėzit janė tė lodhur dhe duan zgjidhje. Pėr fat tė keq, inati dhe frustrimi mund tė shprehen nė njė mėnyrė tė rrezikshme dhe tė paparashikuar.
Ajo qė kemi parė nė Oakland, Seattle dhe nė qytete tė tjera tė rėndėsishme nė SHBA, ėshtė fillimi i trazirave financiare nė kėtė vend. Po, anarkistėt janė pėrgjegjes pėr njė pjesė tė mirė tė trazirave qė kemi parė kėtė javė, por nuk kanė qenė tė vetmit.
Kėtu prehet Greqia, djepi dhe varri i demokracisė
Pushon nė paqe, pėr lavdinė e Tregjeve Financiare
Disa manifestues po bėhen shumė tė dhunshėm, por dhe policia ka vepruar nė mėnyrė brutale. Pjesa mė e madhe e manfestuesve tė Occupy Wall Street nuk do ka tė bejė me dhunėn, qė nuk ėshtė pėrgjigja e duhur, por e gjitha kjo ėshtė inat i grumbulluar dhe frustrim. Eshtė e vėshtirė t'a mbash nė paketė, tė sistemuara dhe tė disiplinuar. Sa herė qė ekonomia do pėrkeqsohet, protestat do tė rriten dhe pėr fat tė keq, dhuna po ashtu.
Mund tė predikojmė sa tė duam pėr tė mirat e rrugėve paqėsore dhe disa personave nuk do ta kuptonin kurrė.
Amerika ka mbėrritur nė njė pikė pa kthim dhe ky ėshtė vetėm fillimi i kėsaj ēmendurie. Duhet tė behemi gati tė shohim trazira nė vitet e ardhshme, tė paprecedenta.
Sipas nje sondazhi te fundit te Associated Press-GfK, 43 % e amerikanėve besojnė se ekonomia ėshtė nė kushte ekstreme. Miliona kanė humbur punėn, shtepitė dhe me dhjetėra milionė janė shprehur tė pėshtirosur nga ajo qė kanė parė se po ndodh nė Wall Street, katėr vitet e fundit.
Eshtė e lehtė tė kuptosh pse personat janė tė frustruar dhe po marshojnė nėpėr rrugė. Njė amerikan nė shtatė jeton me bonuse-ushqimi. Varfėria po rritet shumė shpejt dhe pjesa mė e madhe e familjeve kanė humbur gjithēka.
Njerėzit kėrkojnė pėrgjigje dhe ėshtė e kuptueshme pse pjesa mė e madhe e tyre po mblidhen nė kėto lėvizje protestash.
Pas ngjarjeve nė dy vitet e fundit, thuajse tė gjithė kanė filluar ta kuptojnė se diēka e rėndė dhe me pėrmasa tė mėdha po ndodh.
Tė mėrkuren e kaluar, njė turmė e madhe me demostrues paralizoi qytetin e Oakland, nė California. Disa organizata mediatike thanė ishin 5,000 manifestues por tė tjerė kanė pohuar se nė njė farė pikė numėroheshin mė tepėr se 20,000.
Njė grup me rreth 3,000 manifestues ka marshuar dhe bllokuar portin e Oakland, qė ėshtė i pesti port mė i madh nė SHBA.
Nė disa zona tė tjera tė qytetit, u thyen dritare, u shkarravitėn muret e zyrave ndėrtesave dhe u verifikuan shume akte vandaliste. Janė parė dhe shumė pėrleshje intensive me forcat e policise.
Nė njė artikull USA Today ka pėrshkruar atė qė ka ndodhur..
"Policia ka rrethuar manifestuesit dhe u arrestuan rreth 80 prej tyre nė qėndėr tė qytetit, ku banka dhe manifestues kanė gjuajtur me mjete tė forta dhe bomba motolov drejt policisė. Pesė manifestues dhe shumė zyrtarė janė arrestuar". Disa pamje
Nė njė farė pike, njė grup manifestuesish ka okupuar njė zyrė bosh qė dikur pėrdorej pėr tė strehuar tė pastrehėt.
Ajo qė vazhdon mė pas, e pėrshkruan Los Angeles Times ne nje artikull.
"Manisfestuesit arritėn tė hynė brenda njė ndėrtese boshe qė strehonte Traveler's Aid Society, njė organizatė no-profit qė asistonte tė pastrehėt, por qė ka patur shkurtime nė buxhet. Sipas sa thuhej nėpėr borshura, manifestuesit kishin marrė njė ndėrtesė pėr ta ripėrdorur. E kishin quajtur "qėndėr e re sociale" nėpėr rrjetet sociale tė Twitter".
Disa manifestues i kanė vėnė flakėn barrikadave tė policisė. Nė njė komunikatė, policia tha se manifestuesit i kishin gjuartur me shishe dhe gurė.
Zgjidh ndonjė gjė kjo? Sigurisht qė jo, por kur njerėzit janė tė inatosur dhe frustruar me vėshtirėsi bėjnė gjėra me mend.
Nė Oakland, u panė dhe shumė anarkistė tė Black Bloc qė kryenin akte tė dhunshme. Disa manifestues u panė qė pėrpiqeshin t'i ndalnin.
Nė fakt ėshtė e mundur qė dikush po pėrdor Black Block pėr tė diskredituar protestat. Ka ndodhur dhe herė tė tjera nė tė kaluarėn.
Nė ēdo rast, anarkistėt ishin shumė tė pėrfshirė, dhe nė pjesėn mė tė madhe nė akte dhune. Kliko per te pare videot
Oakland nuk ka qenė i vetmi qytet ku manifestuesit kryen akte tė dhunshme. Nė Seattle, kanė rrethuar njė hotel Sheraton ku CEO JPMorgan Jamie Dimon mbante njė fjalim. Sipas disa raportimeve nė media, manifestuesit po planifikonin "ta arrestonin nė grup".
Qėllimi i tyre nuk u arrit sigurisht, sepse policia shpėrndau turmėn me spray pipėri.
Seattle Times shkruan: "America po bėhet si ajo e viteve 10-20".
Kjo ėshtė pjesa mė interesante e revoltave ekonomike. Vetėm sepse ju jeni dakord me turmėn nuk do tė thotė se turma nuk mund tė kthehet dhe kundėr jush.
Nė New York, ka ndodhur njė tjetėr tip pėrleshjeje. Rreth 100 veterane ushtrie u prezantuan me uniforma dhe duke marshuar drejt New York Stock Exchange. U ndalėn para ndėrtesės e cila ishte e mbrojtur nga njė grup agjentėsh tė armatasur deri nė dhėmbė nga Departamenti i Policisė sė New York (NYPD). Ishte moment tensioni por pėr fat tė mirė nuk pati dhune.
Kjo mėnyrė pėr t'u pėrballur me sy, nuk ėshtė sinjal pėr mirė. Cfarė do tė kishte ndodhur nėse vetėm njė prej tyre do humbte durimin ?
Para bursės sė New Yorkut veteranėt kėndonin me slloganet: "Jemi veteran! Jemi 99 % ! pėr tė rritur tė ardhurat aziendale ushtarėt duhet te na ndjekin"!
Gjėrat po behen gjithnjė e mė shumė interesante.
Protestat e Wall Street filluan nė mėnyrė tė qete, por fatkeqsisht nuk ka garanci qė dhuna qė po shohim tani nuk do tė rritet nė tė ardhmen.
Sipas njė sondazhi 31% e atyre qė janė pėrfshirė nė Occupy Wall Street mbėshtesin dhunėn pėr ēėshtjen e tyre. E tmerrshme !
Disa elemente qė janė pėrfshirė nė protestat e Wall Street, nė realitet po promovojnė komunizmin si pėrgjigje. Gjatė ēmendurisė sė fundit tė Oakland, disa manifestues kanė varur nė qėndėr tė qytetit njė shirit ku shkruhej 'VDEKJE KAPITALIZMIT'. Kjo ėshtė pėrgjigjia ?
Sigurisht qė jo. Nėse sistemi ynė ėshtė thellėsisht i korruptuar dhe i kalbur.
Eshtė e kuptueshme, qė personat janė shumė tė frustruar. Por komunizmi nuk ėshtė pergjigja.
Kur republikanėt mbrojnė abuzimet qė bėjnė bankat e mėdhe dhe koorporatat, gabojnė. Kur demokratėt mbrojnė qeverinė e madhe dhe mbėshtesin faktin qė pėrgjigja ėshtė njė qeveri edhe mė e madhe, gabojnė. Asnjėra nga palėt nuk ka tė drejtė.
Kemi nevojė tė reduktojmė nė mėnyrė drastike dimensionet e qeverisė dhe pushtetin e koorporatave. Kjo do tė thotė, mė shumė pavarsi dhe liri pėr tė gjithė ne, dhe do te thote fuqizimi i individeve dhe aziendave te vogla.
Pjesa mė e madhe e personave, mendon se duhe tė mbajė ose anėn e koorporatave tė medha ose qeverisė sė madhe.
Njerėzit duan qė gjėrat tė ndryshojnė, por nuk e ndjejnė qė gjithsesi ka njė mėnyrė qė tė ēon tek kėto ndryshime.
Nuk ndodh vetėm nė SHBA. Sepse inatet dhe frustrimi po rritet nė gjithė planetin. Organizata ndėrkombėtare e punės, paralajmeroi se trazirat mund tė ndodhin kudo nė botė nėse kriza do tė rėndohet.
Po lėvizim nė kohėra tė paprecedentė. Askush nuk e ka tė sigurt ēfarė do tė ndodhė nesėr. Por sinjalet e alarmit janė. Presioni po rritet gjithnjė e mė shumė. Sipas njė sondazhi tė Fox News, 76 % e gjithė amerikanėve janė "tė pakenaqur sesi po ecėn vendi". Nė fillim tė kėtij viti, numri ishte vetėm 61 %.
Mund tė shpresojmė se gjėrat mund tė stabilizohen pėr pak kohė, por nė njė farė pike, njė tjetėr krizė financiare mund tė shpėrthejė dhe ekonomia mund tė pėrkeqsohet. Cfarė do t'i ndodhė kėtij vendi kur e gjitha kjo tė ndodhė ? Kjo nuk ėshtė Amerika ku janė rritur prinderit tuaj, prandaj pėrgatituni. * Pėrgatiti pėr botim Doriana Metollari


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 319 here