Video

8/28/2011 1:00:09 AM

'Jeta, melodia dhe vuajtjet nė skenėn ma t'bukur nė botė'

Flet pėr HermesNews artisti i madh i humorit shqiptar Zef Deda

liber



























Zef Deda


Miremėngjesi Zef Deda!

Nadja e mirė Doriana!… po fillojmė kur tė dush ti me pytjet .. veē aman nji kėrkesė kam para se tė fillojmė… mos me pyt sesi ka fillu jeta ime profesionale .. ah ku ku per mu veē ikyt m’pyesin gjithmonė...i kam msu pėrmendsh tana pėrgjigjet..

Jo, nuk tė pyes, ēfarė do tė bėsh sot?

Me tė than tė drejtėn e shpirtit, mėnyra sesi nisin ditėt ndryshon vetėm nga stinėt. Gjithēka filon me sezonin, Vjeshta dhe Dimri. Fillon me emocionin pėr me shku nė teatėr, me ba shfaqje atje apo diku tjetėr. Kur vjen nata rri e mendoj a ka nesėr gja ose pasnesėr nė mėnyrė qė ato qė kam nė programn t’i perfeksionoj ma mirė e t’i interpretoj. Kjo asht pra pėrsa i pėrket anės profesionale, tė cilės i jam pėrkushtu tan jetėn teme. Natyrisht qė kena dhe anėn personale.. jo zarzavedet duhen ble, jo buka, pra fillon me detyrat e prindit, gruja shkon nė punė dhe mu mė pėlqen ta pėrcjell.. biles kur nuk jam kėtu mėrzitem fort sepse nuk di kė tė pėrcjell. Nuk asht puna sepse nuk kam kė me pėrcjellė, nuk mė pėlqen mu me pėrcjell askėnd tjetėr pėrveē grus teme. Nuk mė pėlqen tė jetumit nė monotoni, prandaj ditėt janė tė ndryshme nga njėna-tjetra.

Cfarė do tė thotė tė punosh sot nė Teatrin Migjeni?

Natyrisht qė tė punosh nė teatrin Migjeni ėshtė fat dhe privilegj pėr kėdo dhe duhet ta meritosh. Jam i lumtur qė kam pas fatin tė hy nė njė skenė super tė adhurushme, me tradita tė jashtėzakonshme e cila ka pas fatin e madh me njoft artista tė mrekullueshėm, flas pėr ata qė kan lan nam, kan ba emėr, i kanė dhanė njė reputacion tė mrekullueshėm asaj qė quhet arti skenik. Kam pas fatin e madh qė nė kėtė skenė jam rrit, pa lozhe, e tham qė kjo asht skena ma e bukur nė botė e ndoshta ndoshta ma mistikja.

Dhe cilat ishin momentet mė tė bukura qė ke kaluar atje?

Janė fazat e moshės ma mirė me than..nė kohėn e rinisė njeriu ka njė devotshmėri dhe energji tė jashtėzakonshme dhe do tė aktivizohet. Nė kohėn e rinisė teme kishim censurė tė madhe por unė jam aktivizu fort, ajo fazė deri nė moshėn 35 vjec ka ken shpėrthyese pėr mu, dhe kjo mund tė jetė pėr moshėn teme ma e mira.
























Si e shihni aktualisht nivelin e artit nė Shkodėr?

Nuk matet arti me sa shfaqje jepen nė Shkodėr, por pėr nivelin e tij. Niveli asht ma nart, sepse janė kėrkesat e sotme mė tė larta. Kena ken nė njė kohė censure sipas asaj cfarė duhet tė bėsh e tė flasėsh, kėtė politikė duhet tė ndjekėsh ose kėtė ideologji. Sot sistemi asht i lire dhe niveli ma I lartė..Por t’u ken i lirė njerėzit, janė tu m'su gjithēka, populli dhe spektatori kanė rrit nivele ma tė nalta dhe artisti duhet tė jetė i zhvillum ma tepėr pėr t’u pėrgjigj. Nė teatėr ndizen dritat pėr ēdo tė Premte, Shtunė a tė Dielė makare, por ēėshtja financiare ra nė tranzicion. Ama niveli nuk diskutohet..Ne kemi artistė, materiale, por kėto kėrkojnė financė, duhet tė paguhen duhet tė menaxhohet mirė. Arti nuk ėshtė humbės, pėr mu arti skenik ėshtė fitues. Kohėt e fundit patėm njė komedi ‘Big brother Shkodra’, e cila u dha me sukses aq sa salla u mbush pėr natė pėr dy tre natė rresht, pra nuk ka harruar nė asnjė moment. Por kalojnė periudha tė gjata pa u dhanė shfaqje, premiera.

Cfarė duan shkodranėt Zef?

E din ēfara dojnė?.. dojnė punė, me hangėr e me pi mirė, me marrė njė kitarrė me kėndu e mos me e ēa kryt pėr kurrgja nė botė. Shkodrani nuk ka ndonji miradi tė madhe, shkodrani asht i thjeshtė, bile-bile dhe atėherė kur nuk ka shkodranin po e bane me qesh i duket sikur ka fitu diēka ma shumė. Spektatori jonė nuk po them ma i vėshtiri, por ma i dashtuni pėr mendimin tem, pamvarsisht se une jam shkodran dhe tė mos kujtojnė kush se unė po lavdėroj vec spektatorin shkodran, unė po lavdėroj tan spektatorin shqiptar, por secili ka mėnyrėn e vet te shijimit tė humorit dhe komedisė apo dramės pra artin skenik. Spektatori shkodran asht vetė artist, e ka nė shpirt e nė gjak humorin. Ka jetu shumė dramėn e tij pėr gjysėm shekulli gja qė e pasqyron kudo dhe thjesht me pas nji darsėm ai e ka te pamujtun po se shfaqi biles ne na vė nė vėshtirėsi fort, na sheh nė sy tė ballin pėr me u ēu me ba ndonjė numėr pėr ta shoqnu atė festė mė pak humor. Jena tė sigurt se ka njerėz qė kan ba humor pėr momentin. Shpirti I shkodranit t'ka frymėzu nė mėnyrė tė jashtėzakonshme e tu pas pėrgjegjsi tė madhe se kur tė delesh para tij mendohu mirė sepse ai tė vret tė don dhe tė kritikon nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, me dashamirėsinė ma tė madhe qė ta pėrmirėsosh: asht edhe xheloz, pse mos me dal I jemi thotė ma mirė..Shkodres i duhet dhe arti dhe artistet, jo vetėm momumentet dhe rrugėt..

Pėr ēfarė e kritikon veten Zef Deda?

Ishte dėshirė e jeme, e me ka mbet peng qė nuk bėra shkollėn pėr aktor: i mėsova vetė qė nga shkolla e pionierit e lart. Kam pas fatin e madh tė isha nė skenė me artistė tė mėdhenj qė mė kanė dasht.Tjetėr..unė pjesėn me vargje se mbaj mend dhe e kam shumė tė vėshtirė .. nji varg me ken unė se mbaj mend.. me mi dhan 100 vargje prozė i mėsoj nė pikė tė vrapit dhe e kam pėr detyrė me t’i than, veē kėsaj dhe emrat nė pėrgjithėsi i kam tė vėshtirė me i mbajt mend. E mbaj mend por nuk mė vjen pėr momentin edhe vonoj shumė me i than emrin. Ndoshta e kam ba provė njė muj, dhe kur vjen puna, nėse e kam pas ndėrmend me i than Pjeter i tham Palok . Me thoshte Tano Banushi ndjesė pastė, ‘’Zeko s'e kam Palok e, se kena ba prova nji muj e gjysmė’’ – ‘Po, po Tano pa merak’ - e prapė i thosha Palok. ‘’Ndigjo ta kam thanė dhe herė tė tjera unė nuk e kam Palok, por Pjeter’’. ‘Tano me mė fal’. Tjetėr gja.. muzika ishte peng pėr mu e nuk e kam formu vedin nga ana muzikore.. pėr dy vjet nė Tiranė kam msu disa instrumenta qė mė duheshin mu si aktor, por dėshira ime ishte tė mėsoja muzikėn fort..

Me se merresh kur nuk ke ēfarė bėn?

Ne i kena fėmijėt nė Tiranė, dhe kur vjen nji e Premte, Shtune dhe e Dile o vijnė ata tek ne, ose shkojmė ne tek ata..dhe nėse vijnė asht e pamujtun tė mos dalim e tė organizojmė diēka..ma parė kam lexu shumė, sot ma pak, por dėgjoj muzikė shumė..

Cfarė lloji..

Muzikė tė lehtė dhe jaz. Klasikėn e dėgjoj ma rrallė.. vetėm kur du me e relaksu pak vedin..me mbledh mend dhe me ndjejt nė qetėsi.

Djali juaj Julian Deda sot ka njė emėr nė rrugėn e artit..

As baba as nana nuk kanė ndiku nė zgjedhjen e tij. Ai e zgjodhėn vete i madhi bile s’ka pas dėshirė asnjėherė me ken aktor, por kur ishte ne vit tė dytė gjimnaz e pane tė shkathėt dhe e afrunen vetė nė kėtė rrugė pa dit gja unė, absolutisht s’kam dit gja. Me thanė qė djali po tė merr pjesė dhe nė Teatėr sepse ban shfaqje tė bukura..e kam pa nalt nė galeri tinaz pa dit gja hiē ai. Unė u habita sepse ishte tipi qė nuk donte me marr pjesė nėpėr spektakle. Miq tė mi aktor e pėrgatiten pėr nė shkollė tė naltė pėr aktor.

A je optimist?

Optimist po.. nuk ia kam ba pyetje vedit a po me del djali gja.. ma tepėr kam pas frikė..sepse nėse nuk do tė ishte nė njė gradė tė pakten sa unė nuk do mė vinte mirė..pėr tė vetmen arsye se atėherė nuk kam ba gja me e msu, por pata besim tek kėta artistat qė kena kėtu.Kam pas emocione shumė deri nė vit tė tretė qė shkoi, atėherė e formoi vedin ..e bani emrin e vet, vetė..e cilėsuan Julian Deda jo djali i Zef Dedes. Ai ka personalitetin e vet si aktor.. si person..natyrisht qė ndjeva emocione shumė dhe nė kėtė moshė qė jam, ai ka mbėrrit diēka, ka shpalos vedin e jam shumė i lumtun e i gzum nė atė masė qė ka arrit ai. Njerėzit me thonė ‘Zef i mirė ke ken po djali ta ka kalu’ Kam lumturinė ma tė madhe..!!po ku ka lumturi ma tepėr e ma tė madhe se me ta kalu djali nė profesionin qė kena tė pėrbashkėt. Unė jam shumė i lumtur e uroj qė ai tė vazhdojė kėtė rrugė qė ka nis. Ky ishte superfati i jetes teme.. ndersa djali i dytė asht pėr muzikė.

Je besimtar?

Deri ne vitin 1967 kam ken shumė fetar, pastaj me forcė na u hek feja, ēdo gja e kam kalu nė fshehtėsi..e na shkoi shumė gjatė.. e kur u hapen kufinjtė na erdhi njė emocion i mbinatyrshėm..ēdo fe asht e mrekullueshme. Njeriu duhet tė pėrshpirtet pėr dicka se s’ban ..

kunati i shokut Xhemal (pjesa e pare)



Zef, si lind njė personazh dhe nė ēfarė roli ndjehesh mė komod?

Pėr natyrėn e Zefit, si tip elastik qė jam personazhet i kam pas tė vėshtira ose i baj tė vėshtira unė, se nėse e kam pas psh personazhin e lehtė une e kam lujt fort dhe nga ana plastike. Por atė qė e kam ndje ma fort, ka ken kur kam imitu Sharlotin e ''Carli Caplin'' mandejna nė gjėndjen psikologjike te randė tek ''Kola i Dritave'' ka ken njė personazh i tundum psikologjikisht.. pastja ''Kunati i Shokut Xhemal'' etj njė Loni i cili me shkoi pėrshtat ..

kunati i shokut Xhemal (pjesa e dyte)



Cfarė tė bėn tė ndjehesh mirė?

Buzėqeshja e ēdo njeriu, ose psh: mė pyete si e kalon ditėn..unė e mendoj qė nė darkė,’nesėr kur du me dal.. ēfarė me ba etj etj’ Sytė e ēdo njeriut, buzėqeshja, dashuria ajo me frymėzon shumė ose ma mirė me than.. rri tre javė pa hangėr, por pa buzėqeshjen e dikujt nuk mund tė rri. Unė e kam nė natyrėn teme dhe kur tjetrin nuk mė flet unė i flas..hy nė muhabet me tė, e bisedoj nė mėnyrė tė gėzueshme. Asht njė masė e madhe njerėzish qė tė shohin nė sy tė qeshin dhe kur kanė halle..

Tė shohim vetėm me humor, qan ndonjėherė Zef?

Tė mos kujtojnė kurrkush se artisti i komedisė nuk asht si artisti i dramės. Nė tan botėn asht shtjellu kjo qė dramėn ma tė fortė e pėrjeton artisti i komedisė e sidomos kur asht nė momentet e veta tė jetės sė tij mund ta keni idenė sesa dramat i ka kalu Zef Deda.. Si I kam kalu? Tu ba humor, tu pas afer miqte.. por dhe tu vujt shpirtėrisht si secili, biles kam qa dhe me lot kur s’kam pas mundėsi me ia zgjidh kujt problemin.

Cfarė ėshtė skena?

Jeta, melodia, gzimi dhe kam shpresė vorri i jem. Ajo qė ndodh nė skenė, njerėzve u ndodh dhe nė jetė ku dhe interpretojnė. Tu ken se unė e du fort e tham me sinqeritet, periudha qė s’kam ken nė skenė ishte tmerr, sepse kam vujt me dal nė skenė. Kurse nga ana skenike janė peripecina ndoshta-ndoshta i kena kalu me gaz me shokė e shoqni tu i dhanė kurajo njeni-tjetrin. Unė se kam atė mendjemadhėsi, qė tė tham se unė kam reputacion dhe njerėzit kur dal nė skenė duhet me tė dasht se s’ban.. jo e kundėrta. Unė kam vujt fort e kam hall prapė ne skenė..

Sa kohė punon pėr njė rol?

Varet.. ka role qė kapen pėr dy ditė..ka te tjera qe duan muaj, varet sa ban me i marr karakterin..

Idhujt qė ke..

Shqiparė?

Po dhe te huaj..

Tanu Banushi, Zef Jubani. Te huaj, adhuroj Carli Caplin. .

Cila ėshtė batuta qė preferon ma tepėr?

''Ku je kunati i shokut Xhemal!’' Shpesh herė kur jam tu ndjejt nė tavolinė, veē kur i ndigjoj kur i thonė njeni-tjetrit '‘Mos na ban si kuanti i shokut Xhemal’!

Faleminderit pėr kėtė intervistė ishte kenaqėsi t’ju kisha nė Hermesnews!

Faleminderit ju dhe sukseskse!


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi






















Doriana Metollari





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 535 here