Video

4/18/2011 11:35:46 AM

Bėhu lider i vetvetes!

Ne jemi shumė tė mirė dhe tė papėrsorur

Banneri i rubrikes


/HermesNews/ Nuk ėshtė e lehtė dhe pikėrisht pėr kėtė duhet ta provoni. Do e shihni sa mė pak e komplikuar do tė tė shfaqet bota pas kėsaj. Nuk ia vlen tė zgjohesh qė nė mėngjes i vetėdorėzuar, tė vrasėsh trurin gijthė ditėn pėr tė gjetur njė pėrgjigje, apo pėr tė kuptuar njė arsye qė tė tjerėt mund tė mos jenė nė gjėndje t'ua japin kurrė. Kėtyre problemeve qė mund tė mos duken, po janė vogėlsira, mos i kushtoni shumė energji sepse nuk do tė jeni nė gjendje t'u jepni rrugė problemeve ditore, qė nė fund do t'u zėnė frymėn.
Doriana Metollari

Atėherė zgjidh bejetat qė duhet tė bėsh, ato qė ju duhen, qė ia vlejnė pasi t'i keni gjykuar me mendje tė ftohtė, jo tė gjitha. Nuk ėshtė e lehtė tė dalėsh nė rrugė, e tė mos pėrfshihesh nga kaosi dhe jeta frenetike qė na karakterizon, por tek e fundit nuk ėshtė dhe as e pamundur tė mos pėrfshihesh krejtesisht nė problemet e botės. Kur ju them zgjidhni betejat qė ju duhen, nėnkuptoj mos u pėrfshini shumė tek ato tė tė tjerėve, jini tė vėmėndshem pėr gjithėēka qė ju rrethon, por mos i jepni shumė emocione, apo habi, apo pėrbuzje gjithēka qė ose nuk ju pėlqen ose ju pėlqen shumė. Vėzhgoni pa u pėrfshirė; do t'ju ndihmojė tė kuptoni mė shumė veten tuaj dhe kujdes, sidomos me ndjenjat e fajit, janė mjeshtre kur bėhet fjalė pėr t'ju shkėputur nga puna, apo aktiviteti juaj ditor. Lėrini mėnjanė, ose nėse vėrtet doni tė punoni mbi to, atėherė zgjidhni njė tjetėr orar dhe kur tė reflektoni mos u ngjitni shumė pas tyre, jepini njė arsye dhe ecni pėrpara, le t'ju vlejė si mėsim, por, mos e torturoni veten. Dhe nė fund, ajo qė unė do t'ua sugjeroja nė kėto pak rreshta reflektim, ėshtė mėsoni ta duani veten mė shumė. Pėrsosmėria nuk ėshtė bėrė pėr kėtė botė, sepse po tė ishte kėshtu do tė mėrziteshim. Siē e shihni Zoti ka menduar dhe pėr kėtė, prandaj duhet t'ju mjaftojė ajo cfarė jeni, cfarė ju rrethon, dhe ēfare mund tė arrini. Vini qėllime nė jetė, njė rrugė pa krye nuk ka kuptim, ashtu si dhe fillimi i njė dite pa asnjė motiv, tė lodh vetvetiu. 100% e botės dhe pėr kėtė tė jeni tė sigurt, ka probleme pėr tė zgjidhur, ka pikepyetje, zhgenjime dhe gabime. Nuk jemi nė gjendje tė mbartim gjatė gjithė kohės mbi shpatulla, sepse kemi nevojė dhe pėr ajėr. Ne jemi shumė tė mirė dhe tė papėrsorur. Le tė mėsojmė tė behemi liderė tė jetės sonė, pas kėsaj rrugetimi ėshtė mė i qetė.
Na ndiqni dhe nė Twitter Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook

HermesNews - ©2011





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 258 here