Video
2/18/2011 10:05:45 AM
Protestat e ambjentalisteve detyrojne japonine te ndaloje gjuetine e balenave
Programi eshte i perkohshem. Shume protesta
Edison Myrteza
alb_journalist@hotmail.com
18 Shkurt 2011
JAPONI- Japonia per momentin nuk do te gjuaje balena. Programi aktual ne rajonin e Antarktides eshte anuluar per momentin kjo per shkak te manifestimeve te shumta te ambjentalisteve. Te garantojme sigurine eshte nje prioritet dhe per momentin anijet kane ndaluar gjuetine e tyre shkencore, ka theksuar nje funksionar i agjencise se peshkimit japonez, sipas te cilit nderhyrja e flotes me pas eshte nje tjeter obsion.
Japonia eshte njeri nder tre vendet ne bote ku gjuetia e balenave eshte zyrtarisht e lejuar kjo per shkak te kultures se rendesishme tradicionale. Por ne vitin 2010 kane qene te shumta problemet per shkak te manifestimeve dhe kerkesave nga ambjentalistet sidomos Barinjte e Detit ne vecanti.
Madje probleme te medha diplomatike kane nisur me Austrline dhe Zelanden e Re. Kanbera ne vecanti ka ngritur shume nivelin e luftes me prezantimin e nje denoncimi kujder japonise ne Gjykaten Boterore per te ndaluar gjuetine e balenave ne Antarktide.
Na ndiqni dhe nė Twitter Lajmet e Hermesnews edhe nė Facebook


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 207 here