Video
1/19/2011 9:20:36 AM
Komunikimi, sfida europiane e shqiptarėve
Nga Isidor KOTI
TIRANĖ (HermesNews) Ne, qė pretendojmė tė jemi anėtarėt mė tė rinj tė Europės sė Bashkuar, nuk kemi arsye tė veprojmė si njeriu i parė i shpellės qė nxori murmuritjen e hershme tė mospėlqimit kur ndodhej nė njė ambjent tė panjohur.
E megjithatė, edhe nėse pėrsėritet ndonjėherė rėndom dhe pa dashje kjo ulėrimė, do tė ishte e falshme dhe njė hap serioz drejt komunikimit me botėn pėrreth, njė hapėsirė e cila na ėshtė mohuar prej shumė arsyesh, qė gjithėsesi tani vlen tė futet nė arkivat e historisė dhe vetėm kaq.
Dalėngadalė shkėmbimi i mendimeve dhe emocioneve pėrmes mjeteve tė reja tė teknologjisė po shėrben si urė lidhėse e shqiptarėve nė shoqėrinė bashkėkohore, prandaj duke qenė se jemi duke u bėrė pjesė jo vetėm gjeografike, por edhe faktike e kontinentit tė vjetėr, vlen tė diskutohet sesi kultura jonė e izoluar e komunikimit tė integrohet dhe tė eci paralelisht nė shinat e trenit tė pėrparimit pėr tė cilin kemi mė shumė se dy dekada qė luftojmė ta arrijmė.
Komunikimi i shqiptarėve ėshtė pėrshkruar i vrazhdė, hermetik dhe kjo jo pa shkak, sepse ka lindur nė njė terren tė vėshtirė, nė njė shoqėri tė kompleksuar nga prapambetja dhe mangėsitė. Mėnyra jonė e tė folurit ėshtė pėrcaktuar e rėndomtė midis njė individi ose grupi dhe njė tjetri, sepse ka nė formė dhe pėrmbajtje konflikt, dhunė, agresion deri nė pėrdorimin e mjeteve tė forta pėr zgjidhjen e X ēėshtjeje.
Kjo ka ardhur sepse nuk ėshtė pėrdorur si duhet Logos-i, qė do tė thotė logjika pėr tė bindur dikė tjetėr me argumentet e tua. Imponimi i mendimeve pa tė dhėna, numra, fakte jo vetėm qė e ka bėrė komunikatorin shqiptar tė bėjė folėsin nė mjegull, por edhe e ka shfaqur atė si ekspert nė ēėshtjen e tij, bashkė me sigurinė e pathyeshme tė bindjes se kėshtu ėshtė dhe pikė.
Shpesh komunikimi i shqiptarėve ėshtė quajtur ēėshtje personaliteti me pretekstin: e rėndėsishme ėshtė dukja jonė te tjetri. Por nuk ėshtė vetėm kjo arsyeja, ajo pikė sė pari duhet gjendur te vetja dhe te mjedisi pėrrreth. Pėr shembull, pėrdorimi i gjuhės me etikė ose anasjelltas e ka zanafillėn nė edukatėn qė i ka dhėnė ambjenti rrethues individit qė e pėrdor kėtė mėnyrė tė foluri.
Personalisht mendoj se nė vend tė arsyetimit ne shqiptarėt pėrdorim mė shumė patosin, pra gjuhėn emocionale, tek e cila shpresojmė tė gjejmė njė mjet tė fuqishėm pėr ndryshim tė madh nė favorin tonė. Ėshtė mjaft e vėshtirė tė gjesh konsesus kur njerėzit janė tė lidhur me emocionet e tyre, sepse kėto emocione janė pėrvoja qė mund tė sjellin empati ose simpati midis folėsve. Kjo duket qartė nė komunikimin e ndėrvarur dhe tė pavarur. Pėr shembull, prindi me fėmijėn komunikon nė tė shumtėn e rasteve emocionalisht, gjė qė shprehet edhe nė momentin kur fėmija rritet dhe nuk varet mė prej tyre.
Nė kėtė analizė, sė pari mendoj se vlen tė hapet njė debat publik pėr komunikimin publik, sepse ka mundėsi tė kontribuojė nė njėfarė mase nė stabilizimin e disa parametrave etikė, qė janė kusht i domosdoshėm i kulturės europiane. Besoj se kėtė komunikim etik nuk e kanė nė dorė vetėm specialistėt e fushės apo ligjvėnėsit, por Shkolla dhe Media, tė cilat janė mė pranė publikut se ēdo faktor tjetėr social.
Nuk mendoj se duhet medoemos tė kopjohet njė model nga eksperienca e shteteve tė tjera tė pėrparuara, sepse ekziston edhe rrisku i plagjiaturės dhe mospėrshtatjes nė sjellje me tė. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė rast do tė luante konteksti kulturor qė do tė diktonte Shkolla dhe Media pėr ta orientuar ēdo brez drejt vetėdijes sė brendshme.
Pėr shembull, pėrdorimi mė i shpeshtė i fjalėve faleminderit, tė lutem, mė fal, nuk do tė ishte vetėm njė shprehje e sinqertė e mirėnjohjes, por edhe njė pėrbrendėsim i sjelljes qė reflekton njė formė tė emancipimit. Sė dyti, duhen ushtruar masa tė ashpra ndaj ligjėrimit fyes, duke aktivizuar mjete etike ndėshkimi ndaj pėrdoruesve nė vendet publike.
Dhe sė treti dhe mė e rėndėsishmja ėshtė pėrpjekja personale e ēdo shqiptari pėr tė parė pėrtej gardhit tė tij, duke e respektuar ambjentin pėrreth. Moskonsiderimi i ambjentit si pjesė e jetės sonė dhe dėmtimi me qėllim i tij, ėshtė komunikimi mė i keq i mundshėm. Kjo gjė nuk ndodh aspak sa herė qė kėta komunikatorė hileqarė shkojnė jashtė shtetit dhe e respektojnė komunikimin me ambjentin rrethues, mbase nga frika ose nga dėshira pėr tu pėrshtatur shpejt.
Por problemi kryesor dhe mė i madh pėr ne shqiptarėt ėshtė komunikimi manipulator, i cili jo vetėm na paraprin, por edhe na identifikon. Pėrdorimi i gjuhės sė zakonshme tė njerėzve tė thjesht dhe mungesa e kulturės pėr tė kapur shpejt risinė sidomos tė mosha e dytė dhe e tretė, iu jep mundėsinė pėrfaqėsuesve tė tyre tė pėrdorin artin e komunikimit abstrakt qė nė thelb ėshtė manipulator, sepse pėrballė ēdo tė vėrtete interpretimi bėhet i kundėrt me realitetin (le tė kujtojmė kėtu rastin e fundit tė videos Meta-Prifti, e cila ėshtė e mbėshtjellė nga misteri i dyshimit nėse ėshtė njė bisedė e vėrtetė ose e trukuar).
Sigurisht, komunikimi abstrakt iu jep njerėzve mundėsinė pėr tė debatuar, por jo pėr tė kuptuar plotėsisht tė vėrtetėn. Kjo situatė vjen edhe sepse stili, shpėrndarja, rregullimi dhe kujtesa nė komunikim ka qenė e diktuar dhe do tė vazhdojė tė jetė e tillė pėr aq kohė sa vendi do tė jetė i hapur, por me njė shoqėri tė mbyllur brenda kornizave tė marrėdhėnieve tė ngurtėsuara
dhe tė paragjykuara. Na ndiqni dhe nė Twitter Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook. Link i sponsorizuar/ Joel, evolucioni i kozmetikės Karriera e nje avokati/ Studio Legale Hamitaj, me zyra ne Tirane, Rome, Barcelone


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 460 here