Video
1/12/2011 6:55:52 PM
Lulzim Hamitaj, ja pse vendosa tė filloja karrierėn e avokatit nė Itali
Flet njė prej ekspertėve mė tė mirė legal nė Itali, Avokat Lulzim Hamitaj. 'Ēėshtjet me tė cilat hasen shqiptarėt nė Itali, janė tė shumta, sidomos ato tė pronės, shumė tė pėrhapura, kontraktuale, shkeljen e tė drejtave nė punė, apo ēėshje tė tjera penale e civile'. Sot, Studio Legale Hamitaj eshte kthyer ne nje pike referimi pėr shumė investitorėt italian nė Shqipėri, shqiptarė me banim nė Itali dhe tė huaj
12 Janar 2011
info@hermesnews.org
ROME/ ITALI (HermesNews) Vullnet, djersė dhe energji e pėrqėndruar nė realizimin e njė objektivi tė vetėm: mbarimi i studimeve pėr drejtėsi nė La Sapienza tė Romės. Dhe ia doli mbanė. Puna pa kompromise dhe betejat e pėrditshme ligjore pėr tė mbrojtur tė drejtėn, bėnė qė sot Hamitaj tė jetė njė prej avokatėve mė tė suksesshėm nė Itali. Mbron shqiptarė dhe tė huaj. Studioja e tij legale ndodhet nė Romė dhe ėshtė specializuar nė shumė fusha tė sė drejtės penale dhe civile, brenda dhe jashtė Italisė. Nė njė bisedė pėr HermesNews, ai flet pėr fillimet e tij, ardhjen nė Itali, punėn pėr tė fituar tė drejtėn e studimit. Mė pas kthimin nė Shqipėri dhe vendimin pėr tė mos pranuar asnjė kompromis qė nuk do ti shėrbente rritjes sė tij profesionale. Kjo zgjedhje do ta ēonte atė nė fillimin e njė karriere nė njė vend ku sot po sheh sesi avokati shqiptar po ngjit shkallėt e suksesit njė nga njė duke fituar besimin e klientėve dhe respektin e kolegėve. Betejat e pėrditshme ligjore, pėr klientėt shqiptar kanė tė bėjnė me, pėrplasjet e ligjeve italo-shqiptare sidomos pėr ēėshtjen e pronės ku ai ka njė eksperiencė tė gjerė apo ēėshtjet kontraktuale, ndėrsa pėr tė huajt, merret nė pjesėn mė tė madhe me probleme qė prekin direkt interesat e investitorėve italiane jashtė vendit nė Shqipėri dhe mė gjerė. Sot, Studio Legale Hamitaj, ėshtė kthyer nė njė pikė referimi pėr shumėkend. Tė tjerat i shpjegon ai vetė nė njė intervistė dhėnė pėr HermesNews:
Cilat ishin fillimet tuaja nė Itali?
Kam ardhur nė Itali nė Mars tė vitit 1991, pak pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme nė Shqipėri. Edhe pse, qė nė fillim, dėshira dhe plani im ishin tė filloja studimet e larta nė fakultetin e juridikut, nė fazėn e parė (thuajse dyvjeēare). Kėshtu si ēdo fillim nuk ishte aspak i lehtė, pasi m'u desh tė pėrballoja ēėshtjen e gjuhės dhe atė tė shpenzimeve tė ardhshme. Gjeta punė si kamarier (nė Romė dhe nė Rimini) dhe me kalimin e kohės arrita tė kurseja diēka. Nė tė njėjtėn kohė fillova frenkuentimin njė shkolle pėr mėsuar gjuhėn italiane dhe njė kurs tė pėrgjithshėm mbi tė drejtat e njeriut nė pėrgjithėsi dhe mbi legjislacionin italian nė veēanti. Pas kėsaj nė vitin shkollor 93-94 fillova studimet e larta nė Universitetin e Romės, 'La Sapienza', nė Fakultetin e Drejtėsisė, ku u diplomova nė vitin 1999. Prej kėtu filloi tė realizohej ėndrra ime pėr tė studiuar e punuar pėr drejtėsi.
Nė momentin qė pėrfundova studimet, dy ishin rrugėt e tė ardhmes profesionale qė unė mund tė ndiqja: kthimi nė Shqipėri dhe aktivizimi profesional atje, ose kompletimi i kapacitetit profesional kėtu nė Itali.
Pikėn e parė e mėnjanova pas disa kontaktesh dhe takimesh qė mė bėnė tė kuptoja qė njė aktivizim i imi profesional nė Shqipėri, si nė aparatin burokratiko-ligjor shtetėror apo nė profesion privat nė fushėn e drejtėsisė, nuk do tė jepte frutet e dėshiruara, nėn kėndvėshtrimin ideal, (dhe jo financiar), pėr tė cilėt unė kisha sakrifikuar nė vitet e studimeve dhe nuk isha i gatshėm tė bija nė kompromis me askėnd.
Them kėtė, pasi ambjenti, zakonet dhe rrethanat e atjeshme nuk linin fushė veprimi pėr zhvillimin e njė pune tė pavarur, nė bazė tė sė cilės njė profesionist do tė mund tė masė aftesitė e veta (vetėm) nėpėrmjet nivelit tė suksesit tė tij profesional, pa cėnuar idealet, ndershmėrinė dhe ndėrgjegjen e tij dhe jo nė saj tė faktorėve tė panjohur, ose jo shumė trasparent, qė mund tė ndikonin pjesėrisht ose dhe mund tė peshonin me shumė se profesionaliteti nė suksesin ose nė dėshtimin e mundshėm.
Pra, kėta faktorė jo trasparent, (tė dytė por dhe mė decisivė se tė parėt aftesitė profesionale), nė mėnyrė tė pashmangshme do tė kishin ndikuar nė zhvillimin e aktivitet si dhe do tė kishin fallsifikuar kandarin - njesinė matėse - (termometrin ose metrin) nė momentin qė unė do tė kryeja matjen e aftėsive tė mia profesionale dhe do tė vlerėsoja frutet e punės time.
Kuptohet qe ky ndikim mund te vinte ne dy rruge, me rritjen e suksesit dhe fitimeve ekonomike tė konsiderueshme, tej aftėsive efektive nė atė moment, nėpėrmjet levizjeve jo strikte me drejtėsinė, por tė mundshme nė saje tė kompromiseve tė ndryshėm ose, me krijimin dhe shumėfishimin e vėshtirėsive tė pėrditshme, nė zhvillimin e aktivitetit profesional, nėpėrmjet vendosjes sė shkopinjve nė mes tė rrotave. Kjo e fundit e dija se do tė bėhej e mundur nė momentin e refuzimit tė kompromiseve.
dhe ju zgjodhėt tė dytėn..
Po, prandaj pėrkushtimi im profesional u pėrqendrua nė Itali. Kjo zgjedhje u bė, veē faktit qė Roma ka qėnė djepi i drejtėsisė sė lashtė ndėrkombėtare - pra vendi mė i pėrshtatshėm pėr tė ushqyer ėndrrat e drejtėsisė dhe pėr tė dhėnė kontributin personal nė kėtė fushė, dhe nė sajė tė afėrsisė gjeografike me Shqipėrinė dhe mundėsisė teknike pėr tė punuar edhe atje nė njė tė ardhme, njėkohėsisht me ecjen pėrpara me zhvillimin e aktivitetit nė Itali, (nė rast se kushtet e tjera do t'a sygjeronin/lejonin).
Pse vendosėt tė zgjidhnit rrugėn e avokatit?
Zgjedhjen e profesionit 'Avokat' e kam bėrė pa asnjė dyshim, sidomos pas stazhit dyvjeēar qė mė dha mundėsinė ta njihja atė nga afėr. Jam i mendimit qė profesioni qė ushtroj tė jep shumė kėnaqėsi sidomos nėn kėndvėshtrimin e ndjenjave njerėzore, morale, ideale dhe humanitare.
Veē pavarėsisė totale dhe larmisė sė ēėshtjeve profesionale, ky profesion tė jep mundėsinė tė mbrosh tė dobtin dhe tė ndeshesh me tė fortin, tė pėrplasesh me kėdo, person fizik apo istitucion - sado i lartė qoftė ai - pėr tė nxjerrė nė shesh tė drejtėn kujtdo.
Nuk mendoj qė kjo ėshtė pak dhe pse e di qė jo tė gjithė kanė tė njėjtat mendime. Shumė mund tė pėrqėndrohen vetėm tek faktori ekonomik dhe mund tė vlerėsojnė ose tė zgjedhin njė profesion nė funksion, pikėrisht, tė fitimeve financiare qė ai tė sjell. Ata do tė kishin zgjedhur rrugėn e Shqipėrisė po tė ishin ndodhur nė pozicionin tim nė vitet '90.
Shumė persona mė kanė thene qė kam bėrė gabim qė nuk jam sistemuar -nė tė gjitha drejtimet - nė Shqipėri, duke qėnė njė nga tė parėt shqiptarė qė kam mbaruar studimet e larta nė drejtėsi, nė vendet perėndimore.
Gjithsesi, unė jam i bindur qė vlen mė shumė tė ushtrosh njė profesion qė tė pėlqen, nė pavarėsi - me pėrgjegjsitė dhe kėnaqėsitė qė kjo e fundit tė sjell, duke pėrballuar vėshtirėsitė, duke bėrė sakrifica, duke investuar pėr tė ardhmen. Nuk kam dashur te shuaj etjen e menjehershme pėr para, duke i realizuar ato nėpėrmjet kompromiseve, tė cilat tė japin gjėndje ekonomike tė menjėhershme, por, tė heqin prespektivėn profesionale, pastėrtinė e ndėrgjegjes dhe tė drejtėn pėr tė qenė krenar dhe kokėlartė.
Cilat janė ēėshtjet qė mbuloni?
Pėr shumė vite kam punuar nė bashkėpunim me shumė studio legale nė Romė, tė cilat zhvillonin aktivitete si nė tė drejtat civile dhe nė ēėshtjet penale. Pasi arrita eksperiencėn e duhur, prej disa vitesh kam hapur studion time nė Romė, ku aktualisht mbuloj tė gjitha ēėshtjet penale dhe bashkėpuntorėt e mi merren me ēėshtjet civile. Kuptohet qė duke iu drejtuar studios time, pėrgjegjsinė e mbarėvajtjes sė ēėshtjeve dhe pėr ato civile, e kam unė, edhe pse aktiviteti i tyre konkretisht mund tė zhvillohet pjesėrisht ose terėsisht nga njė bashkėpunėtor/koleg i imi.
Me cilat probleme haseni mė tepėr sot nė Itali e qė pėrfshijnė shqiptarėt?
Fillimisht do tė thoja qė numri i klientėve tė mi shqiptar nuk ėshtė shumė i madh nė pėrpjestim me numrin e pėrgjithshėm tė klienteve, pasi ata pėrbėjnė minorancėn. Sidoqoftė, veē ēėshtjeve penale, shumė ēėshtje tė klientėve shqiptar kanė tė bėjnė kryesisht me shkeljen e tė drejtave tė punės, dokumentave dhe ēėshtjeve kontratuale.
Aktualisht shumė shqiptarė, tė ardhur nė Itali hasen me problemet e pronave tė lėna nė Shqipėri. Ka patur raste tė tilla me tė cilat jeni marrė?
Po, biles tė shumtė, por nė kėto raste bėhet fjalė mė shumė pėr konsulta legale dhe prokura pėr tė aktivizuar dikė tjetėr nė vend tė tyre. Kėto i kam marrė pėrsipėr unė. Kam marrė pjesė nė gjyqe qė janė bėrė nė Shqipėri, pėr rastet pėrkatėse. Por problemi i pronave ėshtė njė ndėr mė tė pėrhapurit aktualisht, sė bashku me problemet kontraktuale, apo ēėshjet penale.
Cilat janė disa prej shėrbimeve tė tjera qė ofron studioja juaj?
Nė lidhje me ēėshtjet e pronave?
Nė pėrgjithėsi..
Konsulencė dhe pėr bėrjen e prokurės nėpėrmjet bashkėpunimit me noterin kompetent, legalizimin nė Gjykatėn italiane tė Prokurės. Nė pėrgjithėsi, konsulencėn e parė e bėjmė falas; ofrojmė asistencė legale pėr tė gjitha ēėshtjet penale dhe civile.
Ju punoni dhe nė shtete tė tjera tė Italisė, si Spanjė psh. Cilat janė veēoritė e punės suaj atje?
Prej disa vitesh, duke filluar nga 2006-ta, kam mbrojtur dipllomėn pėr drejtėsi edhe nė Spanjė. Atje zhvilloj aktivitete juridike tė pėrqėndruara sidomos nė konsulencė dhe assistencė pėr firmat italiane qė kanė investuar atje dhe anasjelltas. Pėrsa u pėrket fushave tė tjera ato mund t'i mbuloj nė
bashkėpunim me kolegė qė ndodhen atje, nė veēanti nė Barcelonė, Madrid dhe Valenzia, nė Alicante dhe nė Girona.
Njihni mirė ligjet e huaja, nė kėtė rast ato tė shtetit italian, dhe ato shqiptare. Ka patur ndonjė rast ku ėshtė parė njė pėrplasje?
Po. Psh nė lidhje me njohjen e tė drejtave tė pronės. Eshte mjaft e komplikuar. Nė rastin konkret nuk u njoh si e vlefshme, pėr tė justifikuar investime tė sigurta, dhėnia e njė license e lėshuar nga shteti, pėr ndėrtimin mullinjve me erė - pėr prodhimin e energjisė elektrike - palė eoliche, nė njė tokė mbi tė cilėn kishte pretendime nga ish pronarėt e e mėparshėm, por dhe pėr sasinė e dėnimeve tė parashikuara, nga kodet penale reciproke, pėr krime tė ndryshme etj. Na ndiqni dhe nė Twitter Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 847 here