Video

11/22/2010 9:52:17 AM

'Rusia e madhe' dhe Ballkani imagjinar

Nėse Rusia kėmbėngul ti mbushė mendjen komunitetit botėror se Kosova ėshtė e ngjashme me ‘xhepat antikushtetues' qė ka krijuar nė prag tė shpėrbėrjes sė ish-Bashkimit Sovjetik nė vitet 90’ atėherė do i pėrngjajė vėrtetė personazhit tė Ēiēikovit qė mblidhte 'shpirtėra tė vdekur' pėr ti shitur si tė gjallė.

Banneri i rubrikes


Dorian Koēi
22 Nentor 2010


HermesNews/ Shkrimtari i madh rus Nikollai Gogol e pėrfundon romanin e vet tė famshėm Shpirtėra tė Vdekur me njė pėrshkrim poetik pėr fatin e Rusise sė madhe qė sipas tij ishte “njė trojkė qė rendte pafundėsisht pėrpara” ne stepat e pafundme tė botės dhe kėsaj trojke qė “derdhte zilka pėrreth e fluturonte mbi gjithēka qė ndodhej mbi tokė” tek e , “shikojnė vėngėr, popuj dhe shtete tėrhiqen mėnjanė dhe i hapin udhė

Nė fakt mė tepėr se njė pėrshkrim poetik, faqet e fundit tė romanit, duket se janė njė panegjerik politik pėr tė ardhmen e Rusisė dhe vendin e saj nė botė.

Qė nga dalja e Rusisė nė skenėn e politikės botėrore ky shqetėsim ka qenė njė nga ankthet e klasės drejtuese tė saj dhe njė nga shtysat mė tė mėdha pėr tė krijuar platforma nacionaliste agresive ndaj shteteve tė tjera.

Nė vigjilje tė ndryshimit tė sistemeve politike, apo epokave tė ndryshme Rusia e gjendur pėrballė sfidave pėr tė kėnaqur statusin e saj si fuqi e madhe dhe arsyes sė drejtė pėr tu rimėkėmbur ekonomikisht, politikisht dhe kulturialisht gjithmonė ka zgjedhur sfidėn e parė.

Keshtu psh askush nuk priste qė Rusia pas disfatės sė madhe me Japoninė nė luftėn Ruso-Japoneze mė 1905 dhe problemeve tė brendshme qė kishte me lėvizjet e popujve tė shtypur dhe ato tė karakterit revolucionar, tė ishte fuqia e parė qė do tė provokonte Luftėn e Parė Botėrore.

Hegjemonizmi dhe propetenca kanė qenė dy tipare qė kanė ravijėzuar politikėn e jashtme ruse qysh nga testamenti i Pjetrit tė Madh e deri nė ditėt e sotme.

Kėto dy tipare kanė gjetur nė Ballkan njė terren tė pėrshtatshėm pėr tu aplikuar. Nė pėrfytyrimin e pėrgjithshėm tė Ballkanit nga Rusia, ai ėshtė parė mė tepėr si njė truall ku Teoria e Romės sė tretė dhe ortodoksisė sė drejtė mund tė eksperimentonin sesa njė mozaik popujsh qė pas ēlirimit tė mundshėm nga Turqia duhet tė krijonin marrėdhėnie tė sinqerta midis tyre.

Ekspansioni i parė rus nė Ballkan ishte ekspedita ushtarake e Orlovit nė Mesdhe pėr tė ēliruar popujt ortodoksė tė Ballkanit. Ekspedita ishte njė dėshtim i vėrtetė por ajo ishte e rėndėsishme pėr tė se e rreshtoi Rusinė pėr herė tė parė si fuqi mesdhetare.

Shpresat e popujve tė Ballkanit pėr tu ēliruar gjetėn kėshtu edhe njė pėrkrahės mė tepėr nė skakierėn botėrore, por kombinimet politike qė do tė kryente ky faktor politik nė skenėn e Ballkanit do ishin me njė efekt prapaveprues edhe pas njė shekulli.

Pa dashur tė biem nė retorikėn nacionaliste,kėmbėngulja e vazhdueshme e Rusisė pėr tė pėrkrahur popujt sllavė tė Ballkanit pėr tė pėrfituar territore dhe pushtet i ka kushtuar rėndė veēanrisht shqiptarve, tė cilėt nė agun e zgjimit tė tyre nacionalist gjetėn njė kundėrshtar tė fortė dhe kėmbėngulės ndaj aspiratave shtetformuese tė tyre.

Gjėndja e sotme nė Ballkan ėshtė pasojė e drejtpėrsėdrejtė e politikės ruse tė fillimit tė shekullit XX, dhe nėse ka nyje gordiane akoma tė pazgjidhura kėto vazhdojnė tė jenė efektet e kėsaj politike. Nė kėtė sens pėrgjegjėsia ruse ndaj Ballkanit fiton njė peshė tė veēantė pėr tė kontribuar nė zgjidhje afatgjata dhe realiste dhe jo mė nė zgjidhje tė imponuara.

Ajo nuk mund tė vazhdojė ta trajtojė Ballkanin si pjesė e fantazisė sė vet imagjinare pėr njė Ballkan sllav dhe prej nga ka marrė shugurimin e vet bizantin, por si njė pjesė e rėndėsishme e Europės dhe si i tillė edhe si pjesė e rėndėsishme e stabilitetit evropian.

Mėdyshjet e veta pėr tė marrė apo marrė pjesė nė sigurimin kolektiv evropian nuk ka pse i kthen nė njė “gozhdė Nastradini” siē ėshtė rasti ēėshtjes sė Kosovės. Propozimet ruse pėr shtyrjen e bizedimeve janė jo realiste dhe pėr mė tepėr destabilizuese.

A ėshtė e vėrtetė se rasti i Kosovės do shėrbejė si njė precedent i rrezikshėm pėr paqen nė botė? Krahasimet me krahinat e tjera tė Kaukazit janė jashtė realitetit pasi vetė historia e Kosovės,pėrbėrja etnike si dhe statuset e ndryshme administrative qė krahina ka pasur nė kohė nuk lejojnė tė hiqen paralele tė ngjashme.

Nėse Rusia kėmbėngul ti mbushė mendjen komunitetit botėror se Kosova ėshtė e ngjashme me ‘xhepat antikushtetues' qė ka krijuar nė prag tė shpėrbėrjes sė ish-Bashkimit Sovjetik nė vitet 90’ atėherė do i pėrngjajė vėrtetė personazhit tė Ēiēikovit qė mblidhte 'shpirtėra tė vdekur' pėr ti shitur si tė gjallė.

Shtetet e interesuara evropiane pėr raste tė ngjashme si ai i Kosovės kanė marrė garancitė e duhura se ai ėshtė njė rast unikal, dhe kanė dhėnė konsesusin e tyre duke kuptuar se rasti i Kosovės ėshtė para sė gjithash njė sfidė e sigurimit dhe tė ardhmes evropiane.

Rusia dėshiron te rikthehet nė rendin e vjetėr botėror tė vendimarrjes tė koncerteve tė diplomacisė evropiane tė fillimit tė shekullit tė XX, ku vota e saj kishte tė drejtėn e vetos dhe kėrcėnimit.

Situata politike post-komuniste nė Rusinė e sotme, ėshtė mė tepėr njė parodi e demokracisė liberale sesa njė shoqėri e hapur qė aspiron pėr prosperitet. Promovimi i koncepteve demokratike si zgjedhjet, liritė dhe tė drejtat e njeriut krijojnė premisat e njė shoqėrie nė dukje demokratike por deformimi i tyre nė njė farsė elektorale si ishin zgjedhjet e fundit nė Rusi i japin tonet e njė shoqėrie autoritariste.

Askush nuk ėshtė i sigurtė nėse nė Kremlinin e sotėm ka mė tepėr liri,duke venė nė dyshim se liria dhe demokracia mund tė korruptohen duke u paraqitur si fasadė e njė rregjimi autoritar.

Kėtė lloj modeli tė financuar dhe nga burimet e gazit dhe energjisė si dhe nga oligarkitė e shumta qė kontrollojnė tregjet financiare tė Rusisė dhe Azisė Qėndrore, Rusia dėshiron ta importojė nė Ballkan dhe nė vendet fqinjė duke dashur tė afirmojė pozitat e veta si superfuqi.

Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ky qėndrim i saj nuk po has nė njė kritikė tė fortė tė komunitetit ndėrkombėtar pėr ta detyruar atė qė parimet e demokracisė liberale tė cilat pretendon se i ka pėrqafuar ti respektojė dhe nė jetėn politike tė saj.

Ndryshimi i madh duhet tė vijė nga qėndrimi ndaj ēėshtjes sė Kosovės, tė cilėn Rusia e ka kthyer nė njė bumerang tė vėrtetė. Mos inkurajimi i qarqeve nacionaliste tė Beogradit tė cilat janė njė nga pėrgjegjėsit kryesorė pėr kasapanėn e ndodhur nė rajon, do ēlironte vet Serbinė nga demoni i nacionalizmit ekstrem dhe do tė hapte perspektivėn europiane tė saj.

Vetė Rusia,inteligjenca e sė cilės gjithmonė e ka identifikuar veten si evropiane dhe ka marrė pjesė nė mėnyrė aktive nė mendimin evropian tė paktėn qė nga Iluminizmi dhe kėndej nuk duhet tė vazhdojė ta imagjinojė Ballkanin si ‘tokėn e premtuar' tė aspiratave tė veta hegjemoniste por si njė etnitet pėrbėrės tė Evropės,integrimi i tė cilit tashmė ėshtė njė fakt.

Integrimi dhe gjithpėrfshirja janė alternativat e reja tė mendimit evolucionist evropian dhe Rusia nėse dėshiron tė hyjė nė rradhėn e shteteve te “ilimunuara” si shprehej Ekaterina e I, mbretėresha e dikurshme qė korospondonte me Volterin, duhet tė zgjedhė sfidėn e duhur. Na ndiqni dhe nė Twitter Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.

HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 184 here