Video

11/4/2010 4:05:00 PM

Flet kreu PSV, Petro Koēi 'po i hapim rrugė tė rinjve me alternativa.'

Nė njė intervistė eksluzive pėr Hermesnews, Koēi flet pėr alternativat e reja politike qė ofron partia e tij, insistimin e opozitės pėr transparencėn e zgjedhjeve tė 28 Qershorit, vizat dhe konfliktin Meta-Prifti.

Banneri i rubrikes


Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
4 Nentor 2010
HermesNews - ©2010


Ēfare duhet te kuptojne sipatizantet e krahut tuaj politik, kur thoni se 'duhet nje brez i ri politikash'?

Po, kam thėnė 'duhet njė brez i ri politikash'. Pėr t'i dhėnė hapėsirė konceptit tė rinovimit tė vėrtetė dhe jo atij propogandistik e tymnajės. Pra vendi nuk ka nevojė pėr thjesht rinim moshor tė politikanėve, por tė politikės qė propozohet. Mesatarja moshore e politikanėve tanė ėshtė relativisht e re. Niveli i kulturės politike mbetet shumė i ulėt. E vjetra armatoset me politikanė tė rinj nė moshė dhe mbijeton me dinakėri. Edhe sepse publiku e ngatėrron rinovimin politik me rinovimin moshor. Brez tė ri politikash do tė konsideroja njė tėrėsi projektesh politike ku bėn pjesė shembja e sistemit aktual pushtetues. Ne kemi nė fuqi njė Kushtetutė sipas tė cilės Kryetari i partisė qė 'fiton' zgjedhjet rrėmben tė gjitha pushtetet. Ėshtė mė keq se Kushtetuta e 1974 ės. Pra vendi ka nevojė pėr shdrrime institucionale dhe jo pėr ndrrime prapanicash nė karriket e pushtetit.Nė kėtė kėndvėshtrim roli i opozitės ka nevojė tė rishikohet rrėnjėsisht. Opozita duhet tė shnderrihet nė shpresė tė popullit pėr demokraci me pushtete tė balancuara institucionesh dhe tė kontrollueshme nga vota popullore.

Keni ndonjė strategji pėr inserimin e kėsaj fryme tė re nė politike?

Nė rradhėt e tė rinjve ka plot idealistė demokraci dhe shtetdashės. Fatkeqėsisht politika aktuale u hap dyert kryesisht karrieristėve tė paskrupullt dhe servilė. Ka tė rinj qė mė duken mė tė vjetėr se Servet Pėllumbi nė vizionin politik. Nė PSV ne po i hapim rrugė tė rinjve me alternativa. Mendimi ndryshe mbetėt burim i opcionit alternativ. Nėse e mbyt mendimin ndryshe ke mbytur burimin e alternatvave dhe intelektualizmit politik.Forumi ynė i Socialistėve tė Rinj mbetet institucion lirie.







Mendoni se vizat me Shqiperine do te hiqen ne dhjetor te ketij viti?

Besoj se duke filluar nga 15 Dhjetori statusi i qytetarit do barazohet me atė tė politikanėve pėrsa i pėrket lėvizjes sė lirė nė vendet e BE. Kjo ėshtė njė arritje e madhe e merituar ku kontributi gjithėpolitik duhet vlerėsuar pa disbalanca. Edhe PSSH, e cila e ngriti nė normalitet qytetar funksionimin e shtetit tė rėnė nė greminė nė 97 ėn, ka merita tė padiskutueshme. Sic ka merita edhe PD qė pėrparoi disa standarte tė aspektit teknik. I duhet ti jemi mirėnjohės BE sė dhe institucioneve tė saj pėr pėrshpejtimin nė vitet e fundit tė politikave integruese ndaj vendeve tė Ballkanit Perėndimor.

Supozojme se kjo nuk ndodh. Cili do te jete fajtor per kete? kush?

Nuk e besoj kėtė opsion.

Cilat do te jene strategjite e partise suaj per permiresimin e klimes politike dhe sociale te vendit?

Ne nuk jemi nė njė pozitė tė favorizuar pėr ta luajtur kėtė rol me mė shumė efekt. Por ne sdo rreshtim sė propozuari nė vazhdimėsi politikėn institucionale. Po pėrpiqemi tė bėhemi mė pragmatistė nė raport me opinionin publik nė mėnyrė qė alternativat tona tė pėrthithen pa keqkuptime prej socialistėve. Ne jemi njė opozitė institucionale socialiste dhe so tė donim qė edhe pjesa tjetėr e opozitės tė futej nė hullinė e institucionalizmit. Vetėm institucionalizmi nė veprimin e opozitės mund tė rrėzojė pushtetin e personal tė Berishės. Ndėrkohė mėnyra e veprimit duhet tė shoqėrohet me njė projekt tė kompletuar shndrrimesh kushtetuese dhe tė sistemit sidomos zgjedhor qė duhet tq garantojė opozita.Ne po pėrpiqemi tė ndikojmė nė zėvendėsimine politikės karrike ndrruese tė opozitės me atė tė transformimeve institucionale. Pushteti i oligarkisė po shet pėr 5 lekė asetet e vendit nė duar tė papastra financiare. Po tė ndėrpritet dhe tė shėndoshet ky proces atėherė ka shpresė edhe pėr progres nė mirėqėnien sociale tė shumicės sė shqiptarėve. Edhe nė kėtė drejtim opoziat mbetet e paqartė.

Deri kur eshte i justifikaur sipas jush insistimi per zbardhjen e zgjedhjeve te 28 qershorit nga socialistet?

Nė rrafshin parimor nuk ka kufi. Transparenca zgjedhore apo sic e dua unė 'katarsisi' zgjedhor mbetet njė mosarritje kokėfortė e sistemit tonė politik dhe e 'demokracisė' tonė. Nė planin moral dhe ligjor PS duhet tė kėrkojė falje pėr garancitė qė dha para zgjedhjeve. PSV e paralajmėroi opozitėn lidhur me pasojat e Kodit dhe mjeshtėrinė e Berishės nė manipulimin zgjedhor ,por nuk pati reagim tė pėrgjegjshėm. Ndėrkohė unė mendoj se lufta e drejtė pėr transparencė zgjedhore nuk duhet tė nxjerrė PS nė jashtė institucioneve duke i lėnė rrugė tė lirė Berishės nė vazhdimine privatizimit tė shtetit. Opozita duhet ta luajė nė parlament rolin e vet si pushtet kushtetues politik alternativ. Dalja e PS jashtė parlamentit forcon pozitėn e berishės edhe nė opinionin ndėrkombėtar duke krijuar gabimisht bindje se ai vepron nė drjtime institucionale dhe kushtetuese.

Si do ta quanit konfliktin meta-prifti, dhe cfare ndikimi mendoni se do te kene keto akuza ne opinion nderkombetar?

Konflikt qė i nxorri shumė petė lakrorit aktual qeverisės. Nė planin e brendshėm taktik mbetet njė gabim i Metės. Unė besoj se opinioni ndėkombėtar ka informacion tė bollshėm lidhur me moralin qeverisės nė Shqipėri dhe ska patur nevojė pėr kėtė katarsis nga inati mes Metės dhe Priftit. Mua mė cudit fakti qė opozita parlamentare e ka harruar pėrplasjen Meta Prifti. Ajo nuk po e shfrytėzon politikisht kėtė ngjarje dhe kjo e kompromenton jo pak atė. Na ndiqni dhe nė Twitter Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.







Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 431 here