Video

11/1/2010 1:38:22 PM

Mbyllet zyrtarisht pavioni kombetar shqiptar ne Ekspo Shanghai 2010

EKSLUZIVE/ 'Faleminderit nga Shqiperia'

liber


Edison MYRTEZA/ SHANGAI
alb_journalist@hotmail.com
HermesNews - ©2010
1 Nentor 2010


SHANGAI (KINE) - Shqiperia i jep lamtumiren “Ekspozites Boterore te Shangait 2010.”

Dita finale e ekspozites 31 Tetori, duket se edhe per pavionin kombetar shqiptar ka qene finale gjithashtu.

Gjithcka e organizuar me kujdes, edhe pse shume thjesht per te gjithe, ka permbyllur keshtu plot 6 muaj ekspozim, takime, njohje per vendin e vogel ballkanik, por edhe shume sukses gjithashtu.







Ceremonia/ Nuk ka qene aspak dicka me buje te madhe ku te ishin te pranishem lideret e vendit, apo edhe ata qe prezantojne Shqiperine ne Kine zyrtarisht. Thjesht, nje ftese miqesore por edhe zyrtare nga vete drejtori i pavionit kombetar shqiptar Elton Nastasi. Madje nuk eshte uruar per kete perfundim te suksesshem as me pije tradicionale shqiptare dhe as me koktej tipik.

Pamjet nga Shqiperia dhe mbi te gjitha muzika tradicionale e lehte dhe popullore, kane mbushur plot te gjitha ambjentet e pavionit. E vetmja pije qe ka shoqeruar ceremonine permbyllese dhe pritjet, ka qene vera e kuqe.

Zyrtarisht pervec disa gazetareve shqiptare te cilet ne menyre miqesore kane qene te pranishem ne kete ceremoni, prezenca edhe e koordinatoreve te zones ku ndodhej pavioni shqiptar, kane preferuar te urojne dhe flasin per ate c’ka ka treguar Shqiperia.



Arritjet/ "Me teper se ne Ekspoziten Boterore te Shangait 2010, Shqiperia nuk eshte njohur dhe nuk eshte vizituar me teper ne historine e saj. Jo duke e shkelur ate konkretisht, por pavioni ka treguar komplet fytyren e Shqiperise, traditat dhe gjithcka qe te interesuarit kane dashur, pergjate ketyre gjashte muajve.

”
Keshtu ka deklaruar ekskluzivisht per Hermesnews, drejtori i pavionit Elton Nastasi. Butrinti, Gjirokastra, Tirana, Korca, Shkodra, Durresi dhe shume pika te rendesishme te Shqiperise, kane qene kryefjala e pavionit, duke u thene te gjitheve se “edhe pse vend i vogel, kemi kaq shume per t’ju treguar.”




Shqiperia eshte prezantuar zyrtarisht ne Ekspoziten Boterore te Shangait per here te pare.

Pavioni i saj ndodhet ne zonen europiane. Zyrtarisht pavioni kombetar eshte hapur me 5 Maj 2010.

Na ndiqni dhe nė Twitter Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.





Hermesnews © All Rights Reserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 479 here