Video

9/15/2010 9:37:49 AM

Zv. Ambasadori Bushati, ja pse u largova nga detyra. 'Ambasadori totalisht i pa afte'

Nė njė intervistė pėr Hermesnews, Zv. Ambasadori Shqiptar nė Romė Zef Bushati, bėn publike pengesat e punės sė tij gjatė mandatit dipllomatik. 'Mosmarrėveshjet e mia me Ambasadorin Shqiptar nė Romė, nuk ishin tė karakterit administrativ. Jam penguar sistematikisht nė punėn time.' Ai deklaron kthimin e tij nė jetėn politike pėr njė proēes elektoral tė ndershėm dhe tė lirė.

Banneri i rubrikes


Paolo PICCI
paolopicci@yahoo.com
15 Shtator 2019

versioni ne gjuhen italiane

Z. Bushati a ėshtė e vėrtetė qė do largoheni nga detyra e zv.Ambasadorit tė Shqipėrisė nė Itali?

Po ėshtė e vėrtetė. Largohem nga detyra me njė ndjenjė keqardhjeje e cila vjen si rezultat i punės intensive qė kam bėrė gjate 15 muajve nė detyrėn e Ministrit Fuqiplotė, zv.Ambasadorit, numrit 2 tė shėrbimin dipllomatik ne Ambasadėn e vendit tonė nė Itali. Kur mė ėshtė propozuar kjo detyrė kam qenė nė Tiranė nė detyrėn e zv.Ministrit tė Integrimit Europian. Erdha nė Romė pėr tė nisur me mjaft pasion njė detyrė tė cilėn e vlerėsova si mjaft tė rėndesishme pėr zhvillimet ekonomike tė Shqipėrisė. Nė ambasadėn tonė nė Itali kam mbuluar gjatė kesaj periudhe marrėdheniet ekonomike e tregtare midis Shqipėrise dhe Italisė. Nė punėn time dipllomatike kam vendosur nė baza mjaft profesionale frymėn e bashkpunimit, kam evidentuar listėn e 35 mijė biznesmeneve tė vegjėl e tė mesėm shqiptare nė Itali, kam filluar tė hedh bazat e bashkėpunimit real me komunitetin shqiptar dhe atė arberėsh, kam zhvilluar takime me drejtues tė lartė tė qeverisė "Berlusconi" si dhe parlamentare e europarlamentarė, jam takuar me pėrfaqesues tė biznesit italian e tė dhomave tė tregtise italiane, kisha nisur punėn pėr tė nxitur transferimin e kapitaleve tė biznesmeneve shqiptare nė Itali, drejt vendit tonė, nisa punėn pėr organizimin e binjakėzimeve midis dhomave tė tregtisė sė Italisė dhe Dhomės sė Tregtisė sė Shqipėrisė, nisa punen pėr njė operator tė dytė italian tė shpėrndarjes sė energjisė elektrike nė Shqiperi,etj.

Pra ju keni qenė i suksesshėm nė detyrėn qė kryet, atėherė pėrse po largoheni?

Besoj se po me ecte puna me mjaft sukses. Vija nė kėtė detyrė me njė eksperiencė nė fushėn e dipllomacisė tė fituar gjatė viteve kur kryeja detyrėn e Ambasadorit tė Shqipėrisė nė Vatikan. Por mė duhet tė pohoj se gjatė kėtyre 15 muajve kam punuar nė kushte shumė tė veshtira, duke u penguar sistematikisht nė punėn time nga njė ambasador tėrėsisht sipas meje i pa aftė dhe me mjaft probleme e i pėrfolur jo vetėm nė ambjentet shqiptare nė Itali. Njė ambasador qė nuk la ndonjė gjurmė pozitive nė punėn e tij, por qė shijoi Italinė. Gjatė gjithė ditėve qė ambasadori mungonte stafi dipllomatik ka kryer me rigorozitet detyrat. Kėto mendime ja kemi bere me dije edhe ministrit te MPJ-se z.Ilir Meta.







Vazhdon tė ketė akoma arsye? Cilat janė?

Duket se puna ime dikujt nuk i shkonte pėr shtat. Natyrisht dikujt qė nuk i intereson forcimi i marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Italinė.Vendimi im ėshtė i detyruar pėr mjaft arsye pėr tė cilat kam vendosur ti bėj publike nė kohėn dhe momentin e duhur. Nuk janė arsye tė thjeshta dhe nuk kanė tė bėjnė me "mosmarrveshtjet nė detyre me ambasadorin tė karakterit administrativ" sic pėrpiqet tė hapin fjalė drejtues tė lartė tė MPJ-sė. Ambasadori Llesh Kola e ka konsumuar mandatin qė mė 13 Korrik 2010 dhe pritet tė largohet nga detyra, ndėrsa unė kam vetėm njė vit nė detyrė, kėshtu qė nuk kishte asnjė arsye qė Ministri Meta tė mė largonte mua e tė lejojė tė qėndrojė nė detyrė Llesh Kola qė duhet tė iki pėr arsyen qė thashė me lart. Pas thashethemeveė kėrkon tė pėrhapė ndonjė funksionar i lartė i MPJ-se, janė perpjekjet pėr tė fshehur aresyet dhe qėllimet e vėrteta tė lirimit tim nga detyra tė cilat janė tė karakterit politik dhe dipllomatik. Flas pėr marrėdhėnie dipllomatike jo vetėm me Italinė por dhe me SHBA-nė e BE-nė. Mund t'ju them vetėm se kam 21 vite nė politike e dipllomaci dhe nuk mund tė pajtohem kur konstatoj se ka veprime tė cilat per mendimin tim i bien ndesh tė ardhmes sė vendit tonė, veēanėrisht nė integrimin euro atlantik.

Cfare do bėni pas kthimit tuaj nė Shqipėri?

Do rikthehem ne politikė. Do rikthehem nė Partinė Demokristiane, nė partinė tė cilėn e kam drejtuar pėr vite me rradhė dhe ku e ndjej veten shumė komod. Jam takuar me Kryetarin z. Ndoka dhe kemi biseduar gjatė. Ndajmė tė dy tė njėjtat shqetesime dhe jemi tė gatshėm pėr tė bashkuar tė gjitha potencialet pėr ringritjen e Partise Demokristiane e cila doli nga zgjedhjet e fundit parlamentare duke iu cenuar vota nė mėnyrė aspak demokratike madje dhe nė rrugė jo tė ndershme. Para PDK-sė janė zgjedhjet lokale. Ne kemi rreth 400 tė zgjedhur nė pushtetin lokal e cila pėrbėn pėr nė njė garanci pėr tė rritur rezultatin. Nuk kemi siguri tek administrimi i votės dhe pėr tė garantuar njė proces ku vota tė mos cenohet do t’i bashkojmė forcat tona me tė gjitha ato subjekte qė synojnė realizimin e njė procesi zgjedhor sa mė tė lirė e sa mė tė ndershėm. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.





Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.










Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 658 here